E Shtunë, 07.11.2020, 03:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
SKANDALI ME QELIZAT BURIMORE NË KORENË E JUGUT

E Enjte, 11.27.2014, 04:04pm (GMT+1)


Personi që denoncoi studimet e rreme rreth qelizave burimore në Korenë e Jugut thotë se vendi ende dominohet nga vlerat që lejuan mashtruesin e klonimit Hwang Woo-suk të bëhej një hero kombëtar. Pas gati 10 vjet heshtjeje, Ryu Young-joon thotë se çmimi i të treguarit të vërtetën ende peshon mbi të, por shton se ai nuk është penduar që e zbuloi Hwang-un si profet të rremë.

Ndërsa punon në laboratorin e Universitetit Kombëtar Kangwon, Ryu Young-joon është tani një profesor patologjie me një doktoraturë në bioetikë. Por jeta e tij u përmbys krejtësisht në vitin 2005, kur ai ishte një studiues i ri për shkencëtarin e diskredituar të qelizave embrionale Hwang Woo-suk.

Zoti Ryu i tha një gazetari se puna novatore, atëherë e vlerësuar lart, e shkencëtarit Hwang mbi qelizat burimore embrionale të njeriut ishte e falsifikuar. I konsideruar nga mbështetësit e Hwang-ut si një tradhtar, zoti Ryu u detyrua të jepte dorëheqjen dhe të jetonte i fshehur për muaj me radhë.

"Edhe pse Hwang bëri veprime të këqija, disa njerëz ende e mbështesin. Ajo që Hwang bëri ishte pasqyrimi i vetes sonë, dhe ne nuk mund të mohojmë vetveten. Ky është mentaliteti i njerëzve. Kur vendosa të tregoja mbi skandalin e qelizave të Hwang-ut, mendova se duhej të përballoja gjithë kritikat e publikut derisa ata të kuptonin se çfarë po ndodhte në të vërtetë. Unë mendova se publiku reagoi në atë mënyrë sepse ata nuk e dinin se çfarë po ndodhte. Megjithatë, u ndjeva i keqtrajtuar," thotë ai.

Në vitin 2005, shkencëtari Hwang njoftoi se kishte arritur një përparim të rëndësishëm në klonimin e qelizave burimore embrionale të njeriut. Mundësia e të qenit në gjendje për të krijuar qeliza të reja të shëndetshme ngjalli shpresa të shumta, si për kurimin e sëmundjeve të shtyllës kurrizore apo Alzheimerit. Hwang nisi të trajtohej si një hero kombëtar, derisa u zbulua si mashtures.

Në vitin 2006, ai iu drejtua mediave dhe kërkoi falje për veprimet e tij:

"Unë - si autor i raportit - marr përgjegjësi të plotë për përdorimin e të dhënave të rreme në lidhje me tezën mbi qelizat burimore. Pranoj çdo gjë dhe kërkoj falje edhe një herë."

Një gjykatë e shpalli zotin Hwang fajtor për përvetësim të fondeve qeveritare dhe shkelje të ligjeve të etikës mjekësore. Ai u dënua me dy vjet burg dhe iu hoq licenca për të kryer eksperimente për klonime njerëzore. Por pati një reagim të madh nga publiku, me shumë njerëz që ende e mbështesnin.

Han Hak-soo ishte gazetari që bëri publik mashtrimin, pasi u njoftua nga studiuesi Ryu. Ai shqetësohet se shumë pak ka ndryshuar për të parandaluar që një situatë e ngjashme të ndodhë përsëri.

"Nuk mendoj se ka përmirësim rrënjësor. Nëse flasim për çështjet strukturore, marrëveshjet për heshtje mes të fuqishmëve të ekonomisë, politikës dhe akademisë, si dhe aleancat fitmiprurëse që kanë me njëri-tjetrin, janë probleme të mëdha që nuk janë trajtuar në shoqërinë koreane," thotë ai.

Rrjeti televiziv MBC transmetoi dy emisione që vinin në dyshim vërtetësinë dhe denconconin metoda joetike të përdorura për kërkimet shkencore të zotit Hwang. Gazetari Han shprehet:


"Ne ishim të vetëm, sepse shumica e njerëzve ishin kundër nesh dhe ishte një situatë shumë serioze pasi njerëzit po thoshin se nuk donin ta shihin programin dhe se nuk u interesonte e vërteta. Disa këmbëngulnin që emisioni duhej të anulohej për të mirën e kombit. Lidhur me shumicën e njerëzve, në vend që të ndiheshim sikur po punonim për ta, ne ndiheshim sikur ishim të dëbuar prej tyre."

Ryu e informoi gazetarin e televizionit MBC mbi të vërtetën sepse Hwang kishte në plan të kryente një trajtim intensiv me qeliza burimore ndaj një djali 10 vjeçar të paralizuar.

Hwang kishte premtuar se djali do të ecte sërish, nëse i nënshtrohej të njëjtit trajtim që ai thoshte se kishte qenë i suksesshmëm me një qen. Studiuesi Ryu raportoi mbi mashtimet e zotit Hwang në vitin 2005, sepse ai besonte se procedura eksperimentale mund ta vraste djalin.

Pas gati 10 vjet heshtjeje, Ryu thotë se çmimi i të thënit të vërtetën ende peshon mbi të, por ai nuk është penduar.

Ai gjithashtu dëshiron të sigurohet që një situatë e ngjashme të mos ndodhë sërish:

"Të gjitha faktet që shkaktuan skandalin Hwang Woo-suk ende qarkullojnë. Edhe sot, shumë studiues janë ende të tunduar nga këto fakte dhe unë mendoj se në qoftë se dikush është i tunduar, një gjë e ngjashme mund të ndodhë sërish."

Ai thotë se nuk ishte e lehtë të mbijetonte si personi që zbuloi mashtrimin më të madh në historinë e shkencës në vend. Sa i përket zotit Hwang, ai është rikthyer si studiues i klonimit të kafshëve dhe ende gëzon mbështetjeje në disa media të Koresë së Jugut. 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POLICIA DHE DHUNA RACORE NË SHBA (11.27.2014)
PËRMBLEDHJE E RRALLË E DRAMAVE TË SHEKSPIRIT (11.27.2014)
ITALIA KA SHPËTUAR MBI 800 EMIGRANTË NGA DETI BRENDA 72 ORËSH (11.24.2014)
ÇFARË TË REJASH SOLLI KONFERENCA BOTËRORE E USHQIMIT? (11.23.2014)
MAQEDONI - MULTIKULTURALIZMI, NË KËMBË TË QELQTA! (11.23.2014)
MATUSHKO - SEPARATISTËT PËRDORIN TERROR (11.23.2014)
ROTH - TË RISHNDËRROHET PARLAMENTI NË VENDIN E DEBATIT DHE PËRBALLJES DEMOKRATIKE (11.23.2014)
FUND I RECESIONIT - SINJALE POZITIVE PËR EKONOMINË GREKE? (11.23.2014)
MINISTRI I JASHTËM POLAK SHETYNA - TA NDALOJMË RUSINË TË VAZHDOJË SJELLJEN AGRESIVE (11.23.2014)
ISH KRYEMINISTRI PORTUGEZ SOKRATES NË SHËNJESTËR TË DREJTËSISË (11.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]