VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GOTHAMI NGA LART - QYTETI I NJU JORKUT SIÇ NUK E KENI PARË KURRË

E Hënë, 01.26.2015, 09:58am (GMT1)



Voal-online.ch - New York City siç nuk e keni parë kurrë, kështu do thënë me plot gojën. Vincent Laforet është një fotograf e filmaker amerikan që kohët e fundit ka botuar fotografi të jashtëzakonshme nokturne të Mollës së Madhe, pamje emocionuese të marra nga një lartësi 7500 këmbë, rreth 2300 metra.

Dritat e Manhattanit dhe të krejt qytetit përvijojnë nga kjo perspektivë një New York City të paparë, pothuaj sikur të ishte një model i vogël prej plastike në miniaturë. Vincenti ka kryer këtë "˜mision' fotografik falë një helikopteri, një eksperiencë unike të cilën e ka treguar në një artikull të tërë të david Gelfin në Storehouse. Shkrepja nga helikopteri, nga lartësia 2200 metra nuk ka qenë në fakt një lojë fëmijësh, vibrimet dhe era kanë ndikuar në një shmangie të aparateve të tij Canon 1DX e Mamiya Leaf Credo 50 MP (të dyja të afta për një saktësi të një niveli të jashtëzakonshëm deri në 3200 e 6400 ISO).

Vincent e ka quajtur Gotham, me emrin e qytetit fantazi të dritave të Batman, por ky është i vërtetë, është 'thjesht e vetëm' New York City në gjithë shkëlqimin e tij.../ELIDA BUÇPAPAJ





ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.