E Enjte, 03.28.2024, 08:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
RAPORT - SITUATA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KRIMÉ

E Premte, 03.06.2015, 08:07am (GMT+1)



Një raport i ri i organizatave Freedom House dhe Atlantic Council thotë se situata e të drejtave të njeriut në Krime është përkeqësuar që kur gadishulli u aneksua nga Rusia në mars të vitit të kaluar. Raporti thotë se autoritetet e reja në Krime po diskriminojnë autoritetet, po shtypin lirinë e shprehjes, dhe po i shtrëngojnë banorët të marrin nënshtetësinë ruse ose të largohen.

Kur Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi aneksimin e Krimesë nga Federata Ruse, shumëkush në botë pyeste se çfarë e bëri të mundur një lëvizje të tillë arrogante, në një kohë relativisht të shkurtër.

Profesori i Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes, Peter Eltsov, i tha Zërit të Amerikës se aneksimi u favorizua nga fakti se një pjesë e mirë e popullsisë së Krimesë e mbështeste.

"Mund të thuhet se kjo mbështetje ishte produkt i propagandës së mediave ruse, të cilat e pasqyruan revolucionin ukrainas si një kërcënim serioz ndaj popullsisë rusisht folëse në Krime."

Raporti i organizatës  Freedom House thotë se media shtetërore ruse filloi një fushatë të koordinuar propagande anti-ukrainase në Krime, duke ngjallur frikën ndaj të ashtuquajturve "fashistë ukrainas".

Rusia zhvilloi në vijim një sërë fushatash në muajin shkurt të vitit të kaluar, përfshirë dislokimin e fshehtë të njësive ushtarake me armatim të rëndë dhe të luftëtarëve kozakë, të cilët krijuan të ashtuquajturat njësi të vetëmbrojtjes lokale. Pas pushtimit, raporti thotë se Rusia zëvendësoi udhëheqësit lokalë me persona nga Federate Ruse. Kur vëmendja e botës u zhvendos tek luftimet në pjesët e tjera të Ukrainës lindore, autoritetet e reja filluan një fushatë represioni kundër opozitës dhe minoritetit Tatar në Krime.

"Pjesa më e madhe e Tatarëve nuk e mbështetën aneksimin pasi nuk e shohin pozitivisht një shtet të fortë imperial rus. Ata përbëjnë një pjesë të madhe të popullsisë, me rreth 300 mijë anëtarë të popullisë së Krimesë."

Freedom House thotë se tashmë Tatarëve nuk u lejohet më të kujtojnë përvjetorin e dëbimit të tyre nga Krimea në vitin 1944. Udhëheqësit e tyre janë dëbuar nga jeta publike dhe media e tyre është heshtur. Raporti thotë se Rusia organizoi një fushatë masive përndjekjeje fizike dhe hetimesh kundër kujtdo që kundërshtonte aneksimin. Arsimimi në gjuhën ukrainase ra me shpejtësi dhe tashmë asnjë nga 600 shkollat publike në Krime nuk ofron më edukim në gjuhën ukrainase. Banorët e Krimesë me pasaporta ukrainase konsiderohen të huaj që nga 1 janari i këtij viti.

Kritikat ndërkombëtare dhe sanksionet ekonomike kanë gjasa ta bëjnë Presidentin Putin edhe më radikal, thotë zoti Eltsov.

"Ai është shtyrë në një qoshe, me shpatulla pas murit, dhe ai nuk është tipi që tërhiqet kollaj. Çështja e popullsisë ruse është sigurisht edhe më e komplikuar."

Zoti Eltsov shprehet se Rusia ka historikun e një kombi që jeton në humbje. Për këtë arsye, sanksionet mund të mos kenë efekt mbi popullsinë. Ai thotë se ndërkohë që shumë njerëz kundërshtojnë stilin autoritar të zotit Putin, shumë të tjerë mbështesin sfidimin që ai po u bën kritikave ndërkombëtare.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SI PO NDODH RADIKALIZIMI I TË RINJVE MYSLIMANË (03.06.2015)
APARTAMENTET LUKSOZE TË MILIARDIERËVE NË NJU JORK (03.06.2015)
SONDA DAWN NË ORBITËN E TRUPIT QIELLOR CERES (03.04.2015)
40 VJETORI I GJETJES SË SKELETIT ANTIK LUCY (03.02.2015)
JA 10 NJERËZIT MË TË ZGJUAR TË NJERËZIMIT (03.01.2015)
FINANCAT E 'SHTETIT ISLAMIK' (02.27.2015)
NDRANGHETA - MAFIA QË KA AQ SHUMË PARA SA NUK KA T'I ÇOJË (02.27.2015)
HULUMTIMI I PUNËS SË TELEVIZIONEVE TË KREMLINIT (02.26.2015)
DHJETË DOBËSITË E NJERËZVE TË BUKUR (02.26.2015)
NASA - 5 MISIONE PËR STUDIMIN E PLANETIT TONË (02.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]