E Premte, 03.29.2024, 11:34am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
CHARLIE HEBDI - HISTORIK KUNDËRTHËNIESH

E Enjte, 01.08.2015, 06:55pm (GMT+1)



E përjavshmja franceze satirike, Charlie Hebdo, sulmi kundër së cilës më 7 janar në Paris la 12 të vdekur, ka një histori të gjatë të talljes së pamëshirshme me të mëdhenjtë, të mirët dhe të këqinjtë.

Liderët francezë, myslimanët, hebrenjtë, edhe Papa të gjithë kanë qenë në shënjestër të satirës lakuriqe - e për disa edhe fyese të kësaj të përjavshmeje."‹"‹

Charles De Gaulle

Në vitin 1970, "Hara-Kiri" ishte revistë paraardhëse e Charlie Hebdo, por u ndalua nga ministria e brendshme franceze për shkak se ishte tallur me vdekjen e ish presidentit francez, Charles De Gaulle.

Presidenti kishte vdekur në fshatin e tij të lindjes Colombey-les-Deux-Églises, tetë ditë pasi një zjarr në një klub nate la të vdekur 146 persona, në juglindje të Francës.

Revista "Hara-Kiri" u tall me mbulimin e mangët që shtypi atëbotë i bëri tragjedisë në klubin e natës dhe vuri titullin në ballinë "Tragjedi në fshatin Colombey, një i vdekur", duke iu referuar kështu vdekjes së presidentit.

Revista gjeti rrugë për të shmangur ndalimin që iu bë dhe morri emër tjetër, Charlie Hebdo.

Karikaturat e Profetit Muhamed


Në vitin 2006, e përjavshmja vendosi të ri-botonte 12 karikaturat e Muhamedit, të publikuara fillimisht në të pëdtishmen daneze "Jyllandsposten", e të cilat nxitën diskutime në mbarë botën.

Charlie Hebdo gjithashtu bëri një karikaturë të veten për Muhamedin, e cila u publikua në faqen e parë të revistës.

"‹"‹Shariati Hebdo

Në vitin 2011, zyrat e kësaj reviste u sulmuan me bombë, kurse faqen e internetit ia sulmuan hakerët.

Sulmi pasoi vendimin e reistës që në një numër të posaçëm ta "ri-emërojë" veten se Charia [Shariati] Hebdo, kurse për kryeredaktor kishte vënë emrin e Profetit, me përshkrimin "100 rrahje me kamxhik nëse nuk vdisni së qeshuri".

Karikatura kundërthënëse


Numri më kundërthënës i kësaj reviste doli në shtator të vitit 2012, atëherë kur revista publikoi një numër karikaturash satirike, duke e tallur Profetin Muhamed.

Publikimet pasuan sulmet ndaj ambasadave të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e mesme, gjatë protestave kundër një filmi anti-islamik, i realizuar në Shtetet e Bashkuara. Për shkak të këtyre karikaturave, Franca u detyruat'i mbyllë ambasadat, konzullatat dhe shkollat në rreth 20 vende myslimane.

Katolikët, Hebrenjtë

Revista është tallur edhe me besimet tjera fetare, jo vetëm me islamin. Në mënyrë të veçantë është tallur me Papa Benediktin XVI, duke lënë për të kuptuar se ai ishte homoseksual.

Në të njejtën formë ka shënjestëruar edhe hebrenjtë, duke vënë në ballinë një hebre, një prift dhe një mysliman, që bëjnë thirrje kundër revistës.

Politikanët

Rastet jo të rralla të talljes janë politikanët, posaçërisht presidentët. Presidenti aktual, Fancois Hollande, është bërë personazh i një karikature në vitin 2014, së bashku me ish partneren e tij, Valerie Trierweiler.

Publikimi doli pas ndarjes së tyre për shkak të dyshimeve se zoti Hollande nuk i kishte qëndruar besnik të dashurës së tij. (rel)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MINAREJA E EZANIT TË PARË NË AFRIKË - RRETH 14 SHEKULLORE (01.06.2015)
KARDINALË NGA FUNDI I BOTËS (01.06.2015)
VITI 2015 - I VEÇANTË PËR KOZMOSIN (01.05.2015)
TREGTIA E SHBA ME KUBËN - PËRJETIMET E EMIGRANTËVE KUBANË (01.05.2015)
PËRDHUNIMET NË AMERIKË (01.04.2015)
KONCERTI I VJENËS - NGJARJA MË E SUKSESSHME E MUZIKËS KLASIKE NË BOTË (01.02.2015)
MODELI I ZEMRËS ME PRINTER TREDIMENSIONAL (12.30.2014)
10 VJET PAS CUNAMIT - ISLAMIZIM NË ACEH TË INDONEZISË (12.26.2014)
PRESIDENTI GJERMAN GAUK KRITIKON PROTESTAT ANTI-ISLAM (12.25.2014)
SI PËRPIQET SAKSONIA T'I ARRIJË PËRKRAHËSIT E 'PEGIDAS' (12.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]