VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Wall Stret Journal - ZBULOHET MOLEKULA QË MUND TË BLLOKOJË VIRUSIN AIDS

E Enjte, 02.19.2015, 02:58pm (GMT1)


Voal - Shkencëtarët kanë krijuar një molekulë për të cilën thonë se mund ta bllokojë infektimin me virusin që e shkakton AIDS-in, një zbulim që mund të çojë tek një terapi e re për pacientët si dhe tek një alternativë për një vaksinë të re.

Kërkuesit po përpiqeshin prej tri dekadash për të zhvilluar një vaksinë të efektshme kundër virusit të pamjafuteshmërisë imunitare të njeriut, i cili e shkakton AIDS-in. Ata janë duke kërkuar gjithashtu për një mënyrë kurimi të njerëzve të infektuar. Por transformimet e vazhdueshme të virusit i kanë çorinetuar ata.

Tani një ekip nga Scripps Research Institute dhe nga institucione të tjera thonë se e kanë gjetur mënyrën për të parandaluar HIV së infektuari qelizat, duke përdorur një qasje që përfshin terapinë e genit ose transferimin e tij më mirë sesa të gjendet një përgjigje ndaj imunitetit.

HIV-i normalisht pushton qelizat nëpërmjet dy receptorëve. Proteina e re bllokon pikat ku virusi lidh bashkë receptorët qelizorë, duke mos iu lënë shteg nga të hyjnë. Ngaqë ky i i lidh të dy dhe jo veç njërin, proteian, e quajtur eCD4-IG, blokon më shumë forma të HIV-it se shumë antitrupa të fuqishëm të cilët janë treguar të pazotë ta dobësojnë virusin. Studimi u publikua online të mërkurën në gazetën Nature.

"Është absolutisht 100% efektive," thotë Michael Farzan, profesor i sëmundjeve infektive në Scripps Research Institute në Jupiter, Florida, dhe autor kryesor i studimit. ELIDA BUÇPAPAJ

ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.