E Premte, 03.29.2024, 05:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
PASTRIMI I PARAVE - MOTRA E QELBUR E KORRUPSIONIT

E Mërkurë, 12.03.2014, 10:05pm (GMT+1)



Transparency International: Lufta kundër pastrimit të parave është ndihma më e mirë për zhvillimin.

Vendet në zhvillim shënojnë norma të shkëlqyeshme të rritjes ekonomike por kanë dhe një problem të madh: korrupsionin. Ky është përfundimi i organizatës kundër korrupsionit Transparency International (TI) me qendër në Berlin. Rënien më të madhe në indeksin global të korrupsionit, TI që botohet çdo vit e shënon Turqia, e cila ka rënë nga vendi i 53-të në të 69-tin. Edhe Kina, e cila renditet në vendin 104 ka shënuar përkeqësim. Edhe pse Pekini po zhvillon një fushatë kundër korrupsionit, kjo nuk drejtohet tek rrënjët e problemit, kritikon drejtori i sektorit të hulumtimeve të Transparency për Gjermaninë, Finn Heinrich. Në Kinë përndiqen disa pak politikanë dhe zyrtarë të korruptuar. Por është e nevojshme është një transparencë më të madhe në administratë, mbrojtja më e mirë e informatorëve, pjesëmarrja e qytetarëve në funksionimin e shtetit dhe pavarësia e gjykatave.

Edhe Rusia që renditet në vendin 144 nga 175 vende të regjistruara, Brazili në vendin e 69-të dhe dhe Afrika e Jugut në vendin e 71-të paraqiten mjaft keq sa i përket korrupsionit.

Sipas Heinrich për shkak të korrupsionit në këto vende rrezikohet edhe qëndrueshmëria e zhvillimit ekonomik, sepse korrupsioni minon besimin tek ekonomia dhe te strukturat shtetërore dhe është faktor rreziku për investitorët.

Shembull i mirë për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit janë sipas indeksit prej vitesh vendet skandinave dhe Zelanda e Re. Gjermania sikurse në vitin 2014 renditet në vendin e dymbëdhjetë.

Një trilion dollarë për ryshfete

Kryetarja e Transparency për Gjermaninë, Edda Müller, i kërkoi qeverisë gjermane të bëjë më shumë në luftën kundër pastrimit të parave. Pastrimi i parave është "motra e qelbur ekorrupsionit" tha ajo. Qeveria gjermane duhet të këmbëngulë në negociatat aktuale në Bruksel për një direktivë të re të BE-së kundër pastrimit të parave dhe për rregulla të qarta dhe të rrepta. Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore çdo vit në botë paguhen se rreth rreth një trilion dollarë për ryshfete.


Kjo i përgjigjet 12 për qind të prodhimit bruto ekonomik në botë dhe deri në 30 për qind të ndihmave për zhvillimin. "Ndihma më e mirë e zhvillimit për vendet në zhvillim është për këtë arsye tharja e mundësive për të fshehur të ardhurat nga korrupsioni dhe rikthimin e tyre në ciklin ekonomik me ndihmën e pastrimit të parave" tha Müller.

Pesë kërkesa për qeverinë gjermane


Kryetarja e Transparency për Gjermaninë Müller shtroi pesë kërkesa për qeverinë gjermane. Krijimin e një regjistri për personat që regjistrojnë firma fantazëm, sikurse është bërë në Danimarkë. Publikimin e sanksioneve që merren në rastin e pastrimit të parave për banka të caktuara. Dënimin e përsëritur për rastet e pastrimit të parave dhe kontrollin e sektorit jofinanciar si blerjen e pasurive të patundshme, objekteve të luksit dhe sektorin e lojërave të fatit. Si mjaft të rëndësishëm për vendet në zhvillim Kryetarja e Transparency për Gjermaninë veçoi kthimin e parave të fituara ilegalisht në këto vende, të cilat janë të depozituara në bankat gjermane. Ajo përshëndeti vendimin e qeverisë gjermane që personat që kanë llogari bankare të dyshimta duhet të provojnë se këto para i kanë fituar me rrugë legale.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAPA - NUK MUND TË THUHET SE ISLAMIKËT JANË TERRORISTË (Intervistë) (12.03.2014)
RICIKLIMI I MBETURINAVE ELEKTRONIKE NË KORENË E JUGUT (12.02.2014)
PRESIDENTI OBAMA DHE INDIANËT E AMERIKËS (12.02.2014)
NJËQIND LIBRAT QË DUHET T'I LEXONI PARA SE TË VDISNI (12.01.2014)
PLATFORMË QË SFIDON GRAVITETIN (11.30.2014)
ANIJA INTELIGJENTE 'QUANTUM OF SEAS' (11.30.2014)
SKANDALI ME QELIZAT BURIMORE NË KORENË E JUGUT (11.27.2014)
POLICIA DHE DHUNA RACORE NË SHBA (11.27.2014)
PËRMBLEDHJE E RRALLË E DRAMAVE TË SHEKSPIRIT (11.27.2014)
ITALIA KA SHPËTUAR MBI 800 EMIGRANTË NGA DETI BRENDA 72 ORËSH (11.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]