VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PROMOVOHET LIBRI PËR GRUAN E PARË TË PROFETIT MUHAMET

E Premte, 12.19.2014, 10:08am (GMT1)


 

Në Sarajevë është promovuar libri "Hazreti Hatixha Kubra", i autores Smaragda Klino, kushtuar Hazreti Hatixhes, bashkëshortes së parë të Profetit Muhammed. Ky libër është botim i rishikuar dhe i plotësuar i një studimi shkencoro-letrar për Hazreti Hatixhen dhe dashurinë e saj ndaj Profetit Muhammed dhe martesës së tyre, ndërkohë që libri i parë është prezantuar në Zagreb, Rijeka, Ljubjanë, Dubrovnik dhe Konjic, shkruan agjencia "Anadolou".

Një nga recenzenët e librit Prof. dr. Ismet Dizdareviç tha se në këtë libër është përshkruar marrëdhënia e Hazreti Hatixhes dhe Profetit Muhammed. Sipas tij, në këtë libër të jashtëzakonshëm flitet jo vetëm për dy persona të jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit, Profetin Muhammed dhe bashkëshorten e tij të parë, por për shumë gjëra të rëndësishme, duke shtuar se libri Hazreti Hatixhën e ka përshkruar si "një grua e bukur, inteligjente, por edhe e aftë për 'punët meshkujve', sepse ajo në ato kohët e lashta si një grua ka treguar se mund t'i bëjë më mirë punët për të cilat ne besojmë se janë punë të meshkujve.

Dizdareviç tha se Profeti Muhammed, edhe pas vdekjes së bashkëshortes së tij të parë, vazhdoi të jetë i përkushtuar në transmetimin e dashurisë së tyre në gjeneratat e tjera. Frymëzim për të shkruar për Hazreti Hatixhën, si një figurë e veçantë në histori të islamit, por edhe për ekzistimin e gruas islame, autorja Klino e ka gjetur në hallën e saj Hatixhe, e cila 100 vite më parë duke jetuar në Sarajevë udhëhoqi mektebin.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.