VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HANSJÖRG EIFF - GJERMANIA DUHET TË MBETET E PËRQËNDRUAR NË BALLKAN

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 06:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
HANSJÖRG EIFF - GJERMANIA DUHET TË MBETET E PËRQËNDRUAR NË BALLKAN

E Djelë, 11.23.2014, 10:51am (GMT+1)


Intervistë me Hansjörg Eiff, ish-ambasador gjerman në Jugosllavi. Eiff analizon raportet aktuale të perëndimit me Rusinë aktualisht, ndikimin rus në Ballkan, si edhe rolin e Gjermanisë në këto raporte.


Deutsche Welle: Koha e Luftës së Ftohtë ka kaluar, por kohët e fundit janë ftohur dukshëm raportet mes Rusisë dhe Perëndimit. Si mund të zhvillohen gjërat?

Hansjörg Eiff:
"Lufta e Ftohtë" mes Perëndimit dhe Lindjes ka përfunduar para më shumë se 20 vitesh. Nuk ka kuptim që formulat e kaluara të përdorim në kohën e tanishme. Duhen respektuar format e bashkëjetesës paqësore dhe linjat që janë vënë në të kaluarën. Sa i përket politikës ndaj Ukrainës, ajo duhet të zgjidhet përmes negociatave, sepse atlernativë tjetër nuk ka. Por duhet të kemi durim. Rusia nuk mund të ketë interesa që të thellojë gjendjen e tanishme, që ngarkon në masë raportet me Evropën dhe Amerikën.

DW: Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka deklaruar javën e kaluar se Rusia e ka shtrirë influencën në Ballkan, në veçanti në Serbi. Në dokumentat sekrete që boton revista "Der Spiegel" thuhet se Berlini është shqetësuar për shkak të rolit rus në Ballkan. A jeni edhe ju të shqetësuar?

Hansjörg Eiff:
Serbia ka tradicionalisht raporte të ngushta me Rusinë. Në anën tjetër synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ajo beson se mund t'i realizojë këto dy qëllime. Por do të ishte e papranueshme, në qoftë se shihet që Rusia po përpiqet të shtrijë influencën e vet me qëllim që të evitojë anëtarësimin e Serbisë në BE.

DW: Si i definoni ju interesat e Moskës në këtë rajon dhe cilat janë interesat e Berlinit atje?

Hansjörg Eiff:
Bie në sy që Rusia po përpiqet të forcojë rolin e saj politik, ekonomik dhe kulturor në Evropën Juglindore. Më së miri kjo shihet në rastin e Serbisë, me të cilën Rusia ka marrëdhënie të mira tradicionale dhe është partnere. Rusia e mbështet Serbinë politikisht në hapësirat e ish-Jugosllavisë, përmes mbështetjes në çështjen e Kosovës. Së fundi ato kanë arritur edhe një "partneritet strategjik", në kuadër të të cilit ka pasur edhe manovra ushtarake dhe shkëmbime të ekspertëve dhe personelit.

Furnizimi i Serbisë me energji kontrollohet në masë të madhe nga Rusia. Rusia po depërton edhe në sektorin bankar. Shkëmbimi i mallrave është lehtësuar përmes një marrëveshje për tregti. Lidhjet e vjetra kulturore bazohen tek feja e përbashkët ortodokse. Në veçanti e djathta serbe ka lidhje të mira me Rusinë. Beogradi zyrtar e ka pritur Putinin me një ceremoni madhështore, në festimet e 70 vjetorit të çlirimit nga fashizmi. Një prezencë të fuqishme të Rusisë kemi edhe në Mal të Zi. Në Bosnje-Hercegovinë Rusia e mbështetë Republikën Serpska, e cila kundërshton çdo lidhje më të ngushtë me Bosnje-Hercegovinën.

Ndërsa Gjermania angazhohet për integrimin e Serbisë në BE, sikur edhe të gjitha vendeve pasardhëse të Jugosllavisë. Kjo është politika gjermane prej shkatërrimit të Jugsollavisë. Ndërsa në rastin e Serbisë, një prej parakushteve kryesore është marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve. Sjella e Rusisë në Ukrainë dhe raportet ruso-serbe paraqesin një bazë të mjaftueshme për brengosje.

DW: A mund të thuhet se Gjermania ka qenë pasive në Ballkan në dhjetë vitet e fundit, për shkak të koncentrimit në vendet e tjera të botës? Ndërkohë që së fundi ka treguar më shumë interes, me mbajtjen e një konference për Evropën Juglindore në Berlin?

Hansjörg Eiff:
Nuk do të thosha që Gjermania ka qenë pasive në Ballkan në 10 vitet e fundit. Por zgjidhja e problemeve të së shkuarës atje - marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës; stabilizimi i Bosnjes dhe zgjidhja e problemit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë - duhet të arrihet, sepse këto çështje e pengojnë integrimin e plotë të rajonit në BE. Ndaj duhet përshëndetur angazhimi më i fuqishëm i Gjermanisë në Ballkan.

Dr. Hansjörg Eiff, ka qenë ambasador i Gjermanisë në Jugosllavi dhe Serbi nga viti 1988 deri në vitin 1992)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TELEFONIA CELULARE DHE RRJETET E NDRYSHME (11.22.2014)
MIKROORGANIZMAT E THELLËSIVE OQEANIKE (11.22.2014)
MARRËDHËNIET RACORE NË FERGUSON (11.21.2014)
'MARRËVESHJA' ME IRANIN - KONGRESI SFIDON OBAMËN (11.21.2014)
GOODBY EUROPE - EUROSKEPTIKËT BRITANIKË NË PARAROJË (11.21.2014)
RRUGA PROBLEMATIKE E TRIBUNALIT (11.21.2014)
PËR SE ERDOGAN MENDON QË MYSLIMANËT E KANË ZBULUAR AMERIKËN PARA KOLOMBIT? (11.20.2014)
NJË VIT NGA EUROMAIDANI - DHIMBJE, KRENARI, ZEMËRIM (11.19.2014)
SHPJEGIM - MINORITETET GJERMANE NË RUMANI (11.19.2014)
KOMENT - PRETENDIMET RUSE NË BALLKAN (11.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]