VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LETER E HAPUR NGA BOSTONI ME PERMBAJTJE SHUME KRITIKUESE PRESIDENTIT RUS VLADIMIR PUTIN

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 09:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
LETER E HAPUR NGA BOSTONI ME PERMBAJTJE SHUME KRITIKUESE PRESIDENTIT RUS VLADIMIR PUTIN
E Djelë, 02.01.2015, 11:07am (GMT+1)


Letren e ka shkrue biofizicisti i njohur Maksim Kamanetski, i cili u largue nga vendlidja e tij Rusija 21 vit ma pare dhe u sistemue me banim ne Boston te Shteteve te Bashkueme.
Nga Dmitri Volcheck e Claire Bigg,RFE/

Vjeshten qe kaloi, shkencetari Kamanetski shkoi ne Moske per kater muej, per te dhane mesim ne nji universitet te atij qyteti, dhe njikohsisht me shprese per te kalue nji kohe te kandeshme ne vendlindjen e tij.


FAJTOR ASHT PUTINI:

Ne lidhje m,e qendrimin e tij ne Moske, Zoti Kamnets, e pershkroi gjendjen si vijon: Gjate kohes qe ishem ne Moske, u preka nga nji ndiesi e madhe neverie, e cila , cdo dite dukej se zmadhohej. Arsyeja, asnjihere nuk ka pase, nji perqendrim aq te madh, ne nji vend aq te madh, sic asht Rusija, ne duerte e nji personi si Putini, qe nga koha e Stalinit. Stalini ia mberrijti ketij qellimi tuej ngrite "Pereden e Hekurt" tuej ushtrue "Terrorin e Madh" tuej shkatrrue pothuejse cdo gja te se kaluemese tuej terrorizue ne menyre te pergjithshme me ndeshkime, tuej perdorun sistemin trishtues te burgjeve dhe te kampeve te perqindrimit, te pagezuem em emnin GULAG.
Sot, asnji prej ketyne gjanave nuk ekzistojne. Kufijte jane te hapun,sistemi shtypes, edhe pse, ende ekziston, asht shume ma i bute. Megjithe kete, njerzit qe perbajne eliten intelektuale, kane fillue te pererisin here mbas here, si me qene idiote, tuej deklarue dashunine e pakufizueme dhe te pakusht per Rusine, si edhe per kulturen dhe historine e saj. Ata te japin pershtypjen se kane frige, se ne qofte se nuk vazhdojne ti perserisin keto gjana, si te terbuem [cmendun] ,ata do ta gjejne veten me shpine per muer. Pervec kesaj, qendrimi i tyne te pergjithsue, e aspak te arsyeshem ndaj Shteteve te Bashkueme. Natyrisht e gjithe kjo, i ka rrajte ne nji kompleks [ndiesi] shume te madhe inferioriteti. Por prap se prap, kjo gja nuk mund te perdoret, gjithmone si arsye. Askush nuk asht i interesuem, ne gjeopolitiken e pergjitheshme, do me thane se si shikohen [perceptohen] ne qarqet e ndryshme nderkombetare, sjelljet e Rusie. Mos shikoni te tjeret se i keni pa mjafte, tashti ktheni sysyte nga ne. Por fakti asht, se ne keto vende te tjera, vendimet ,me gjithse nuk jane gjithmone te drejta e korrekte, ato merren ne baze te kuadrit [caceve] te procesit demokratik, dhe gabimet e mudeshme te nji administrate, mund te ndriqen nga qeveria pasuese. Ne Rusine e soteshme, te gjitha vendimet meren nga nji person, i cili do te zevendesohet vetem mbas vdekjes se tij natyrore, ose te vritet nga ndokush.
Ajo qe me befasoi edhe ma teper asht, se qytetaret e ketij vendi, te pakten shumica dermuese e tyne, nuk i shikojne keto gjana, si kernim ndaj tyne, ndaj familjeve te tyne, ose ndaj botes ne pergjithsi. Natyrisht, disa njerez largohen nga vendi.Cka presin te tjeret? Kjo gja asht nji msheftesi per mue.Une jam i bindun,se kur autoritetet thone se mbrenda nji vjeti, cmimi i naftes do te shtohet dhe se rubles do ti ngrihet vlera, ata i besojne keto.
Nji gja tjeter qe vuna re, dhe se pothuejse me cmendi fare, ishte para se te largohesha nga Moska shkova ne disa dyqane ku shiten gjana kujtimore, si kemisha, fanela e tjera. Ne to shifet fotografija e Putinit, ne poza te ndryshme, i cili pershkruhet si "Presidenti ma i mire, presidenti ma i sjellshem" e te tjera si keto. Dhe kjo gja nuk asht propagande shtetnore. Natyrisht, per keto gjana ka kerkesa. Njerezve jo vetem qe ju pelqejne, por edhe i blejne.
Zoti Kamanetski thote se me nji atmosfere te qarte pasigurije dhe friges ne shtim e siper, qe ekziston tash ne ate vend, Rusia mund te kthehet mbrapa ne ish sistemin sovjetik. Ai shton se ka frige se cdo njeri, pa perjashtim do te jape llogari, dhe rrjedhimet do te jene shume te kqija. Kjo asht arsyeja se pse une mendoj keshtu. Nuk mund te shesish neper dyqane sende kujtimore me fotografi tejet ofenduese e raciste, kunder Presidentit te nji shteti te madh, sic asht Amerika. Nji veprim i tille, heret o vone, mund te kete rrjedhim ndeshkuese. Nuk luhet loje [cicmic] me Ameriken.
Tuej marre parasysh poziten time mjafte te vecante, si nji njeri qe kam jetue nji kohe te gjate ne Shtetet e Bashkueme, e qe kalova kater muej ne Moske, po flas ne menyren ma te sinqerte qe asht e mundun.
Te gjitha thashe e thanjet rreth Shtetetve te Bashkueme dhe Arabise Saudite, se gjoja bashkpunuen per te ulun cmimin e naftes, si nji perpjekje per te ndeshkue Arushen e Rusise per sjelljet e keqija te saj, jane krejtesisht marrezina. Askush ne bote nuk i ka dhane randesi te madhe Rusise,qe nga koha e shpartallimit te plote te Bashkimit Sovjetik. As nji gja nuk e shpjegon ma mire idene e nji krize te stuhishme, perball te ciles gjindet tashti Rusia. Tri procese, ne menyre te pamvarun, kane ngja ne te njejten kohe
1] Dalja ne skene e teknologjise se re gjate 15 vjeteve te fundit, ka pase si rrjedhim nji shtim te madh prodhimit te naftes ne Shtetet e Bashkueme dhe ne Kanada.
2]Ka pase nji ngadalsim te veprimtarive ekonomike ne bote, vecanarisht ne Europe e ne Kine.Edhe ekonomia japoneze, ka qene vend-numro per nji kohe te gjate. Si perfundim kerkesat per nafte jane paksue. Kombinimi i ketyne dy faktoreve, domethane shtimi i furnizimit dhe paksimi i kerkese, ishin gjana normale qe shkaktuen, zuljen e cmimit te naftes. Keta dy faktor jane te mjaftueshem, per te shkaktue nji krize te vertete, e cila filloj ne vjeshten qe kaloi.
3] Faktori i trete "Krym nash" Krimeja asht e jona, nji krijese artificiale e trillueme nga Putini. Me duket se Rusia ende nuk mund ta kuptoje, se aneksimi [pushtimi] i nji territore te nji vendi tjeter, edhe pa shkaktue gjakederdhje, asht nji ceshtje serioze dhe shume e rrezikeshme. Prandej, perpara se me ndermarre nji mveprim te tille,duhet te mendohet njeriu mire. Nji aneksim i tille,perban nji veprim shume te rrezikshem, ne vecanti, per europen, e cila ishte fushe beteje kryesore e dy dy luftavete pergjakeshme botnore.
Por, Ruset jane te bindun se Krimeja asht toke ruse, dhe se me te drejte duhet te jete pjese e saj. Ata kane plote te drejte te mendojne keshtu. Por, a me te vertete asht keshtu? Cfar mund te thuhet per te ashtuquejtunen zonen e Kaleningradit, qe ma pare quhej Koeninberg dhe Prusi Lindore? A asht edhe kjo toke Ruse? A po asht Gjermane. Gjermanet ne te vertete, kane cdo te drejte te mendojne keshtu. Po a jo? Cfar mund te ngjaje ne te ardhshmen, kur Risia ta gjeje vehten, ne nji pozite te gjujsueme, gja qe nuk mund te konsiderohet e pamundeshme. Po a jo? Gjermania kerkon ti kthehet mbrapa Prusia Lindore, dhe debon nga ajo zone te gjithe bannoret Ruse, sic debuen Ruset, disa kohe ma pare, Gjermanet e asaj zone. Prandej, cfar duhet te bajme? Perseri per te treten here,mbrenda 100 vjeteve te fundit, te vizatojme nji harte te re per Europen, me ndihmen aneksime, armeve dhe tankeve?
A e ka shqyrtue Zotni Putini planin e tij per te b ashkue Krimen me Rusin, me ndonji udheheqes te ndonji vendi tjeter, e sidomos me Organizaten e Kombeve te Bashkueme, ose NATON, perpara se te zbatonte kete plan? Hitleri e bani nji gja te tille. Ai zhvilloi bisedime me Francezet dhe me Anglezet ne Mun hen te Gjermanis, perpara se te pushtonte Cekosllovakin.
Piutini, natyrisht mendon, se pasja e armeve berthamore e bane ate te mendoje keshtu domethane
se askush nuk mund te fitoje nji lufte kunder Rusis. A mos e ka harrue ai "Katastrofen gjeopolitike ma te madhe te qindvjeteshit 20-te? Sic e thashe ma pare, askush nuk i frigsohet Rusise. Ajo ashte shume e dobet ne cdo pikpamje. Prap se prap u desht te veheshin sanksione, kunder njeriut te terbuem.
Me duhet me thane, le te shpresojme qe sanksionet e vendeve perendimore, dhe kunder sanksionet e Putinit hiqen, e njerzit fillojne me shite perseri gjathe te mire. Ne qofte se kjo gjendje e kriejueme nuk ndryshon, dhe nji krize e madhe fillon, atehere ka du rruge. 1] Shpartallimi trishtues i rregjimit te Putinit dhe 2] nji gjendje katastrofike dhe te vazhdueshme, per popullin Rus.

Perktheu per Diellin: GJON KADELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EKSPOZITA 'RRUGA DREJT RIBASHKIMIT TË GJERMANISË' (01.30.2015)
ROMANCË DHE IDEALIZËM - PSE GRATË PERËNDIMORE I BASHKOHEN SHTETIT ISLAMIK? (01.29.2015)
KANADEZI QË LUFTON KUNDËR IS-it KTHET NË SHTËPI (01.29.2015)
GOTHAMI NGA LART - QYTETI I NJU JORKUT SIÇ NUK E KENI PARË KURRË (01.26.2015)
'ORA E APOKALIPSIT' - PAS VITIT 1984 NJË PËRSHPEJTIM MARRAMENDËSNga ADRIENNE LAFRANCEJAN, The Atlantic (01.25.2015)
NJË LUFTË MES DY BOTËVENga GEORGE FRIEDMAN, 'Stratfor' (01.25.2015)
FINLANDEZËT DHE SUEDEZËT QË LUFTOJNË PËR IS-in (01.24.2015)
SHTETET E BASHKUARA, IZRAELI DHE IRANI (01.24.2015)
TMERRI I AUSHVICIT - 27 JANARI, DITA PËRKUJTIMORE E VIKTIMAVE TË REGJIMIT NAZIST (01.24.2015)
JETA E MBRETIT ABDULLAH (01.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]