E Enjte, 03.28.2024, 08:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
TRIDHJETË VJET NGA THIRRJA E PARË ME CELULAR NË BRITANI

E Hënë, 01.12.2015, 11:49am (GMT+1)


Thirrja e parë me celular në Britani është bëre 30 vjet më parë në rrjetin e sapo hedhur në treg asokohe nga Vodafone. Michael Harrison, biri i ish-Presidentit të Vodafone ka qenë i pari që ka testuar sistemin duke marrë në telefon babanë e tij në mesnatën e datës 1 Janar 1985. Michael Harrison u largua fshehurazi nga festa e Vitit të Ri e organizuar nga familja në shtëpinë e tij për t'i bërë një surprizë babait duke e marrë në telefon nga sheshi i Kuvendit në Londër. Harrison bëri thirrjen historike nga një ndër pajisjet e para celulare një VT1 Vodafone i Transportueshëm, me peshë 11lb (5kg) dhe me 30 minuta kohë bisede në dispozicion. Harrison mban mend që linja ishte shumë e pastër pavarësisht se thirrjet e gëzimit të njerëzve duke festuar natën e Vitit të Ri në Londër krijonin zhurmë të konsiderueshme në sfond. Sapo Sir Ernest Harrison u përgjigj në telefon, Michael i tha: "Alo Babi. Jam Mike. Kjo është telefonata e parë në absolut e bërë në një rrjet celular komercial në Mbretërinë e Bashkuar". Nga ana tjetër e linjës, u hapën shampanja dhe fotografët e kapën momentin i cili kurorëzonte tre vite punë intensive qe prej marrjes së liçencës në vitin 1982. Disa ditë më vonë, një turmë e madhe u mblodh në St Katherine's Dock në Londër për të parë komedianin Ernie Wise që kryente thirrjen e parë publike me celular. Wise mori të njëjtën pajisje të transportueshme në St Katherine's Dock në Londër në një karrocë poste të shekullit të 19 duke përdorur një nga format më të vjetra të komunikimit për dërgimin e një letre pikërisht për të theksuar shpejtësinë dhe leverdinë e këtyre pajisjeve telefonike celulare të reja. Thirrja e Ernie Wise u prit nga selia origjinale e Vodafone, ku ndodhej një grup punonjësish në një zyrë sipër një restoranti Indian në Newbury, Berkshire. Për nëntë ditët e para të1985, Vodafone ka qenë shoqëria e vetme me rrjet celular në Mbretërinë e Bashkuar. Të rëndë dhe të pavolitshëm, gjenerata e parë e telefonave celularë është shitur në Mbretërinë e Bashkuar që prej vitit 1984 përpara se produktet e para të ishin të disponueshme dhe para hapjes zyrtare të rrjetit. Kërkesa për një telefon celular i cili mund të ishte plotësisht i lëvizshëm ishte aq e madhe sa që më shume se 2,000 urdhra blerje u morën nga ekipi i shitjes së Vodafone përpara se Michael Harrison të kryente thirrjen e tij nga Sheshi i Kuvendit. Në fund të 1985, ishin shitur më shumë se 12,000 pajisje. Ato nuk ishin aspak pajisje të cilat mund të mbarteshin dhe kushtonin rreth £2,000 baraz me rreth £5,000 duke konsideruar inflacionin. Megjithatë, telefonat celularë të parë simbolizonin një revolucion në komunikim dhe u kërkuan në çast nga profesionistët e rinj, dëshira e të cilëve për celularët si "tullë" është dokumentuar në filma dhe seri televizive, që nga Wall Street deri te Only Fools and Horses. Tridhjetë vjet më pas, teknologjia e Vodafone, e zgjedhur fillimisht nga pak veta, sot ka një rol parësor në jetën e më shumë se 400 milion njerëzish nga çdo kontinent. Vodafone është sot pionier botëror në sjelljen e benefiteve të revolucionit celular dhe dixhital për klientët dhe sektorin e biznesit në të gjithë botën. Si novator, Vodafone është lider në industrinë e zhvillimit të teknologjisë transformuese, që nga ofrimi i shërbimit 4G në 15 shtete deri në ofrimin e shërbimeve si teknologjia që mundëson komunikimin pa fije ndërmjet pajisjeve machine-to-machine (M2M) dhe M-Pesa, shërbimi i pagesës nëpërmjet celularit që u jep liri financiare miliona njerëzve. Evolucioni i Vodafone ka marrë vrull: në 2013, Vodafone ka ndërmarrë projektin "Spring" programi i investimit të kapitalit më i madh në historinë e kësaj shoqërie, e cila ka angazhuar rreth £19 miliard në dy vjet për të zgjeruar rrjetet dhe shërbimet e saj në Evropë, Azi dhe Afrikë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
30 SHPREHJE LATINE TË SHPJEGUARA - NGA AD HOC, CASUS BELI, BONA FIDE (01.11.2015)
PENA ËSHTË MË E FORTË SE SHPATANga ALISON GEE, BBC (01.10.2015)
CHARLIE HEBDI - HISTORIK KUNDËRTHËNIESH (01.08.2015)
MINAREJA E EZANIT TË PARË NË AFRIKË - RRETH 14 SHEKULLORE (01.06.2015)
KARDINALË NGA FUNDI I BOTËS (01.06.2015)
VITI 2015 - I VEÇANTË PËR KOZMOSIN (01.05.2015)
TREGTIA E SHBA ME KUBËN - PËRJETIMET E EMIGRANTËVE KUBANË (01.05.2015)
PËRDHUNIMET NË AMERIKË (01.04.2015)
KONCERTI I VJENËS - NGJARJA MË E SUKSESSHME E MUZIKËS KLASIKE NË BOTË (01.02.2015)
MODELI I ZEMRËS ME PRINTER TREDIMENSIONAL (12.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]