VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TËRMETI ZVOGËLOI EVERESTIN 3 CENTIMETËR

E Hënë, 05.04.2015, 06:53pm (GMT1)


Deri tani nga tërmeti në Nepal numërohen mbi 7 mijë të vdekur dhe rreth 10 000 persona të tjerë të zhdukur.

Përveç kësaj tërmeti 7.8 ballë zvogëloi edhe malin Evereset. Mali më i lartë në botë u shkurtua me 3 cm, sipas shkencëtarëve.

Analiza është e bazuar në të dhënat e Agjencisë Hapësinore Europiane.Kur pllakat tektonike midis Indisë dhe Euroazisë, lëvizën duke shkaktuar tërmetin, bënë që korja e Tokës të relaksohej dhe ky relaksim i Tokës, sipas shkencëtarëve, reduktoi lartësinë e Everestit.

Roger Bilham, anëtar i Institutit të Kërkimet Shkencore Mjedisore gjithashtu tha, se një mal i pozicionuar në afërsi të qendrës së Nepalit, Annapurna, u rrit me 20 cm.

Ndërkohë për shkak të ortekëve të shumta të shkaktuar nga tërmeti me magnitudë 7.8 ballë është bërë pothuajse e pamundur "ngjitja në Everest", në këtë sezon. Nga ortekët e shumta u vranë të paktën 919 persona.

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.