VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PROJEKTI I SHEKULLIT - ME TUBACIONE NËN DET, UJI I PAQES NGA TURQIA NË QIPRO - Tekst dhe fotogaleri

E Enjte, 01.22.2015, 11:18am (GMT1)


Turqia do të sigurojë ujin e paqes për ishullin e Qipros, që vuan për ujë, njoftojnë mediet turke.

Në Ankara është mbajtur mbledhja e radhës lidhur me Projektin për furnizimin me ujë të pijshëm të Republikës Turke të Qipros së Veriut.

Ministri për Pyjet dhe Punët Hidrike, Vejsel Erollu dha datën kur do të përfundojë projekti. “Ne kërkojmë që uji të rrjedhë në tubacion e shumta më 20 korrik 2015 në orën 10.59”, deklaroi ministri Erollu.

Ujësjellësi që do të bartë ujin e paqes nga Turqia në Republikën Turke tëQipros së Veriut, 80 kilometra e 151 metra i gjatë, është projekti i parë në botë që transporton ujë duke kaluar detin me sistemin e tubacionit të varur.

“Projekti kushton 1.2 miliard dollarë. Nëpërmjet këtij projekti të madh atdheu mëmë, Turqia, do të sigurojë për bijën e saj Qipron turke 75 milionë metra kub ujë të pijshëm në vit” - tha në fjalën e tij ministri për Pyjet dhe Punët Hidrike, Vejsel Erollu.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.