VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KURANI 320 VJEÇAR EKSPOZOHET NË NJË ANKAND NË STAMBOLL

E Djelë, 02.22.2015, 09:31am (GMT1)


"‹Në një ankand që do të mbahet në Stamboll do të ekspozohen vepra nga pallatet osmane, qeramika turke, tavolina klasike nga periudha dhe vende të ndryshme, si dhe shembuj të rrallë të kaligrafisë osmane.

Siç njofton televizioni turk "TRT", Kur'ani, i shkruar nga Ibrahim effendi Kemali 320 vjet më parë në stilin kaligrafik "˜nesih', stili më i pranishëm në periudhën osmane, do të shitet në ankand më 1 mars, dhe çmim fillestar është 190,000 lira turke (68.000 euro).

Sipas galerisë së artit Asar-i Atika, ankandi, në të cilin do të ekspozohen vepra të periudhës osmane, do të mbahet më 1 mars.

Në ankand do të prezantohen vepra nga pallatet osmane, qeramika turke, tavolina klasike nga periudha dhe vende të ndryshme, si dhe shembuj të rrallë të kaligrafisë osmane.

Në këtë ankand do të jetë i ekspozuar dhe Kur'ani, i shkruar 320 vjet më parë. Skajet e faqeve të Kuranit janë të veshura me ar.

Pronari dhe themeluesi i galerisë që organizon ankandin, Can Onen tha se në ankand kryesisht do të ekspozohen vepra të periudhës osmane.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.