VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KARDINALË NGA FUNDI I BOTËS

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 02:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
KARDINALË NGA FUNDI I BOTËS

E Martë, 01.06.2015, 09:22am (GMT+1)


Kardinalët e ardhshëm do të jenë nga aq shumë vende sa kurrë më parë. Papa Françesku po e globalizon rrethin e kardinalëve.

Kur kardinali argjentinas Jorge Mario Bergoglio u prezantua më 13 mars 2013 nga katedralja e Shën Pjetrit në Vatikan si Papa Françesku, ai i tha se vinte nga "fundi i botës". Tani 78-vjeçari po sjell klerikë të tjerë nga "fundi i botës" për ta rinuar Kolegjin e Kardinalëve. Kardinalë nga Zelanda e Re, nga ishulli Tonga në Paqësorin e Jugut , nga Mianmari, Vietnami, Panamaja dhe Etiopia do të jenë nga 14 shkurti në rrethin e atyre që do të kenë të drejtë në rastin e mbledhjes së konklavës që të zgjedhin papën. Pesë nga 15 zgjedhësit e mundshëm të papës së ri vijnë nga Evropa, asnjë i vetëm nga Amerika e Veriut.

Kardinali më i ri do të jetë Soane Patita Paini Mafi, peshkopi i Tongës. Ai është vetëm 53 vjeç. Përndryshe mbizotërojnë klerikë nga mosh 66 deri 70 vjet.

Dialogu mes feve

Numri i kardinalëve që u takojnë urdhërave të ndryshëm është 15, por prej tyre nuk ka jezuitë si vetë Papa. Dy prej kardinalëve i takojnë Urdhërit të Silezianëve, që kujdeset sidomos për të rinjtë. Këtij urdhëri i takon edhe Charles Maung Bo (66) kryepeshkop Jangonit në Mianmar. Vetëm 1,3 % e 55 milionë banorëve të Mianmarit janë katolikë dhe Bo angazhohet për mbrojtjen e minoriteteve fetare dhe prë dialogun ndërfetar.

Në anën e të varfërve

Një vështrim mbi kardinalët nga Evropa tregon se ndër ta ka sigurisht dy italianë - por ata nuk vijnë nga Torino apo Venecia, kryepeshkopët e të cilëve tradicionalisht janë zgjedhur si kardinalë.

Në vend të tyre janë kryepeshkopi i Agrixhentos në Sicili, Francesco Montenegro - në dioqezën e të cilit bën pjesë dhe ishulli Lampedusa ku vijnë shumë refugjatë nga brigjet e Afrikës. Tjetri është kryepeshkopi Edoardo Menichelli i Ancona-Osimo. 75-vjeçari është i njohur për angazhimin e tij të vazhdueshëm për njerëzit e varfër dhe të margjinalizuar. Me zgjedhjen e Menichelli-t Papa Françesku bën të qartë se çfarë vlerëson tek kardinalët - pra angazhimin për të vafërfërit.


Karl-Josef Rauber


Një gjerman

Tradicionalisht papët zgjedhin gjithmonë si kardinalë disa klerikë të moshuar. Në mesin e pesë kardinalëve të ardhshëm që janë mbi 80 vjeç, është edhe një gjerman: Karl-Josef Rauber, i cili pas daljes në pension jeton në Gjermaninë e Jugut dhe ka qenë për shumë vite diplomat i Vatikanit me reputacion të lartë. Po ashtu ai ka qenë edhe Kryetari i Akademisë Diplomatike Papnore (1990 - 1993). Me zgjedhjen e Rauber numri i kardinalëve gjermanë do të jetë njëmbëdhjetë. Katër prej tyre pritet të jenë edhe pjesëtarë të konklavës që zgjedh papën.

Ndërmarrje globale

Kështu pra kreu i Kishës Katolike po bëhet gjithënjë e më shumë ndërkombëtar. Papa Françesku po e zgjeron pothuajse demonstrativisht rrethin e zgjedhësve të papës. 110 kardinalët e tanishëm me të drejtë vote vijnë nga 50 vende - nga 14 shkurti do të ketë 125 kardinalë me të drejtë vote nga 59 vende. Edhe numri i evropianëve po vjen duke u ulur. Në shkurt 2014 çdo i dyti zgjedhës i mundshëm i papës ishte nga Evropa, nga mesi i shkurti ata do të jenë rreth 46%.

Në fund të fundit vetëm një ndër katër katolikë që ka bota jeton në Evropë. Amerika Latine, Azia, Afrika - janë rajonet e botës që formësojnë Kishën Katolike sot. Papa i parë nga Amerika Latine po e kthen Kishën Katolike, së cilës i pëlqen të shohë veten si lojtari më i vjetër botëror, në një ndërmarrje me të vërtetë globale.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VITI 2015 - I VEÇANTË PËR KOZMOSIN (01.05.2015)
TREGTIA E SHBA ME KUBËN - PËRJETIMET E EMIGRANTËVE KUBANË (01.05.2015)
PËRDHUNIMET NË AMERIKË (01.04.2015)
KONCERTI I VJENËS - NGJARJA MË E SUKSESSHME E MUZIKËS KLASIKE NË BOTË (01.02.2015)
MODELI I ZEMRËS ME PRINTER TREDIMENSIONAL (12.30.2014)
10 VJET PAS CUNAMIT - ISLAMIZIM NË ACEH TË INDONEZISË (12.26.2014)
PRESIDENTI GJERMAN GAUK KRITIKON PROTESTAT ANTI-ISLAM (12.25.2014)
SI PËRPIQET SAKSONIA T'I ARRIJË PËRKRAHËSIT E 'PEGIDAS' (12.24.2014)
PEGIDA NË RRJET (12.24.2014)
Ç'ËSHTË PEGIDA? (12.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]