VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DËSHTIMI BRITANIK - HITLERI PARA LUFTËS NDËRTOI RRJETE TË AEROPORTEVE NË ANGLI!

E Hënë, 02.16.2015, 09:42am (GMT1)



Rrjeti i fshehtë i aeroportit nazist ishte ndërtuar në një pjesë rurale të Anglisë, para Luftës së Dytë Botërore.

Operativët nazistë, në një sipërfaqe prej 2000 hektarësh që ishte përgatitur për pista kanë ndërtuar hambarë dhe kotece pulash në formën e svastikës, që për trupat ajrore gjermane çdo gjë të ishte e dukshme.

Rrjeti i aeroportit u zbulua tek në vitin 1940. Deri atëherë, as policia e as MI5 (inteligjenca britanike) nuk kishte ndonjë indikacion se në 2000 po krijohet rrjeti i cili gjatë pushtimit gjerman nga ajri do të mundësonte zbarkimin e lehtë.

Autoritetet nuk kanë vënë re asgjë të pazakontë, edhe pse operativët nazistë kanë rrafshuar fushat që janë të gatshme si pista. Ata ndërtuan stallat dhe kotecet e pulave që caku të jetë më i dukshëm nga ajri.

Tek kohët e fundit ka rrjedhur dokumenti sekret i Ministrisë së Aviacionit, i cili thotë se RAF (Royal Air Force) e ka vënë re bazën në vitin 1940 dhe atë kur ata kanë bërë hulumtime për aeroportet e tyre. Pasi MI5 nisi hetimet, ata erdhën në përfundimin se janë 10 lokacione ku janë ndërtuar rrjetet sekrete në pronësi të një kompanie holandeze.

Historiani dhe eksperti ushtarak Roger Thomas, është i habitur me këtë zbulim.

"Jam i tronditur, sepse asgjë nuk është shkruar për këtë", ka thënë Thomas. "Gjermanët një "˜marifet' të tillë kishin bërë edhe në Holandë, ku veç i kishin terrenet e përgatitura para pushtimit". /Telegrafi

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.