VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KUSHTIM NË KUJTIM TË ASTRONAUTËVE TË VARË NË MISIONE

E Hënë, 05.04.2015, 06:16pm (GMT1)

Tre vjet më parë anija e hapësirës Enterprise u bë pjesë e relikeve historike, kur u përfshi në fondin e Muzeut të Detit, Ajrit dhe Hapësirës në Nju Jork. Më 27 prill të këtij viti, kjo anije iu dedikua kujtimit të astronautëve që kanë dhënë jetën në misionet e njerëzimit për të zbuluar misteret e gjithësisë.

Të afërm të astronautëve të anijeve Apollo 1, Challenger dhe Columbia u mblodhën më 27 prill në Nju Jork për ceremoninë e dedikimit të anijes Enterprise. Në pllakën përkujtimore thuhet “Enterprise – prototipi që hapi rrugën për programet hapsinore, i dedikohet sot ekipeve të guximshme që u shërbyen programeve amerikane të hapësirës dhe dhanë jetën në ndjekje të dijes, ekslorimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”.

Enterprise ishte anija e parë orbitale e NASA-s. Ajo ishte prototipi që zhvilloi teste brenda atmosferës së Tokës në 1977, të cilat më pas hapën rrugën për fluturimet në hapësirë.

June Scobbee Rodgers ishte bashkëshortja e Francis Dick Scobee, komandant i misionit hapsinor të anijes Challenger që shpërtheu pak pas nisjes më 28 janar

 “Im shoq Dick Scobee ishte komandant i anijes Challenger, por ai ishte edhe një ndër pilotët e testimit të anijes Enterprise. Prandaj ky dedikim është shumë kuptimplotë për ne”.

Një tjetër mision fatal ishte ai i anijes Columbia që shpërtheu gjatë kthimit në atmosferën e Tokës më 1 shkurt 2003, duke vrarë ekuipazhin me shtatë pjesëtarë. Evelyn Husband-Thompson, e veja e komandantit të anijes Columbia, Rick Husband shprehu mirënjohjen për ceremoninë dhe nderin që i bëhet familjes:

“Është një nder shumë i veçantë që jemi mbledhur me familjet e tjera. Ne kemi qenë shumë afër me njëri-tjetrin, pasi kaluam tragjedi të ngjashme. Prandaj ka rëndësi të veçantë që jemi së bashku për dedikimin”.

Ceremonia u zhvillua edhe në kujtim të anijes Apollo 1, ku tre astronautë gjetën vdekjen nga një zjarr që shpërtheu në kabinë gjatë një udhëtimi-provë. Aksidenti çoi në zhvillime të rëndësishme teknologjike dhe parametra të reja sigurie për udhëtimet në hapësirë. Lowell Grissom është vëllai i Virgil Grissom, pilot i anijes Apollo që vdiq nga aksidenti:           

“Ndjej një kënaqësi dhe nder të madh që këta heronj po nderohen sot. Ata kanë dhënë shumë për përparimin e programeve hapësinore dhe fakti që ndodhem këtu me familjet e tjera të fluturimeve në hapësirë është nder i madh për mua”. 

 NASA e mbylli programin e saj të fluturimeve në hapësirë në fund të vitit 2011. Që nga krijimi i tij e deri në mbylljen në vitin 2011, programi kishte regjistruar 135 misione për vajtje-ardhje në hapësirë. za

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.