VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PAPA - NUK MUND TË THUHET SE ISLAMIKËT JANË TERRORISTË (Intervistë)

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 11:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
PAPA - NUK MUND TË THUHET SE ISLAMIKËT JANË TERRORISTË (Intervistë)

E Mërkurë, 12.03.2014, 06:56pm (GMT+1)



ROME - "Unë i thashë PRESIDENTIT Erdogan: janë udhëheqësit fetarë, intelektualët dhe politikanët Myslimanë të cilët duhet t'i dënojnë qartë terroristët. Dhe dënimi duhet të jetë global. Në Lindjen e Mesme sot ka një kristianofobi. Dhe në xhaminë në Stamboll, unë u luta duke thënë: "Zot, le t'u japim fund këtyre luftërave". Është bërë një traditë e Papa Françeskut. Pas kthimit nga një udhëtim jashtë vendit, gjatë fluturimit kalon nëpër korridor të përshëndesë gazetarët një nga një. Pastaj ai ndalet për t'iu përgjigjur pyetjeve të tyre. Të gjithëve. Pa hezitim, as kërkon të shmangë një temë e të zgjedhë një tjetër. Kështu bëri edhe duke ardhur nga Stambolli, në fund të tre ditëve intensive të udhëtimit në Turqinë myslimane, e cila kufizohet nga vende të trazuara nga lufta, si Iraku dhe Siria.

Shenjtëria Juaj, Erdogani ka folur për Islamofobi. Ju keni përmendur edhe një lloj kristianofobie, me kristianë të persekutuar në Lindjen e Mesme. Ju jeni sot një lider moral global: çfarë mund të bëhet për të shkuar përtej një dialogu fetar, ndonëse dhe ai është shumë i rëndësishëm?
Unë besoj sinqerisht që nuk mund të thuhet që të gjithë islamikët janë terrorristë, ashtu si nuk mund të thuhet që të gjithë kristianët janë fondamentalistë: edhe ne kemi fondamentalistë, në të gjitha besimet gjenden këto grupime. I thashë Erdogan-it që do të ishte e bukur të dënoheshin qartësisht, duhej ta bënin udhëheqësit akademikë, besimtarë, intelektualë e politikë. Kështu do ta dëgjonin nga goja e udhëheqësve të tyre. Kemi nevojë për një dënim botëror nga ana e islamikëve të cilët të thonë: "Jo, Kurani nuk është ky!". Për kristianofobinë nuk dua të përdor fjalë të zbutura: Ne të krishterët na dëbojnë nga Lindja e Mesme.

Dhe çfarë domethënie ka patur moment Juaj i lutjes në Xhaminë Blu?  
Kam shkuar në Turqi si pelegrin, jo si turist. Kur hyra në xhami kam parë atë mrekulli, Myftiu më shpjegonte gjërat shumë mirë e me shumë zemërbutësi, më citonte Kuranin, aty ku flitej për Marien e Gjon Pagëzorin. Në këtë moment ndjeva nevojën për t'u lutur. I kërkova: a lutemi pakëz: "Po, Po". Unë u luta për Turqinë, për paqen, për Myftiun, për të gjithë e për mua... Thashë: "Zot, t'u japim fund këtyre luftrave!". Ishte një moment lutjeje i sinqertë.

Pas kësaj vizite në Patriarkanën ortodokse, çfarë perspektivash ka për takimin me ata të Moskës?
Muajin e kaluar, me rastin e Sinodit, erdhi Metropolitani Ilarion dhe kemi biseduar. Unë besoj se ne po vihemi në udhë me Ortodoksinë. Por në qoftë se duhet të presim që teologët të bien dakord, ajo ditë nuk do të vijë ndonjëherë. Teologët punojnë mirë, por Athinagora thoshte: "Le t'i vendosim teologët në një ishull për të diskutuar, dhe ne ecim përpara". Bashkimi është një udhëtim që duhet të bëhet së bashku. Kishat katolike të Lindjes kanë të drejtë të ekzistojnë, por uniatizmi është një fjalë e një tjetër epoke, duhet të gjendet një rrugë tjetër (Uniatat janë Kishat e Europës Lindore të kthyera në shekullin e pesëmbëdhjetë, në bashkësi me Kishën Katolike). Unë ia bëra atë të njohur Patriarkut Kirill: takohemi ku të doni, ju telefononi dhe unë vij. Por tani me luftën në Ukrainë ka kaq shumë probleme.

Pas përuljes historike para Patriarkut Bartolomeu, si do t'i përballoni kritikat e ultra-konservatorëve?

Më lejohet të them se ky nuk është problem vetëm i yni. Ky është një problem edhe i ortodoksëve. Duhet të jemi të respektueshëm dhe të mos lodhemi të dialogojmë, pa fyer, pa hedhur baltë, pa thashetheme. Nëse dikush nuk do të dialogojë....

Në sinodin e peshkopëve në tetor ka patur pasazhe të kontestuara për marrëdhënien e ndërmjetme.

Sinodi është një rrugë, është një rrugëtim. Nuk është një Parlament, është një hapësirë e mbrojtur sepse mund t'i flasë Shpirtit të Shenjtë. E marrëdhënia finale nuk e ndërpret rrugën.

A do të shkoje në Irak?
Dua. Kam folur me Patriarkun Sako. Për momentin nuk është e mundur. Nëse do të shkoja në këtë moment do të krijonte problem për autoritetet, për sigurinë.

Në botë ka akoma shumë armë bërthamore...

Jam i bindur që jemi duke jetuar një luftë të Tretë botërore të pjesshme, me kapituj, gjithandej. Pas kësaj ka armiqësira, probleme politike, probleme ekonomike, për të shpëtuar këtë sistem ku Zoti para dhe jo qënia njerëzore është në qendër të vëmendjes. E pas ka edhe interesa tregtare: Trafiku i armëve është  i tmerrshëm. Vitin e kaluar thuhej që Siria kishte armë kimike: unë besoj që Siria nuk ishte në gjëndje ta bënte. Kush ia ka shitur? Ndoshta kush akuzon. Ka shumë mister rreth kësaj tregëtie të armëve.

Në 2015 do të jetë 100 vjetori i genocidit armen, i mohuar nga turqit. Ju çfarë mendoni?

Vitin e kaluar qeveria turke ka bërë një gjest, Erdogan ka shkruar një letër në përvjetor që disa e kanë gjykuar si dobësi. Por ka qenë një shtrirje dore. Unë e kam shumë për zemër kufirin turko- armen: nëse do të hapej ky kufi do të ishte një gjë e bukur. E di që ka probleme gjeopolitike, por duhet të lutemi për këtë pajtueshmëri. Reppublica/SHQIPERUAR NGA www.bota.al
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RICIKLIMI I MBETURINAVE ELEKTRONIKE NË KORENË E JUGUT (12.02.2014)
PRESIDENTI OBAMA DHE INDIANËT E AMERIKËS (12.02.2014)
NJËQIND LIBRAT QË DUHET T'I LEXONI PARA SE TË VDISNI (12.01.2014)
PLATFORMË QË SFIDON GRAVITETIN (11.30.2014)
ANIJA INTELIGJENTE 'QUANTUM OF SEAS' (11.30.2014)
SKANDALI ME QELIZAT BURIMORE NË KORENË E JUGUT (11.27.2014)
POLICIA DHE DHUNA RACORE NË SHBA (11.27.2014)
PËRMBLEDHJE E RRALLË E DRAMAVE TË SHEKSPIRIT (11.27.2014)
ITALIA KA SHPËTUAR MBI 800 EMIGRANTË NGA DETI BRENDA 72 ORËSH (11.24.2014)
ÇFARË TË REJASH SOLLI KONFERENCA BOTËRORE E USHQIMIT? (11.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]