VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ARABIA SAUDITE IMPORTUESJA MË E MADHE E ARMËVE, SHBA EKSPORTUESJA MË E MADHE

E Hënë, 03.09.2015, 03:19pm (GMT1)

 
Gjatë vitit 2014, Arabia Saudite ka importuar armë dhe sistem mbrojtës më shumë se çdo shtet tjetër, duke lënë pas Indinë sa i takon nivelit të shpenzimeve.

Nga të dhënat e publikuara nga "IHS Jane 360" në raportin global për tregtinë për mbrojtjen, siç transmeton Shekulli, tregohet se Arabia Saudite ka shpenzuar mbi 6.4 miliardë dollarë për masat mbrojtëse. India, e vendit të dytë, ka shpenzuar 5.57 miliardë dollarë.

Vendi mbretëror bashkë me vendin tjetër të Gjirit, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë importuar armë me vlerë 8.6 miliardë dollarë, më shumë se e gjitha Evropa Perëndimore së bashku. Në vend të tretë, si vendi që ka blerë më shumë armë është Kina, e cila vazhdon të marrë ndihmë për hapësirën ajrore nga Rusia.

Sa u takon vendeve eksportuese, në krye qëndrojnë SHBA-të me 23.7 miliardë dollarë. Në vend të dytë është Rusia, e cila gjatë vitit 2014 ka eksportuar armatime me vlerë 10 miliardë dollarë. Më pas vijnë, Franca me 4.9 miliardë dollarë, Britania e Madhe me 4.1 miliardë dollarë dhe Gjermania me 3.5 miliardë dollarë.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.