VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JALTA - KONFERENCA QË PËRVIJOI EVROPËN - Fotogaleri

E Enjte, 02.05.2015, 11:59am (GMT1)


Janë bërë 70 vjet që nga mbajtja e konferencës, e cila paracaktoi ndarjen e Evropës dhe Luftën e Ftohtë. Lideri sovjetik, Josef Stalin, ishte nikoqir i presidentit amerikan, Franklin D.Roosevelt dhe kryeministrit britanik, Winston Churchill, në Jaltë të Krimesë, për të diskutuar arranzhimet në Evropë pas mposhtjes së Gjermanisë naziste. Ishte arritur pajtimi që atëherë që Gjermania të ndahet në katër zona të okupimit. Madje, Stalini kishte kërkuar vendosjen e sferës së ndikimit sovjetik në Evropën lindore, duke krijuar kështu shtete satelite komuniste.

1

Ministri i jashtëm sovjetik. Vyacheslav Molotov [në qendër] bisedon me admiralin Nikolai Kuznetsov [në të djathtë], ndërkohë që presin për të përshëndetur delegacionet amerikane dhe britanike në aeroportin Simferopol. 


2

Pallati Livadia, aty ku u mbajtën takimet e konferencës së Jaltës, nga 4 deri më 11 shkurt, 1945. 


3

Dita e parë e konferencës. Zoti Churchill shihet në të majtë, me cigaren e tij karakteristike.


4

Roosevelt dhe sekretari i shtypit, Steve Early, së bashku me Churchillin, 4 shkurt. 


5

Trupat britanike në Krime gjatë punimeve të konferencës.


6

Liderët e "Treshes së Madhe" bëhen gati për njërën prej fotografive më të famshme të konferencës


7

Pjesëmarrësit e konferencës së Jaltës në bulevardin Istorichesky gjatë një shetitjeje nëpër qytet.  


8

Anijet e Marinës Sovjetike të Detit të Zi  nisen drejt anijeve të delegacioneve amerikane dhe britanike në Bosfor. 


9

Oficerë sovjetikë, amerikanë dhe britanikë në Klubin e oficerëve në Jaltë, nën portretet e Stalinit dhe Karl Marksit. rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.