E Mërkurë, 01.22.2020, 12:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
DHJETË DOBËSITË E NJERËZVE TË BUKUR

E Enjte, 02.26.2015, 08:31am (GMT+1)



Bota është plot me njerëz që ankohen për pamjen e tyre, për trupin që fati u ka krijuar, për defektet e ndryshme fizike…pra, për pasojë bota është plot me njerëz që do të donin të kishin lindur të “bukur”. Por…a jemi vërtet të sigurt se të lindur i/e bukur, nuk mund të sjellë asnjë problem?

Nuk është absolutisht kështu, përkundrazi të qenët të bukur mund të çojë në pasoja absolutisht katastrofike dhe aspak të dëshirueshme. Nuk e besoni? Ju ftojmë të lexoni më poshtë.

10. Me kalimin e moshës personat e bukur mund të bien në depresion, duke parë bukurinë e tyre që u zbehet dalëngadalë. Një çështje shumë stresuese për ta, përderisa koha u merr dalëngadalë një pjesë të madhe të bukurisë së tyre. Dhe për këtë fenomen, nuk ka asnjë “ilaç”.

9. Gjatësia gjysma e bukurisë, por…personat më të shkurtër jetojnë më gjatë! Në shumë raste keni dëgjuar të thuhet nga miqtë ose nga të afërmit tuaj se “gjatësia është gjysma e bukurisë”. Mbase mund të jetë e vërtetë, por e vërteta absolute është fakti se personat më të shkurtër, mesatarisht, jetojnë më gjatë sesa personat e gjatë. Këtë e kanë dëshmuar studime të shumta shkencore. Njerëzit më jetëgjatë të botës janë nga Okinawa e Japonisë. Ata janë 150 centimetra!

8. Njerëzit më të bukur janë më pak pjellorë sesa njerëzit e shëmtuar. Kur në mes është fertiliteti, tema fillon të bëhet gjithnjë e më shumë serioze. Sipas studimeve ekziston një lidhje e vërtetë mes bukurisë së një personi dhe pjellorisë së tij dhe me sa duket personat më pak tërheqës janë pabesueshmërisht ata më fertilë. Kjo veçanërisht për gjininë mashkullore.

7. Kur të bukurit/bukurat thonë se magjepsen vetëm nga bukuria, njerëzit me të cilët ata flasin, kanë prirje që të mos u kushtojnë vëmendje. Nuk e kishit menduar ndonjëherë këtë gjë? Ja që e vërteta është pikërisht kështu. Bashkëbiseduesit nuk u kushtojnë aspak vëmendje atyre personave që i mëshohen shumë bukurisë së tyre, për çfarëdolloj teme që ata të flasin.

6. Ndjenja e zilisë mund të jetë një konstante gjatë jetës së një personi me pamje të bukur. Në momentin kur një njeri i bukur vëren apo përballet me një person tjetër më të bukur se ai/ajo, lind zilia, një ndjenjë e cila është në gjendje të ulë vetëbesimin dhe të krijojë një gjendje depresioni në pak sekonda!

5. Meshkujt tërheqës konsiderohen si liderë, ndërsa femrat e bukura nuk konsiderohen si të duhurat për punë të një niveli të lartë. Bukuria në vendin e punës është vërtetuar nga shumë studime. Nëse meshkujt më tërheqës dhe me prezencë të bukur konsiderohen si liderë pa të meta, kjo nuk ndodh edhe me femrat. Ky mund të quhet me plot gojën diskriminim. Paragjykimet seksuale në këtë rast mund të luajnë pa dyshim një rol më shumë se të rrezikshëm. Femrat më tërheqëse konsiderohen shpesh si më pak të përshtatshme për të luajtur role të një niveli të caktuar në punë. Një nivel për shembull që kërkon një lloj autoriteti.

4. Mjekët që trajtojnë pacientë me një paraqitje të bukur për dhimbjet, kanë tendencë që t’i operojnë me më pak kujdes. Edhe kjo çështje është shumë interesante. Nuk është e thënë se njerëzit e bukur janë aq të fortë sa të durojnë dhimbjet e një operimi prej moskujdesit të mjekëve. Por këta të fundit duket se mendojnë kështu, përderisa studimet flasin për një fenomen të tillë, i cili për hir të së vërtetës është shumë misterioz. Kjo sigurisht se është një gjë shumë shqetësuese për njerëzit e bukur.

3. Është provuar statistikisht se njerëzit nuk u afrohen personave të bukur në pamje, ndoshta prej frikës së refuzimit që ata/ato mund t’u bëjnë. E sidomos kjo ndodh në rastet kur tentohet për një marrëdhënie personale.

2. Sukseset që njerëzit e bukur arrijnë, mund të gjykohen si pasojë e bukurisë së tyre. Dhe kjo është plotësisht e vërtetë. Sa e sa herë mund t’ju ketë ndodhur që të shihni një person me pamje të bukur, të fitojë diçka të rëndësishme apo të arrijë një sukses të madh në karrierë dhe menjëherë të keni menduar se në të gjitha këto ka ndikuar bukuria e tij/saj.

1. Bukuri e ngjashme…xhelozi. Pra e thënë ndryshe, bukuria, fatkeqësisht, çon në pjesën më të madhe të rasteve te xhelozia: një njeri i bukur bëhet shumë xheloz ndaj një njeriu po të bukur. Kërkimet në këtë fushë janë bërë te personat heteroseksualë, por është bërë e njohur gjithashtu se të tilla paragjykime vlejnë edhe për personat gej./GSh/
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NASA - 5 MISIONE PËR STUDIMIN E PLANETIT TONË (02.23.2015)
GOBI - MUMJET ME LËKURË TË BARDHË, MISTERET E LASHTËSISË TË FSHEHUR NË SHKRETËTIRË (02.23.2015)
TURQIA EVAKUON MONUMENTIN OTOMAN NË SIRI (02.23.2015)
KURANI 320 VJEÇAR EKSPOZOHET NË NJË ANKAND NË STAMBOLL (02.22.2015)
ATLANTIDA - MES LEGJENDËS DHE REALES, NË NJË DRITË TË RE (02.21.2015)
Wall Stret Journal - ZBULOHET MOLEKULA QË MUND TË BLLOKOJË VIRUSIN AIDS (02.19.2015)
ZËRI I AMERIKËS - KOMUNITETET MYSLIMANE DHE EKSTREMIZMI (02.19.2015)
KAMERA ME LAZER PËR RESTAURIME (02.17.2015)
DËSHTIMI BRITANIK - HITLERI PARA LUFTËS NDËRTOI RRJETE TË AEROPORTEVE NË ANGLI! (02.16.2015)
10 SHOQËRITË SEKRETE TË CILAT NUK E KEMI DITUR SE EKZISTOJNË (02.15.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]