VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HORRORET E AUSHVICIT - E MBIJETUARA TREGON JETËN NË KAMPIN E VDEKJES

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 03:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
HORRORET E AUSHVICIT - E MBIJETUARA TREGON JETËN NË KAMPIN E VDEKJES

E Premte, 01.23.2015, 11:52am (GMT+1)


Është pa dyshim simboli i përpjekjeve perverse të një njeriu për shfarosjen e një populli të tërë. Simbol i një lufte të çmendur, që zhyti Europën dhe gjithë botën në një krizë identiteti që shkaktoi miliona të vdekur.

Ky është kampi famkeq i vdekjes, Aushvic, në të cilin përgjatë viteve të Luftës II Botërore humbën jetën rreth 1 milionë e 500 mijë vetë, shumica hebrenj, në atë që do të quhej në vitet pasuese si Holokausti!

Më 27 janar shënohet dhe 70 vjetori i çlirimit të kampit të Aushvicit. Ngritur në vitin 1940 nga forcat pushtuese naziste pranë qytetit polak Osvieçim, kampit ju vu variant gjerman i emrit, Aushvic.

Në të, vrasja u ngrit në nivelin e një industrie të mirfilltë, ndërsa eksperimentet pseudo-mjeksore ndaj të burgosurve nga mjekët nazistë, shënuan përjetësisht emrin e këtij kampi në kapitujt e errët të historisë së njerëzimit, duke u bërë sinonim i gjenocidit dhe degradimit total të qenieve njerëzore.

Mes shumë burrave, grave e fëmijëve, kryesisht hebrenj, por edhe mjaft romë, rusë dhe polakë të mbledhur nga qytetet e pushtuara prej hitlerianëve në gjithë Europën. Shumë vdiqën në dhomat e gazit, por edhe nga uria. Disa shpëtuan...

Një prej tyre është edhe Zhisllava Vlodarzhik. Ajo është kthyer në vendin e makthit për të kujtuar ditët dhe javët e tmerrit që kaloi atje.

kampi i aushvicit gruaja

Në foto: Zhisllava Vlodarzhik

Ajo ishte vetëm 11 vjeç kur në gusht 1944 u dërgua në Aushvic pas dështimit të kryengritjes së Varshavës në gusht. Mbërritja kaq vonë në kamp, sipas saj, është e vetmja arsye pse ka mbijetuar. Sepse vetëm pesë muaj më vonë, më 27 janar 1945, kampi u çlirua nga forcat e Ushtrisë së Kuqe...

Sot, Zhisllava kujton se si mbërriti në Aushvic me tren, duke udhëtuar me të atin, të ëmën dhe vëllain e vogël në vagonin ku zakonisht transportoheshin bagëtitë.

"Njerëzit shtypeshin me njëri-tjetrin, qanin, luteshin dhe bërtisnin... kemi udhëtuar për disa ditë, të paktën tri. Mbaj mend që në hyrje të kampit ishte tabela ku shkruhej "Aushvic" dhe im atë, me ta parë, filloi të godiste me kokën vagonin e trenit, duke qarë e duke thënë "O Zot, ku na kanë sjellë!" thotë ajo.

Sot, Aushvici është shndërruar në muze që vizitohet çdo vit nga qindra mijëra vetë. Edhe pse ka qenë vetëm 11 vjeç në atë kohë, Zhisllava arrin të gjejë barrakën ku ajo dhe fëmijët e tjerë mbaheshin të mbyllur. Kujtimet e saj janë të tmerrshme...

"Buburreca, parazitë dhe minj që na kafshonin... Ishim të detyruar t'i përplasnim në murë për të shpëtuar prej tyre. Dëgjoheshin vetëm të qara dhe të bërtitura"

Liria e shumëpritur erdhi në ditë dimri, të ngjashme ditën kur Zhisllava vizitoi kampin. Ajo kujton, ndoshta e kapluar nga emocionet, se edhe atë ditë dielli shndrinte njëlloj... Ajo mban mend britmat e ushtrisë ruse që përparonte dhe shpërthimet e dhomave të gazit nga ana e nazistëve që largoheshin në përpjekje për të fshehur dëshmitë e Holokaustit.

"Dielli po perëndonte, sikur tani. Binte borë, dhe kishte ngricë kudo. Por të shtënat dëgjoheshin fort. Edhe shëprthimet e krematoriumeve. E dinim që fronti po afrohej dhe po i prisnim ushtarët sovjetikë të vinin"

Por edhe pse shpëtoi vetë, ajo nuk e pa më të atin, i cili nuk i rezistoi "marshimit të vdekjes", siç quheshin transferimet e të burgosurve nga Aushvici në kampet e tjerë në brendësi të Gjermanisë, pasi bëhej në këmbë. Ndërsa e ëma mbijetoi.

Sipas të dhënave zyrtare të Muzeut të Aushvicit, deri në ditën e çlirimit nga Ushtria e Kuqe, Gjermania Naziste mori 1,1 milionë jetën njerëzisht duke i djegur në furra, ndërsa disa qindra mijëra të tjerë vdiqën nga kushtet mjerane... Kujtimi i tyre sot shërben si një këmbanë për të mos harruar se deri në çfarë niveli është në gjendje të degradojë mendja njerëzore, me shpresën se bota nuk do të bjerë më në këtë kurth vrastar.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FJALIMI I PRESIDENTIT OBAMA DHE TERRORIZMI (01.23.2015)
MISTERI I QABESË - SHOKUES PËR NASAnNeil Armstrong ka dëshmuar se qyteti i Mekës është qendra e planetit Tokë (01.23.2015)
PROJEKTI I SHEKULLIT - ME TUBACIONE NËN DET, UJI I PAQES NGA TURQIA NË QIPRO - Tekst dhe fotogaleri (01.22.2015)
DITA E MARTIN LUTHER KINGUT DHE QYTETI FERGUSON (01.18.2015)
SHTOHEN KRITIKAT NDAJ LËVIZJES ISLAMOFOBE 'PEGIDA' (01.17.2015)
VËRSHIMI PAQËSOR I QYTETARËVE TË RDGJ NË QENDRËN E STAS-it 25 VJET MË PARË (01.16.2015)
ISLAMOFOBIA NUK ËSHTË NJË MITNga CONOR FRIEDERSDORF (01.16.2015)
UMBERTO ECO - JEMI NË LUFTË, ISIS ËSHTË NAZIZMI I RI (01.12.2015)
'Wall Street Journal' dhe 'Guardian' -  SI TË LUFTOHET EKSTREMIZMI ISLAMIK NË EVROPË?! (01.12.2015)
TRIDHJETË VJET NGA THIRRJA E PARË ME CELULAR NË BRITANI (01.12.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]