E Premte, 03.29.2024, 04:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
PËRMBLEDHJE E RRALLË E DRAMAVE TË SHEKSPIRIT

E Enjte, 11.27.2014, 08:19am (GMT+1)



Në një qytet të vogël francez është zbuluar një kopje e rrallë e përmbledhjes së parë të dramave të Shekspirit. Libri kishte mbetur i panjohur për më shumë se dy shekuj.

Remy Cordonnier, bibliotekar në qytetin verior Saint-Omer, e zbuloi përmbledhjen kur ishte duke përzgjedhur librat që do të vendoseshin në një ekspozitë ku do të trajtoheshin lidhjet historike midis këtij rajoni dhe Anglisë.

Përmbledhja e parë e dramave është botuar fillimisht në vitin 1623, shtatë vjet pas vdekjes së Shekspirit. Nga ky libër ekzistojnë vetëm 230 kopje.

Pa edicionin e parë të përmbledhjes, shumë drama të Shekspirit, si Jul Qezari, Nata e dymbëdhjetë dhe Makbethi, mund të kishin humbur përgjithmonë. Ato ishin mes 18 dramave që mbetën pa u botuar kur ai vdiq në vitin 1616.

Kopja e sapo zbuluar u vërtetua si autentike të shtunën e kaluar nga studiuesi Eric Rasmussen i Universitetit të Nevadës.

Përmbledhja e parë e dramave është një nga librat më me vlerë në gjuhën angleze.

Një libër i tillë u shit për më shumë se 4.4 milion dollarë në një ankand të Londrës më 2006. Një tjetër u shit për 5.6 milion dollarë në Nju Jork në vitin 2001.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ITALIA KA SHPËTUAR MBI 800 EMIGRANTË NGA DETI BRENDA 72 ORËSH (11.24.2014)
ÇFARË TË REJASH SOLLI KONFERENCA BOTËRORE E USHQIMIT? (11.23.2014)
MAQEDONI - MULTIKULTURALIZMI, NË KËMBË TË QELQTA! (11.23.2014)
MATUSHKO - SEPARATISTËT PËRDORIN TERROR (11.23.2014)
ROTH - TË RISHNDËRROHET PARLAMENTI NË VENDIN E DEBATIT DHE PËRBALLJES DEMOKRATIKE (11.23.2014)
FUND I RECESIONIT - SINJALE POZITIVE PËR EKONOMINË GREKE? (11.23.2014)
MINISTRI I JASHTËM POLAK SHETYNA - TA NDALOJMË RUSINË TË VAZHDOJË SJELLJEN AGRESIVE (11.23.2014)
ISH KRYEMINISTRI PORTUGEZ SOKRATES NË SHËNJESTËR TË DREJTËSISË (11.23.2014)
HANSJÖRG EIFF - GJERMANIA DUHET TË MBETET E PËRQËNDRUAR NË BALLKAN (11.23.2014)
TELEFONIA CELULARE DHE RRJETET E NDRYSHME (11.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]