VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

10 VJET PAS CUNAMIT - ISLAMIZIM NË ACEH TË INDONEZISË

E Premte, 12.26.2014, 09:38am (GMT1)



Shtëpi moderne, juridiksion i prapambetur - Dhjetë vjet pas cunamit në Aceh të Indonezisë është instaluar pa u vënë re nga bota një regjim fundamentalist islamik.

Prej fatkeqësisë më të madhe natyrore në historinë e Acehes sot vështirë se mund të shohësh gjë. Të gjithë fshatrat përgjatë bregdetit janë rindërtuar. Ndërtesa moderne, xhami të reja, madje edhe rrugë të asfaltuara sheh në shumë vende. Tregjet funksionojnë, peshkatarët dalin për peshk, dhe fabrikat punojnë - sikur cunami që më 26 dhjetor 2004 shkaktoi vetëm në provincën indoneziane të Acehes vdekjen e më shumë se 160.000 vetëve, të mos kishte ndodhur kurrë. Rreth shtatë miliardë dollarë ndihma për rindërtim rrodhën pas cunamit nga e gjithë bota në krahinën e shkatërruar plotësisht. Felix Heiduk, ekspert për Indonezinë në Institutin Gjerman për Studime Politike Nërkombëtare, thotë se pas këtyre ndihmave rindërtimi ndodhi aq shpejt si kurrë më parë në botë. Madje po e krahasove Acehen sot me Acehen para cunamit, zona ka përjetuar vitet e fundit një modernizim të rëndësishëm. "


Shtëpi moderne, juridiksion i prapambetur

Megjithatë për të drejtat e njeriut në krahinë kjo nuk vlen. Pa u vënë re nga bota në Aceh është instaluar një regjim fundamentalist. Aceh është e vetmja krahinë në Indonezi në të cilën zyrtarisht është në fuqi sharihati dhe kjoka pasoja të rënda: "Gjatë dekadës së fundit, jeta publike në Aceh ka ndryshuar krejtësisht", thotë Alex Flor prej organizatës së të drejtave të njeriut 'Watch Indonesia! " në Berlin. "Aty zbatohen ndëshkime trupore për ata që luajnë lojra fati, konsumojnë alkool apo dalin në shëtitje me një partner që nuk e kanë bashkëshort, vëlla ose motër. Gratë duhet të mbajnë gjithmonë dhe kudo shami." Kohët e fundit u miratua dhe një ligj për dënimin e homoseksualitetit me deri në 100 goditje me rrip. Thuhet që pritet të futet edhe vrasja me gurë për rastet e tradhëtisë bashkëshortore. Për këtë mungon vetëm firmën e guvernatorit.

Respektimi i ligjeve të sherihatit kontrollohet nga "policia e Sheriatit", një forcë rendi që vepron krahas policisë shtetërore. "Policia Sheriati ka vetëm detyrën e ndëshkuar për shkeljen e rendit të Sheriatit," sqaron Flor. Por Aceh është konsideruar në Indonezi gjithmonë si "veranda e Mekës" sepse aty feja është shumë e fortë dhe e ashpër se sa në zona të tjera të Indonezisë.

Xhakarta kthen kokën mënjëanë

Shkatërrimi prej cunamit ishte si një katalizator për procesin e paqes në këtë zonë e cila qe e tronditur vazhdimisht prej luftimeve mes separatistëve të lëvizjes GAM. Pas cunamit qeveria në Xhakartë dhe separatistët nënshkruan një marrëveshje që i jepte kësaj provinice më tepër të drejta autonomie. GAM-i u kthye nga lëvizje rebelësh të armatosur në forcë politike në këtë provincë. Por sot kjo parti, e cila ka në dorë të gjitha levat e pushetit, është shndërruar në një parti islamike fundamentaliste. Sipas Felix Heiduk futja e Sherihatit nuk ishte në qendër të kërkesave të lëvizjes për pavarësinë e krahinës së Acehes. Ishte Xhakarta ajo që në vitin 2001 e nxiti këtë debat, duke thënë pavarësi nuk ka, e shumta autonomi dhe po të doni fusni edhe Sherihatin.

Në Indonezi futja në përdorim e Sherihatit në Aceh nuk shihet si ndonjë gjë shumë problematike. Xhakarta thekson vetëm suksesin e madh të procesit të paqes dhe të rindërtimit të zonës. Sipas Alex Flor Xharkarta është shumë e kujdesshme në qëndrimin ndaj Acehes, sepse ka frikë se mund të digjet sërish.

Model për rajone të tjera?

Në politikën e Indonezisë, e cila me 240 milionë banorë është vendi me popullsinë më të madhe myslimane të Botës, feja luan një rol dytësor. Por ligje të ngjashme me Sherihatin ndeshen jo vetëm në Aceh por në nivel lokal edhe në zona të tjera si në Java, Kalimantan apo Sulavesi. "Zhvillimi në Aceh duhet parë tashmë si pjesë e një prirje më të gjerë drejt një islamizimit më të madh të shoqërisë në Indonezi", mendon Alex Flor. Edhe pse legjislacioni në këto zona nuk është aq ekstrem sa në Aceh, dhe nuk ka rrahje me kamzhik apo dënime të tjera trupore "unë kam ndjenjën që në këto rajone Aceh shihet pak si një model, sipas variantit nëse ne do të kishim mundësi, edhe ne do t'i bënim më shumë gjëra si në Aceh."
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.