VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PANAIRI NDËRKOMBËTAR I MAKINAVE NË NJU JORK

E Djelë, 04.05.2015, 06:06pm (GMT1)


Çdo vit, kompanitë e prodhimit të makinave nga mbarë bota mblidhen në Nju Jork për të treguar makinat e tyre më të reja dhe më të mira. Panairi i sivjetshëm pasqyroi natyrën e shkrirjes së teknologjisë së lartë për drejtuesin e automjetit së bashku me shumë karakteristika të reja që lidhen me komunikimin, si kontrolli i telefonave inteligjentë dhe funksionet e kompjuterizuara të sigurisë.

Në panairin e këtij viti në Nju Jork, gjëja më e re që të binte në sy ishte ndërthurja teknologjike.  Kumal Galhorta është president i kompanisë Lincoln.

"Po sikur shikimi të ishte më i mirë natën me ndihmën e teknologjisë së fenerave?  Po sikur makina të ndihmonte të parkoje në vende të ngushta? Dhe të mos kesh më nevojën të mbash mend vendin e parkimit?"

Kjo bëhet përmes lidhjes së makinës me telefonat inteligjentë.  Aplikacioni i Linkolnit mundëson ndezjen e motorit nga larg, ndezjen e ajrit të kondicionuar dhe madje edhe vendndodhjen e makinës.

Toyota shkon edhe një hap më tej kur flitet për lidhjen e makinës me telefonat inteligjentë. Maggie Clark është e kompanisë Toyota.

"Ka karikim wirelss, domethënë mund të karikosh telefonin në makinë pa e lidhur me tela duke e vënë mbi një sipërfaqe të caktuar për karikim."

Prirja ma e madhe këtë vit është ndërthurja e teknologjisë me sigurinë. Jesse Ortega është shef i inxhinierisë për linjën e prodhimit të tipit Malibu nga kompania Chevrolet.

"Sistemi ynë zbulon praninë e kalimtarëve. Nëse dikush del para makinës, sistemi e zbulon dhe alarmon shoferin. Nëse shoferi nuk vepron, sistemi e ndal vet makinën."

Ndërsa sistemi i vëzhgimit për aksidente gjendej kryesisht tek makinat luksoze, Chevrolet-i dhe kompani të tjera kanë filluar ta integrojnë në makinat e tyre.  

Toyota planifikon të integrojë sistemin për sigurinë në të gjitha makinat gjatë dy viteve të ardhëshme.  Bill Fey është menaxher për shitjen i kompanisë Toyota.

"Do të ketë karakteristika të ndryshme si një sistem për parlajmërimin para përplasjes dhe ndryshimin e korsive. Kjo ndihmon shoferët të jenë më të sigurtë, dhe kalimtarët. Pra drejt një epoke pa viktima në trafik."   

Ekspertët e industrisë thonë se konkurrenca në karakteristikat e teknologjisë së lartë ka nxitur prodhuesit të ecin përpara me teknologji që kalon përtej imagjinatës dhe në disa raste redukton viktimat. za

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.