VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TREGIME TË MISTERSHME ME NJERËZ TË PAIDENTIFIKUAR - FËMIJËT E FATKEQËSISË HEKURUDHORE NË ÇARFILD
E Djelë, 05.03.2015, 10:21am (GMT1)


Në mëngjesin e 13 tetorit të vitit 1928, fshati Çarfild në Angli u bë vend i një tragjedie të tmerrshme. Për shkak të mjegullës së madhe, një tren me 50 udhëtarë nuk e hetoi shenjën e kuqe dhe u ndesh me një tren të mallrave, me ç'rast shpërtheu edhe një zjarr. Gjithsej 15 udhëtarë humbën jetën e tyre, kurse 23 të tjerë u lënduan. Por, veçantia e kësaj tragjedie është se dy nga viktimat ishin një djalë dhe një vajzë, që të dy të vegjël. zjarri i kishte djegur aq shumë kufomat e tyre, saqë nuk mund të bëhej identifikimi. Për më tepër, askush kurrë nuk shkoi për t'i kërkuar ata. Pati teori se ato kufoma në fakt nuk iu takonin fëmijëve, por dy xhuxhëve, të moshës së rritur.

Pas fatkeqësisë u ndërtua një memorial për viktimat në Çarfild dhe dy fëmijët u varrosën aty. Thuhet se, me rastin e çdo përvjetori të fatkeqësisë, te ky memorial shihej një grua e veshur në të zeza. Por, derisa në një rast gazetarët tentuan t'i afroheshin kësaj gruaje, për ta investuar, ajo u largua me të shpejtë dhe nuk u pa kurrë më.

Image

Lordi i vogël Fauntleroy

Më 8 mars të vitit 1921 u gjet trupi i një djali të vogël në Qarkun Uaukesha, Uiskonsin. Ai ishte 57 vjeçar dhe ishte goditur në kokë me një mjet të topitur. Pesë javë para se të gjendej kjo kufomë, një punëtor kishte raportuar se kishte parë një çift në një veturë, të cilët ishin ndalur dhe e kishin pyetur për një djalë që iu kishte humbur. Gruaja dukej se ishte duke qarë. Por, më pas askush kurrë nuk erdhi për ta kërkuar kufomën edhe pse ishte caktuar një shpërblim për të gjithë ata që do ta jepnin ndonjë informatë. Djali i gjorë ishte i veshur me rroba të shtrenjta dhe, për shkak të ngjashmërisë me personazhin e famshëm të shkrimtarit për fëmijë, Francis Hodgson Burnett, ai u quajt Lordi i vogël Fauntleroy.

Ky rast mbeti i pasqaruar për 28 vjet, derisa u gjet një lidhje midis këtij djaloshi dhe Homer Lemay-t, një djali gjashtëvjeçar nga Milvoki, i cili dukej se ishte zhdukur në vitin 1921. I ati i Homerit, Edmond Lemay, thoshte se pasi që nëna e Homerit kishte vdekur nga TBC-ja, ai kishte lënë djalin e tij nën mbikëqyrjen e një çifti të quajtur Norton. Por, hetimet nuk mundën të gjenin asnjë të dhënë rreth Homer Lemay-t, e as rreth ekzistimit të një çifti me emrin Norton.

Image

Andrea Jerome Walker

Në vitin 2006, një zezak ishte dënuar në Toronto pasi që ishte zënë me kokainë me vlerë 10 dollarë. Autoritetet nuk e kishin idenë se kështu do të fillonte një tregim me të vërtetë misterioz.

Një vit më herët, njeriu në fjalë kishte ardhur në Kanada duke përdorë një pasaportë amerikane, me emrin "Andrea Jerome Walker". Por, kur autoritetet kanadeze deshën ta kthenin këtë njeri në SHBA, morën vesh se pasaporta e tij ishte e falsifikuar dhe se Andrea Jerome Walker nuk ishte emri i tij i vërtetë. Për këtë shkak, ai u vendos në një qendër të imigrantëve, derisa të vërtetohej identiteti i tij. Ai qëndroi në atë qendër për nëntë vjet, meqë autoritetet nuk dinë çka të bëjnë me të. Ai nuk mund të kthehet në vendin e tij, para se të zbulohet se nga cili vend e ka origjinën. Një kontroll i shenjave të gishtërinjve tregoi se Walker kishte jetuar me, të paktën, tetë identitete të ndryshme, në vende të ndryshme. Pas tërë këtyre viteve, Walker deklaroi se emri i tij i vërtetë ishte "Michael Mvogo" dhe se ai vinte nga Kameruni. Por, qeveria e këtij vendi ka thënë se, për shkak se ai kishte gënjyer disa herë në lidhje me identitetin e tij, nuk mund ta pranojnë Walker-in para se të dëshmohet se ai është nënshtetas i tyre. Pra, Walker vazhdon të mbetet "një njeri pa identitet".

Image


(Kosova Sot)

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.