E Premte, 03.29.2024, 09:04am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
SULMET SEKSUALE NË USHTRI DHE TRAJTIMI I TYRE

E Premte, 12.05.2014, 07:23pm (GMT+1)


Një raport i ri i Departamentit amerikan të Drejtësisë, të cilin e kërkoi vitin e kaluar presidenti Barak Obama tregon se numri i ngacmimeve  seksuale në radhët ushtrisë ka rënë në dy vitet e fundit. Por kritikët thonë se Pentagoni nuk ka arritur rezultate në zgjidhjen e këtij problemi.

Sekretari i Mbrojtjes Chuck Hagel tha se Pentagoni ka bërë "përparim real" në luftën kundër sulmeve seksuale në ushtri, por duhet bërë më tepër.

"Kemi ende shumë punë për të bërë."

Pentagoni thotë se një anketë e fshehtë  e publikuar krahas me raportin tregon për një pakësim të ngacmimeve, nga 26  mijë në vitin 2012, në 19 mijë vitin e kaluar.

Raporti po ashtu tregon për një shtim të raportimit të rasteve të sulmeve seksuale.

"Ky është një lajm i mirë. Dy vjet më parë ne vlerësuam se vetëm rreth 1 në 10 ngacmime seksuale raportoheshin, tani kjo shifër është 1 në 4 raste".

Megjithatë, rastet e raportuara përfshijnë viktima, të cilat flasin në kushtet e ruajtjes së konfidecialitetit për të kërkuar ndihmë. Në këto raste, nuk njoftohen komandantët ushtarakë dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe askush nuk i nënshtrohet një procesi të drejtësisë.

Koloneli Don Christensen është kryeprokuror për Forcën Ajrore. Pasi doli në pension ai u bë president i grupit "Mbrojtësit e Viktimave" që synon të flasë hapur për mungesën e drejtësisë për viktimat e sulmeve seksuale në ushtri.

Ai thotë se shifrat që nga viti 2011 tregojnë se një numër përherë e më i madh viktimash janë duke i raportuar rastet e sulmeve ndaj tyre në mënyrë konfidenciale.

"Pra kjo tregon për mungesën e besimit, jo siç pretendon Departamenti i Mbrojtjes."

Të dhënat e raportit tregojnë se mbi 60 për qind e grave që raportuan sulme seksuale vitin e a fundit, kishin vënë re një lloj hakmarrjeje  nga kolegët, shpesh duke mos u shoqëruar me to.

Koloneli Christensen thotë se në të 19 mijë rastete e sulmeve seksuale në ushtri gjatë vitit të kaluar, vetëm 175 nga personat që i patën kryer ato u shpallën fajtorë.

"Autorët e ngacmimeve e dinë se ndoshta nuk do t'i nënshtrohen gjykimit dhe edhe në se kjo ndodh, ndoshta nuk do të dënohen. Ndërsa viktima e di se nëse tregon, ka mundësi që ndaj saj të hakmerren."

Rezultatet e raportit ngjallën reagime të ndryshme tek ligjvënësit, të cilët kanë kërkuar reformimin e mënyrës se si i trajton ushtria sulmet seksuale, pas një numër incidentesh të profilit të lartë shkaktuan zemërim në radhët e publikut.

"Para së gjithash, kemi ende një numër të madh sulmesh seksuale. Së dyti, duhet të bëjmë më tepër për rastet e hakmarrjes".

"Fakti që janë pakësuar rastet e sulmeve seksuale dhe janë rritur raportimet është shumë i rëndësishëm ndërsa shqyrtojmë këto raste krimesh, të cilat shumë shpesh janë lënë në hije."

Disa senatorë, mes tyre ajo e New Yorkut,  Kristen Gillibrand, u zotua se do të vazhdojnë përpjekjet për miratimin e një ligji që ngacmimet  seksuale të mos ndiqen nga prokurorët ushtarakë por nga  prokurorë të pavarur.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PASTRIMI I PARAVE - MOTRA E QELBUR E KORRUPSIONIT (12.03.2014)
PAPA - NUK MUND TË THUHET SE ISLAMIKËT JANË TERRORISTË (Intervistë) (12.03.2014)
RICIKLIMI I MBETURINAVE ELEKTRONIKE NË KORENË E JUGUT (12.02.2014)
PRESIDENTI OBAMA DHE INDIANËT E AMERIKËS (12.02.2014)
NJËQIND LIBRAT QË DUHET T'I LEXONI PARA SE TË VDISNI (12.01.2014)
PLATFORMË QË SFIDON GRAVITETIN (11.30.2014)
ANIJA INTELIGJENTE 'QUANTUM OF SEAS' (11.30.2014)
SKANDALI ME QELIZAT BURIMORE NË KORENË E JUGUT (11.27.2014)
POLICIA DHE DHUNA RACORE NË SHBA (11.27.2014)
PËRMBLEDHJE E RRALLË E DRAMAVE TË SHEKSPIRIT (11.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]