E Premte, 02.28.2020, 08:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
KUEJKËRS - BANORËT E PARË TË SHTETIT TË PENSILVANISË
Nga ALBANA MELYSHI LIFSCHIN

E Enjte, 03.12.2015, 04:28pm (GMT+1)



Në mesin e shek.17 në Angli , ata konsideroheshin si njerëz të çuditshëm dhe kokëfortë. Kuejkërsit (Quakers) besonin në barazinë e përgjithshme. Meqënëse për ta të gjithë njerëzit ishin të barabartë, ata nuk e hiqnin kapelen në shenjë nderimi në praninë e madhërisë mbretërore, siç bënin anglezët..Opinioni anglez i asaj kohe filloi t'i urrente pasi me qëndrimet e tyre kuejkërsit vunë në pyetje traditën. Besimi i tyre u krijua nga Xhorxh Foks në vitin 1647. Kuejkërsit besonin se ata nuk kishin nevojë ta merrnin mesazhin e Zotit nëpërmjet priftërinjve. Ata besonin në udhëheqjen e Zotit nëpërmjet një drite të brendshme e cila vinte nga shpirti i shenjtë direkt tek ata. Për këtë arsye ata nuk shkonin në shërbimet fetare të kishës angleze.

Ai që i solli nga Anglia në Amerikë ishte Uilliam Peni (William Penn) , themeluesi i shtetit te Pensilvanisë. Uilliam Peni vinte nga një familje e pasur dhe e nderuar nga vetë mbreti i Anglisë.

Uilliam Peni, kish rënë në kontakt me besimin e ri "kuejkër" që në fëmijërinë e tij. Gjatë epidemisë së vdekjes së zezë që pllakosi Anglinë gjatë viteve 1660, dhe rrëmbeu 70 000 vetë, ky popull i la mbresë të thellë. Kuejkërsit ndihmonin,strehonin e kujdeseshin për të sëmurët pa u trembur nga vdekja. Më vonë Uilliam Peni do të shprehej se "në ato ditë të tmerrshme për Londrën, ai pa falsitetin fetar të kësaj bote ku vetëm besimi kuejkër ishte gjeneroz."

Uilliam Peni filloi të mendojë të gjente një rrugë shpëtimi për ta. Kështu i lindi idea e formimit të një kolonie të besimit 'kuejkër' në Amerikën veriore.

Në 1680, Uilliam Peni i kërkoi mbretit Çarls II, t'i kthente borxhin prej 16 mijë pounds që mbreti i detyrohej të jatit kur ai e kishte ndihmuar për të rimarrë fronin mbretëror. Mbreti i dha një dokument të nënshkruar nga vetë ai, në të cilin thuhej se (mbreti) i njihte Uilliam Penit pronësinë e tokës në veri të Merilendit, në Amerikë. Sipërfaqja e tokës ishte e barabartë me atë të vetë Anglisë. Kjo e bëri Uilliam Penin pronarin më të madh të tokës, të kohës. Uilliam Peni eksperimentoi ngritjen e shtetit të Pensilvanisë, ku banorët kuejkërs do të jetonin të lirë në besimin e tyre. Ndërkohë ai ftoi popullsinë e vogël hollandeze e suedeze të bashkohej në koloninë e tij. Uilliam Peni krijoi hartën e parë të Pensilvanisë, ku parashikohej ndërtimi i rrugëve, shtëpive, urave e gjithshka që nevojitej për fizionominë e një qyteti. Sipas projektit çdo shtëpi kishte një kopësht të cilin banorët mund ta mbillnin e të kultivonin pemë. Largësia e vendosur qëllimisht midis një shtëpie nga tjetra ndalonte përhapjen e zjarrit në rastin e një rreziku të tillë. Uilliam Peni kishte parasysh eksperiencën e Londrës kur zjarri i vitit 1666 pothuajse shkatërroi qytetin. Pra ai u kujdes për koloninë e vet si një baba i mirë. Shtëpinë e tij e ndërtoi të thjeshtë në Pennsbury, pranë lumit Delaware.

Në vitin 1684 numri i banorëve në shtetin e ri të Pensilvanisë kishte arritur 7 mijë vetë, prej të cilëve 2 mijë banorë ishin vendosur në Filadelfia. Emri i qytetit doli nga bashkimi i dy fjalëve greke, Philia (dashuri) dhe Adelphos (vëlla) Qyteti i Filadelfias simbolizonte qytetin e dashurisë vëllazërore.

Uilliami përpiloi edhe platformën e qeverisjes së kolonisë. Uilliam Peni formuloi një dokument që ishte në vetvete projekti i ndërtimit të qeverisë, projekt ky shumë modern për kohën e atëhershme. Ai krijoi trupin legjislativ, asamblenë, që aprovonte ligjet e propozuara si edhe trupin ekzekutiv. Dokumenti u garantonte qytetarëve të saj zgjedhje të lira dhe liritë civile. Duke mos harruar padrejtësitë që bëheshin në Angli në gjykimin e çështjeve, ai i garantoi jurisë pavarësinë në marrjen e vendimeve. Askush nuk mund të burgosej pa u ngarkuar me një krim. Vrasja dhe tradhëtia ishin të vetmet krime që dënoheshin me vdekje. Në koloninë e Pensilvanisë, Uilliam Peni hodhi bazat e një shteti që i shërbente nevojave të popullsisë që qeveriste. Plani i qeverisjes që ai konceptoi atë kohë u përdor si model për Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Tomas Xhefersoni, autori i Deklaratës së Pavarësisë e ka quajtuar Uilliam Penin si "Ligjëdhënësin më të mirë që ka nxjerrë bota."

(Marrë ngalibri i autores 'Udhëtim në Historinë e Amerikës'
Fotot:1) skice e shtëpive origjinale të popullsise kuejker kur u vendosën në Pensilvani, dhe foto 2) shtëpite sot

ALBANA MELYSHI LIFSCHIN


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PROPAGANDA PRO PUTINIT NË RUSI (03.12.2015)
MBRETËRESHA EGJIPTIANE HATSHEPSUT - E CILA VISHEJ SI BURRË (03.10.2015)
ARABIA SAUDITE IMPORTUESJA MË E MADHE E ARMËVE, SHBA EKSPORTUESJA MË E MADHE (03.09.2015)
'TIMELINE' - KJO ËSHTË HISTORIA E JETËS SË FACEBOOC (03.09.2015)
RAPORT - SITUATA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KRIMÉ (03.06.2015)
SI PO NDODH RADIKALIZIMI I TË RINJVE MYSLIMANË (03.06.2015)
APARTAMENTET LUKSOZE TË MILIARDIERËVE NË NJU JORK (03.06.2015)
SONDA DAWN NË ORBITËN E TRUPIT QIELLOR CERES (03.04.2015)
40 VJETORI I GJETJES SË SKELETIT ANTIK LUCY (03.02.2015)
JA 10 NJERËZIT MË TË ZGJUAR TË NJERËZIMIT (03.01.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shkurt 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
 

 
VOAL
[Shko lart]