VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ERA DAVUTOGLU DHE TURQIA NE BALLKAN

E Premte, 12.12.2014, 03:21pm (GMT1)



Në librin e tij "Strategic Depth: Turkey's International Position" të botuar për herë të parë në 2001, në kapitullin kushtuar transformimit strategjik të Ballkanit, DavutoÄŸlu shpjegon sërish sesi, për pasojë të jostabilitetit të pasLuftës së Ftohtë, u shfaq vakuumi gjeopolitik në rajon që riktheu luftërat midis fuqive rajonale dhe ndërkombëtare. Diversiteti etnik dhe fetar në rajon krijonte një hapësirë për konfrontim gjeokulturor dhe kontribuoi në shpërthimin e konflikteve.

Sipas DavutoÄŸlu, ekzistojnë dy akse bazë që përkufizojnë gjepolitikën e Ballkanit: zona përreth lumenjve Drava dhe Sava, e cila ndaj zonën gjeokulturore dhe gjeopolitike boshnjake, kroate dhe serbe. E dyta përfshin linjën që ndjek lumenjtë Morava Vardar dhe që ndaj zonat gjeokulturore dhe gjeopolitike shqiptare, maqedonase dhe serbe. Ai beson se konfliktet e shfaqura në Ballkan midis aktorëve rajonalë dhe globalë me objektivin e vendosjes së kontrollit mbi këto linja vendimtare.

DavutoÄŸlu beson se tri antagonizma strukturore globale kryesore kontribuan në shpërthimin e krizës në Bosnje dhe Kosovë: e para është interesi konkurrues në një nivel global midis Shteteve të Bashkuara nga njëra anë dhe Europës nga ana tjetër; antagonizmi i dytë është midis aksit anglo francez plus Gjermaninë dhe Rusinë; dhe i treti janë konfliktet e shkaktuar nga kjo luftë fuqishë e transferuar në nivelin e organizatave ndërkombëtare dhe në sferën e së drejtës ndërkombëtare. Pas "dhënies" së Europës Lindore Bashkimit Europian apo Gjermanisë, Shtetet e Bashkuara vendosën që ta fuqizonin pozicionin e tyre në Ballkan. Qysh kur Komuniteti Europian nuk i doli që t'i zgjidhë problemet në mënyrë të pavarur, që u shfaqën në Ballkan, Shtetet e Bashkuara përfituan prej situatës për ta forcuar influencën e tyre. Gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, pretendon DavutoÄŸlu, objektivi i Shteteve të Bashkuara nuk qe vetëm ndalimi i spastrimit etnik dhe parandalimi i krizës humanitare, por në të njëjtën kohë, mbi NATO-n, të fuqizonin influencën e tyre në Ballkan dhe të krijonin një balancë të re force në Europën Qendrore dhe Lindore.

Interesat konfliktuese midis Bashkimit Europian, nga njëra anë, në proces të krijimit të identitetit të sogurisë evropiane dhe rolit të NATO-s në Europë, veçanërisht në Ballkan, janë duke e influencuar drejtpërsëdrejti pozicionin e Turqisë njëherazi në çështjet rajonale dhe në NATO.

Nëpërmjet analizimit të kësaj pjese bëhet e qartë se, përtej diskursit të thellësisë strategjike dhe referimit të thellësisë gjeografike dhe historike, ka kalkulime të qarta gjeopolitike në vizionin e DavutoÄŸlu për pozicionin e Turqisë në Ballkan. Në kohën e krijimit të Antantës Ballkanike, nëpërmjet angazhimeve dhe aleancave rajonale, Turqia u përpoq që të influencojë marrëdhëniet e fuqive të mëdha në Ballkan dhe plejadën e fuqisë rajonale, të njëjtin qëndrim që merr tani DavutoÄŸlu.

Përderisa DavutoÄŸlu beson se në Ballkan balanca e re fuqive rajonale për momentin është në procesin e formimit, Turqia duhet të qëndrojë aktivisht e pranishme në zonë. Ai beson se rajoni i Ballkanit është akoma tejet sensitiv dhe tregon paqëndrueshmëri të madhe sidomos në linjat kritike gjeopolitike e përmendura më parë të lumenjve Drava Sava dhe Morava Vardar. Marrëveshja e Dejtonit, që i dha fund luftës boshnjake, për DavutoÄŸlu përfaqëson vetëm një zgjidhje të përkohshme dhe nuk i adreson shkaqet e konfliktit. Përderisa edhe çështja shqiptare gjithashtu mbeti e pazgjidhur, ai beson se Ballkani do të vazhdojë të jetë një zonë interesash konfliktuale dhe lufte fuqish në finalizimin e zonës mbrojtëse dhe të sigurisë evropiane.

Ndryshimet dinamike, të cilat karakterizuan periudhën e pasLuftës së Ftohjtë, prodhojnë rivalitete globale që influencojnë drejpërsëdrejti rajone të ndjeshme. Për këtë arsye, politika rajonale e Turqisë duhet të zhvillohet në terrene fleksibël, por me objektiva afatgjatë, të cilat ndonjëherë janë modifikuar. DavutoÄŸlu jep shembull sesi një ngërç në marrëdhëniet me Bashkimin Europian e kanë shtyrë Turqinë më shumë drejt Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, që në mënyrë të pashmangshme ka prekur politikën turke ndaj Lindjes së Mesme dhe Ballkanit. DavutoÄŸlu beson se vende me fleksibilitet strategjik më të madh kanë koniukturë më të mirë në çështjet e jashtme. Dinamika e marrëdhënieve ndërkombëtare në botën e pasLuftës së Ftohtë kërkon fleksibilitet dhe kontakt intensiv me të gjithë aktorët, edhe me ata që kanë interesa konfliktuale me tonat.

Për t'ju përgjigjur rivalitetit global të pasLuftës së Ftohtë që e nisi rrugën e tij në Ballkan, ne duhet të hedhim një shikim në përvojat historike e mëparshme të ndarjes së sferave të influencës në këtë rajon. Ka tri trashëgimi të rëndësishme, duke filluar nga politikat e fuqive të mëdha e shekullit të XIX-të në Ballkan. E para është një interes i pranishëm aktiv gjerman në rajon, i zgjeruar nëpërmjet Austrisë dhe Hungarisë deri në Slloveni, Kroaci dhe Detin Adriatik. E dyta është një traditë sllave ortodokso kristiane, me Rusinë si aktor kryesor, që e zgjeron influencën e saj mbi Bullgari dhe Seri deri në Greqi, Detin Egje dhe atë Adriatik. Dhe e treta është trashëgmia osmane, e cila mbështetet thellësisht në grupet etnike në Ballkan që e identifikojnë veten ngushtësisht me kulturën osmane.

Fatkeqësisht, përfundon DavutoÄŸlu, influenca e Turqisë në shekullin e XX-të është zvogëluar krahasuar me ato të Gjermanisë dhe Rusisë, që qëndruan sërish tejet të pranishme në rajon. Kjo është arsyeja se pse gjatë krizës ballkanike në vitet Nëntëdhjetë, ekzistonte rreziku i madh i eliminimit total të islamit dhe identitetit osman nga Ballkani dhe nga kjo abrogimi i plotë i Turqisë nga çështjet rajonale. Më pas ka hyrë në lojë një lojtar i ri. Shtetet e Bashkuara kanë interesin e tyre në rajon, të pavarur dhe shpesh konfliktual me dy dominuesit e tjerë, gjermanin dhe rusin. Për këtë arsye Shtetet e Bashkuara nevojitej që të bëheshin me boshnjakët dhe shqiptarët gjatë krizës në Ballkan, në mënyrë që ta zgjeronin influencën e tyre dhe ta spostonin balancën rajonale në favor të tyre. Dhe kjo është arsyeja se pse është në interesin e Turqisë që ta ndjekë nga afër politikën ballkanike e Shteteve të Bashkuara, ndërsa qëndron njëkohësisht në marrëdhënie të mira me fuqitë e tjera që kanë interes në rajon, si një mënyrë e ushtrimit të fleksibilitetit të sipërpërmendur.

Sidomos interesat e sllavëve kristianë ortodoksë, të përfaqësuar nga Serbia dhe Greqia, shumë shpesh shkojnë kundër atyre turke dhe në një masë të madhe janë përgjegjëse për imazhin negativ të Turqisë në rajon. Qasja negative ekzistuese ndaj trashëgimisë osmane në këto vende dhe pjesë të tjera të rajonit e bën të vështirë për Turqinë që ta pozicionojë veten më mirë në Ballkan. Për të siguruar suksesin e saj në Ballkan dhe politikën botërore të fuqive, Turqisë i duhet që të vendosë një balancë midis kulturës politike të brendshme (nëpërmjet ruajtjes së imazhit të një vendi të moderuar islamik si shembull pozitiv për rajonin dhe i pajtueshëm me të drejtat njerëzore universale, liritë, parimet e demokracisë dhe lirisë) dhe çështjeve të jashtme (kur mbështet qartë opsionin islamik apo kur punon në rivendosjen e trashëgimisë osmane).

Që të vendosë influencën e saj në Ballkan, Turqisë i nevojitet që ta fuqizojë trashëgiminë osmane të saj. Në këtë kuptim, elementët kryesorë e politikës së saj në Ballkan duhet të jenë: mbështetja në trashëgiminë osmane dhe elementë islamikë e osmanë, të cilat janë ende të pranishëm në gjeokulturën e Ballkanit modern; mbështetja në ndërvarësinë rajonale, e cila mund të ishte tejet fitimprurëse për Turqinë, dhe ruajtjen e balancës së brendshme rajonale, midis interesit të fuqive globale dhe homologëve rajonalë të tyre.

Boshnjakët dhe shqiptarët janë dy komunitete etnike që e kanë ruajtur më së shumti trashëgiminë osmane brenda konfigurimeve kulturore dhe fetare të tyre. Turqia mund t'i sigurojë interesat e saj në rajon nëpërmjet kontribuimit për pozicionin e sigurtë të këtyre komuniteteve, të cilat bartin trashëgimi osmane dhe që e ndjejnë veten politikisht, ekonomikisht dhe kulturalisht të varur nga fuqia dhe influenca e Turqisë në Ballkan. Ky do të ishte instrumenti kryesor i politikës ballkanike të Turqisë. Fakti që këto dy grupe kapën një mundësi për fuqizuar pozicionin e tyre brenda shteteve kombe të pavarura, paraqet një shans për Turqinë që gjithashtu ta përforcojë influencën e saj në rajon. Në këtë kuptim, mbështetja e popullsisë myslimane në Ballkan është imperativ për Turqinë që t'i arrijë objektivat e politikës së jashtme të saj.

Në këtë kuptim ëshyë e rëndësishme që Sanxhaku, Kosova dhe Bosnja, zona në Ballkan me popullsi myslimane të madhe, të qëndrojnë të lidhura. Për të siguruar lidhje të pashqetësuar të tyre, Turqia dhe komuniteti islamik botëror nevojitet që t'i mbështesin myslimanët në Bosnje dhe Serbi, sidomos nëpërmjet investimesh ekonomike dhe infrastrukturore. Stabiliteti i territoreve me popullsi shqiptare dhe boshnjake janë preokupim parësor për Turqinë. Për DavutoÄŸlu, Bosnja dhe Hercegovina përfaqëson gardianin politik, ekonomik dhe kulturor të Turqisë drejt Europës Qendrore dhe Shqipëria luan një rol kyç drejt rajonit të Mesdheut lindor dhe atij adriatik. Nga pikëpamja gjeopolitike dhe gjeokulturore, e ardhmja e të gjithë rajonit varet në të ardhmen e boshnjakëve dhe shqiptarëve.

Linja që shkon nga Bosnja e Mesme, nëpër Bosnjen Lindore, Sanxhak, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Kirxhali në Bullgari dhe pastaj përfundon në Trakën Perëndimore dhe Lindore përfaqëson për Turqinë një damar gjeopolitik dhe gjeokulturor në Ballkan. Kjo është arsyeja se pse Turqia nevojitet që të sigurojë se kjo linjë qëndron e paprishur, duke mbështetur shqiptarët në Kosovë dhe lidhjen e saj të paprishur me shqiptarë të tjerë në rajon. Nëqoftëse myslimanët përçahen, ata do të vazhdojnë të jenë të marxhinalizuar, gjë që do të çonte në zhdukjen e trashëgimisë osmane në rajon dhe do të reduktonte mundësitë për influencë turke. Ruajtja e stabilitetit të brendshëm, identitetit kulturor, fuqizimi i lidhjeve dhe komunikimeve ekonomike e sociale midis komuniteteve myslimanë në këtë zonë, do ta siguronte pozicionin e Turqisë në Ballkan.

Gjithashtu, problemi i Kosovës ka për DavutoÄŸlu një implikim të rëndësishëm për sigurinë e rajonit. Shqiptarët në Kosovë mbajnë kontakte intensive dhe të ngushta me shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi. Në kundërshtim nga kriza boshnjake që u lokalizua kryesisht në Bosnje dhe Hercegovinë, problemi i shqiptarëve në Ballkan mund të ketë efekte shumë më të mëdha dhe mund të përhapet në të gjithë rajonin. Ai mund të përhapej lehtësisht në Maqedoni dhe të përbënte një problem në Shqipëri. Në këtë kuptim, për shkak të strukturës së saj tejet sensitive etnike dhe fetare, problemi i Maqedonisë është çështje rajonale gjithashtu e rëndësishme për Turqinë. Fakti që ka një popullsi të madhe shqiptare në Kosovë e Maqedoni mund ta bëjë Serbinë dhe Greqinë tejet të përfshira në krizën lidhur me çështjen shqiptare. Përderisa Serbia, Greqia dhe Bullgaria kanë interesa që janë të kundërta me ato të Turqisë në zgjidhjen e kësaj çështjeje, Turqia duhet t'i mbështesë komunitetet shqiptare në Kosovë e Maqedoni në pretendimin e të drejtave të tyre në rezistimin e presionit nga vendet e sipërpërmendura. Krijimi i një aleance rajonale më të gjerë antiturke duhet të parandalohet.

Nëqoftëse krijohet aleanca midis Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë, interesat e Turqisë në Ballkan mund të rrezikohen seriozisht. Ajo do të kontribuonte në nërprerjen e korridorit strategjik të rëndësishëm për Turqinë dhe prishjen e lidhjes së saj me Bosnjen dhe Shqipërinë. Në këtë kuptim, interesi i Turqisë është që të mbështesë integritetin territorial të Maqedonisë, sepse çdo ndarje e këtij vendi do të priste damarin gjeostrategjik të rëndësishëm që shkon nëpër Ballkan.

Sipas DavutoÄŸlu, Turqia duhet të kryejë diplomaci aktive dhe dinamike me të gjithë aktorët në rajon, duke u kushtuar vëmendje pozicionit dhe marrëdhënieve të fuqive globale në rajon. Për sigurimin e zonës së interesit të saj, teksa përdorë ndërvarësinë rajonale dhe kujdeset për balancën globale të fuqive, Turqia në të njëjtën kohë bën parësore mbështetjen e saj për komunitetet shqiptare dhe boshnjake.

Mënyra më e mirë për Turqinë që ta arrijë një gjë të tillë është të mbështesë iniciativat rajonale dhe të fuqizojë bashkëpunimin e ndërlidhjen në rajon. Në këtë kuptim, Turqia duhet të marrë një rol aktiv dhe drejtues në Paktin e Stabilitetit për Europën Juglindore dhe Procesin e Bashkëpunimit Europianolindor. Për DavutoÄŸlu, bashkëpunimi kulturor dhe mbrojtja e trashëgimisë osmane dhe turke në Ballkan janë objektiva vendimtarë turq. Turqia duhet të mbështesë të gjitha iniciativat rajonale që mbrojnë të drejtat kulturore e arsimore e komuniteteve etnike të ndryshme dhe të kontribuojë në mirëqenien e identiteteve kulturore të ndryshme. Në këtë kuptim, bashkëpunimi ekonomik është gjithashtu i rëndësishëm. Investimet që do të lidhnin rajone të ndryshme në Ballkan dhe do të mbështesnin ndërlidhjen rajonale janë të nevojshme dhe Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik e Detit të Zi duhet të jetë më e përfshirë në këtë.

Nga ana tjetër, DavutoÄŸlu thekson haptazi se interesi i Turqisë në Ballkan në një farë mënyre po konkurron me Bashkimin Europian dhe aktorët kryesorë të tij. megjithëse Turqia i mbështet zgjerimet e Bashkimit Europian në Ballkan është është vetë një vend kandidat, interesi i politikës së jashtme të saj është që ta zhvillojë influencën e saj në rajon përtej dhe jashtë sistemit të Bashkimit Europian.

 

Bashkëpunimi politik midis Turqisë dhe Ballkanit

Si aktor politik, nga 2009 Turqia i ka intensifikuar kontaktet bilaterale e nivelit të lartë me zyrtarët ballkanikë. Aktivizmi në Ballkan u inkurajua nga fakti se vetëm dy muaj pasi DavutoÄŸlu u emërua Ministër i Jashtëm, Turqia mori kryesimin 1 vjeçar në Procesin e Bashkëpunimit Europian Juglindor (SEECP). Kjo e ndihmoi Turqinë që, në linjë me akset kryesore të saj në politikën ballkanike, të kryejë një numër takimesh politike të nivelit të lartë dhe të organizojë shumë vente rajonale. Për Turqinë, SEECP-i ishte domethënës si një projekt rajonal autentik, një instrument i rëndësishëm, që korrespondonte me disa iniciativa të mëparshme ballkanike në të cilat gjithashtu Turqia mori pjesë.

Përtej mekanizmave rajonale, Turqia i vë një theks të madh iniciativave bilaterale dhe trelaterale në Ballkan. Ajo mori rol ndërmjetësues në disa prej çështjeve të pazgjidhura midis Bosnje dhe Hercegovinës, Serbisë dhe Kroacisë dhe inicioi takime të nivelit të lartë midis këtyre vendeve. Bazuar në thellësinë strategjike të saj dhe duke theksuar afërsinë historike dhe kuptimin kulturor, Turqia u përpoq ta paraqesë veten si një lojtar i rëndësishëm në rajon, si moderatore dhe arbitër në çështjet rajonale dhe zgjidhjen e konflikteve. Turqia u fut si ndërmjetës midis zyrtarëve që po përfaqësonin boshnjakë nga Bosnje dhe Hercegovina dhe zyrtarë nga Serbia. Gjithashtu, ajo ndërmjetësoi midis Bosnje dhe Hercegovinës dhe Kroacisë. Turqia midis të organizoi takime këshillmore trilaterale me qëllim forcimin e dialogut midis këtyre komuniteteve etnike me objektivin final e përmirësimit të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe për mbështetjen e integritetit territorial të Bosnjes multietnike dhe multikulturore. Kjo është në linjë me interesin e shpallur të mbështetjes së komunitetit boshnjak dhe trashëgimisë osmane në rajon për qëllimin e forcimit të influencës rajonale të Turqisë.

Deri në fund të 2012 pati 6 takime të Ministrave të Jashtëm të Turqisë, Bosnje dhe Hercegovinës dhe Serbisë, si dhe 5 të Ministrave të Jashtëm të Turqisë, Bosnje dhe Hercegovinës dhe Kroacisë. Nëpërmjet këtyre takimeve Turqia arriti që të influencojë Serbinë që të miratojë emërimin e ambasadorit të Bosnje dhe Hercegovinës pas 3 vitesh ngërçi dhe Parlamentin serb që të miratojë rezolutën lidhur me Srebrenicën në prill 2010. Kjo sigurisht që e përmirësoi marrëdhënien midis Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës, megjithëse provokoi reagim negativ në Republikën Srpska. Entiteti serb në Bosnje dhe Hercegovinë qe qysh nga fillimi kundër përfshirjes së Turqisë në punët e Bosnjes, duke e akuzuar atë se po mbështeste vetëm interesat e entitetit boshnjak dhe në të njëjtën kohë duke e akuzuar Serbinë për tradhti. Pas samitit të Stambollit në prill 2010, u nënshkrua Deklarata e Stambollit midis Turqisë, Bosnjes dhe Serbisë, të cilën Turqia e vlerësoi si sukses të madh të saj sepse bashkoi Presidentin e Serbisë dhe të Bosnjes për herë të parë qysh nga lufta e viteve Nëntëdhjetë. Pavarësisht, anëtari serb i Presidencës boshnjake refuzoi që ta nënshkruajë këtë marrëveshje. Republika Srpska dhe lideri i saj Milorad Dodik besojnë se Turqia po punon për abrogimin e këtij entiteti. Megjithatë u organizua një vizitë zyrtare e DavutoÄŸlu tek Milorad Dodik në Banja Luka në janar January 2011. Gjithsesi, gjatë së nëjtës vizitë, DavutoÄŸlu nuk arriti që të takohet me NebojÅ¡a Radmanović, anëtarin serb të Presidencës boshnjake, megjithëse ky takim që planifikuar. Turqia e theksoi marrëdhënien speciale me Bosnje dhe Hercegovinën dhe nënvizoi mbështetjen e saj të palëkundur për integritetin territorial e këtij vendi. Me interes të madh Turqia mori pjesë në "Procesin Butmir". Ai qe një ndërmarrje e përbashkët e drejtuar nga SHBA-të dhe BE-ja për të gjeneruar një marrëveshje midis operatorëve kryesorë politikë vendorë në propozimet lidhur me reformën kushtetuese, ashtu si edhe me çështjet e alokimit të pronave shtetërore dhe të mbrojtjes. Por liderët e partive kryesore boshnjake, serbe dhe kroate e refuzuan paketën e propozuar të reformave dhe procesi ndali.

Në këtë periudhë Turqia i ka intensifikuar kontaktet e saj me Serbinë. Ajo u përpoq që të implementojë politikën e saj të jashtme fleksibël dhe ndërtojë marrëdhënie të ngushta me të gjitha lojtarët rajonalë, pavarësisht interesit konfliktual të mundshëm të tyre. Kjo përfaqëson një përpjekje për të implementuar një strategji fitimprurëse për të gjithë të bazuar në parimet e "politikës së zero problemeve me fqinjët" dhe diplomacisë multidimensionale të saj. Në dokumentin zyrtar Turqia e përkufizon Serbinë si shtet fqinj të saj pavarësisht faktit se ato nuk ndajnë një kufi të përbashkët. Sipas këtij parimi, për të ruajtur marrëdhënie të mira më të gjithë fqinjët, Turqia bëri një përpjekje të konsiderueshme për të zhvilluar marrëdhënie të qëndrueshme dhe të ngushta me Serbinë. Konfliktet në Bosnje dhe ndërhyrja e NATO-s në Kosovë i influencuan negativisht marrëdhëniet midis tyre, por qysh kur ndryshimet demokratike në Serbi në tetor 2000 dhe pas angazhimit aktiv të qeverisë së AKP-së në Ballkan, marrëdhëniet midis këtyre dy vendeve u përmirësuan ndjeshëm. Pati shumë hapa në këtë drejtim. Presidenti i atëhershëm serb Boris Tadić vizitoi Turqinë në 2007 e 2010 dhe Kryeministri Mirko Cvetković vizitoi Turqinë në 2011. Presidenti turk Abdulah Gül vizitoi Serbinë në 2009 dhe ai qe Presidenti i parë turk që vizitonte Serbinë qysh nga 1986. Kryeministri Recep Tayyip ErdoÄŸan bëri një vizitë në Serbi në korrik 2010, kur u nënshkrua marrëveshja e heqjes së vizave midis dy vendeve. Gjatë kësaj periudhë u realizuan takime këshillmore tripalëshe midis Bosnje dhe Hercegovinës, Serbisë dhe Turqisë, pasuar nga një numër vizitash në nivel ministror. Në një numër rastesh zyrtarët turq theksuan fakti se për Turqinë Serbia është një vend kyç për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Megjithëse Turqia qe një prej vendeve të para që njohën shpalljen e pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008, është e qartë se kjo çështje nuk kontribuoi kushedi se çfarë në përkeqësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Turqia dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë në qershor 2009. Pavarësisht ofrimit të shërbimit të mirë të saj në ndërmjetësimin me boshnjakët në Bosnje, Turqia ka ndërmjetësuar gjithashtu midis blloqeve të përçara të myslimanëve në rajonin e Sanxhakut. Gjatë vizitës së ErdoÄŸan në Serbi në nëntor 2011, ai mblodhi përfaqësuesit vendorë të komunitetit boshnjak që qenë në një konflikt 1 vjeçar. Ajo çka qe domethënëse është se gjatë po kësaj vizite ErdoÄŸan tregoi distancë nga Myftiu Zukorlić, i cili është i njohur për qëndrimet radikale të tij ndaj pozicionit dhe rolit të komunitetit boshnjak në Serbi.

Turqia mbështet Maqedoninë në konfliktin e saj për emrin me Greqinë dhe është vendi i parë që e njohu Republikën e Maqedonisë me emrin kushtetues, identitetin kombëtar të saj dhe që caktoi një ambasador në Shkup. Gjithashtu, Turqia mbështetjen ruajtjen e kompozimit multietnik dhe multikulturor, ashtu si edhe strukturën shtetërore unitare të saj. Turqia beson se Maqedonia i ka plotësuar të gjithë kriteret për t'u anëtarësuar në NATO dhe do të vazhdojë ta mbështesë anëtarësimin e saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike, të cilat janë vonuar si pasojë e çështjes së emrit.

 

Marrëdhëniet ekonomike midis Turqisë dhe vendeve ballkanike

Një prej stimuluesve për aktivizmin e Turqisë në Ballkan qe me siguri suksesi ekonomik dhe ngjitja e saj si ekonomia e 16-të e botës 2010 dhe të 18-ën ne 2011. Në këtë kuptim, Turqia përqafoi ekspansionin ekonomik si një prej motiveve kryesore të politikës së jashtme, gjithashtu në Ballkan.

Tregëtia e jashtme Turqisë me vendet ballkanike është rritur ndjeshëm në periudhën pas vitit 2000. Eksportet e saj në pjesën më të madhe të vendeve ballkanike u rrit me disa qindra përqind. Në 1999, Maqedonia u bë vendi parë në Ballkan me të cilin Turqia nënshkroi marrëveshjen e tregtisë së lirë. Ndërkohë, ajo e ka nënshkruar këtë marrëveshje me të gjitha vendet e tjera, të fundit me Serbinë në 2009. Kjo sigurisht që kontribuoi në rritjen e bashkëpunimit ekonomik midis Turqisë dhe rajonit ballkanik. Investimet e drejtpërdrejta turke gjithashtu u rritën në të njëjtën periudhë nga vetëm 30 milion dollarë në 2002 në 189 milion dollarë në 2011. Investimet turke në Ballkan zakonisht preferojnë sektorët e komunikimeve, bankave, ndërtimit, minerar dhe të shitjes me pakicë. Megjithatë, pjesa e Ballkanit në tregtinë e jashtme të përgjithshme të Turqisë është modeste. Bashkimi Europian është partneri tregtar më i madh i Turqisë dhe, në këtë kuptim, shtetet anëtare të tij nga rajoni: Rumania, Bullgaria dhe Greqia përfaqësojnë destinacionin ekonomik më tërheqës për Turqinë. Të marra së bashku këto tri vende anëtare të Bashkimit Europian, pjesa e Ballkanit në tregtinë e Turqisë është 6 7 përqind në eksporte dhe 3 4 përqind në importe, prej të cilave 77 përqind e eksporteve ballkanike turke dhe 91 përqind e importeve shkon për këto tri vende anëtare të BE-së.

Kur vjen puna tek shtetet e tjera ballkanike, duket se tregtia nuk po ndjek drejtpërsëdrejti interesat strategjike dhe politike, përderisa Serbia është tregu ma i madh eksportues i mallrave për Turqinë. Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë turke, eksportet e mallrave drejt Serbisë në 2011 qenë 355 milion dollarë, 16 përqind më shumë nga 2010 dhe 27 përqind nga 2006. Në të njëjtën periudhë, Serbia i ka rritur eksportet e saj me Turqinë akoma më shumë, me 95 përqind nga 2010 dhe me 335 përqind nga 2006. Importet e mallrave turke nga Serbia shkuan në 213 milion dollarë në 2011. "Marrëveshja për Bashkëpunimin në Projektet Infrastrukturore midis Turqisë dhe Serbisë" u nënshkrua në Beograd me 26 tetor 2009, gjatë vizitës formale të Presidentit turk Abdullah Gül. Deri më tani, ka vetëm një projekt të mbajtur nga kompani turke në Serbi me vlerë totale prej 120 milion dollarësh. Vlera e investimeve të jashtme të drejtpërdrejta turke (FDI) në Serbi është 32 milion dollarë midis 2002 dhe 2011.

Pas Serbisë, Maqedonia është tregu i dytë eksportues më i madh për mallrat turke në Ballkan. Eksportet e mallrave turke në Mqedoni në 2011 qenë 299 milion dollarë, 13.6 përqind më shumë nga 2010 dhe 232 përqind më shumë nga 2001. Maqedonia i rriti gjithashtu eksportet e saj drejt Turqisë nga 2001 me 922 përqind në vlerë totale në 2011 prej 92 milion dollarësh. Kompanitë turke kanë dhe po zhvillojnë 21 projekte në Maqedoni me vlerën totale prej 832 milion dollarësh deri më tani. Vlera e FDI-së turke në Mqedoni në 2011 qe 69 milion dollarë. Investimi i drejtpërdrejtë turk në Maqedoni kryesohet nga sektori i ndërtimtarisë, ai bankar dhe ai i operimit të aeroporteve.

Shqipëria është për Turqinë tregu i 70-të më i madh i eksportit të mallrave me një vlerë prej 271 milion dollarësh në 2011. Komanitë kontraktuese dhe të konsulencës turke kanë dhe po realizojnë 19 projekte në Shqipëri me një vlerë prej 717 milion dollarësh deri më tani. Vlera e FDI-së turke në Shqipëri është relativisht e vogël dhe në rreth 6 milion dollarë në 2011 (midis viteve 2002 dhe 2011 qe 41 milion dollarë), në pjesën më të madhe në telekomunikacione, banka dhe ndërtimtari.

Bosnja dhe Herzegovina është vetëm pak më prapa Shqipërisë kur vjen puna tek tregjet eksportuese të Turqisë me 269 milion dollarë në 2011. Këtu ka pasur gjithashtu një progres të madh nga 2001 me një rritje prej 875% increase. Vlera e FDI-së në Bosnje dhe Hercegovinë është dukshëm më lartë se në Serbi, Maqedoni apo Shqipëri dhe janë 138 milion dollarë për periudhën midis 2002 dhe 2011. Investimet e drejtpërdrejta turke në Bosnje dhe Hercegovinë të raportuara kryesohen nga sektori bankar, ajror dhe arsimor. Kompanite kontraktuese dhe të konsulencës turke kanë dhe po realizojnë 9 projekte aty me një vlerë totale prej 80 milion dollarësh deri më tani.

Kosova ka vlerën e FDI-së më të lartë në Ballkan, e cila qe 1 miliard dollarë nga fundi i 2011. Investimet e drejtpërdrejta turke në Kosovë kryesohen nga sektori bankar dhe minerar. Vlera e eksporteve të mallrave të Turqisë është afër me atë të Bosnje dhe Hercegovinës me 265.9 milion dollarë në 2011. Ka 4 projekte në Kosovë të kryera nga kompanitë turke, me një vlerë prej 502 milion dollarësh deri më tani.

Kroacia është treg relativisht i vogël për mallrat turke dhe eksportet turke qenë me një vlerë 241.8 milion dollarësh në 2011. Nga ana tjetër, Kroacia është eksportuesi më i madh nga vendet ballkanike në tregun turk me një vlerë prej 311 milion dollarësh në 2011. Ka 3 projekte të mëdha në Kroaci që po kryhen nga kompani kontraktuale dhe të konsulencës turke me një vlerë të përgjithshme prej 787 milion dollarësh, që është më e larta në Ballkan.

Turqia e zgjeroi numri e marrëveshjeve tregtare, marrëveshje në infrastrukturë, transport, të tregtisë së lirë, por duket se tregtia e jashtme me vendet ballkanike ka vlerë të kufizuar për Turqinë. Në të njëjtën kohë, vendet ballkanike i rritën ndjeshëm eksportet e tyre drejt Turqisë. Nga kjo e dhënë ekonomike është evidente se kur vjen puna tek tregtia, kushtet e tregjeve e diktojnë madhësinë e tregtisë shumë më tepër sesa afinitetet strategjike. Nga ana tjetër, vlera e FDI-së ka vlerën më të lartë në Kosovë, pastaj Bosnje, pasuar nga Maqedonia. Megjithatë, vlera dukshëm e lartë e FDI-së në Kosovë mund të shpjegohet nga resurset minerare dhe potencialet në këtë zonë.

Megjithatë, krahasuar me shifrat e përgjithshme e tregtisë së jashtme turke, për Turqinë Ballkani nuk përfaqëson ndonjë treg kushedi sesa të rëndësishëm dhe kështu edhe në anën tjetër. Ballkani nuk është midis prioriteteve për Turqinë kur vjen puna tek investimet dhe ai përfaqëson vetëm rreth 7 përqind të investimeve totale të Turqisë jashtë vendit. Të marra së bashku, tregtia dhe investime e Turqisë në rajon janë modeste krahasuar me Europën Perëndimore dhe rajonet e tjera fqinje.

Përgatiti: ARMIN TIRANA/www.bota.al
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.