VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Shën Valentini: Google Earth porosit ta festojmë në ishullin që ka formën e zemrës
E Shtunë, 02.14.2009, 10:21am (GMT1)

Voal-online Kush ka dëshirë ta festojë në mënyrë të veçantë e të paharrueshme sivjet Shën Valentinin, le ta dëgjojë këshillin e Google Earth, që sapo ka zbuluar një ishull të vogël në Kroaci me formën e zemrës. Bëhet fjalë për ishullin Galesnjak. Ishulli është i pabanueshëm. Google Earth e ka ripagëzuar me emin "Ishulli i të dashuruarve", të cilët, nëse vërtetë janë të tillë aq sa thonë, duhet të vihen në garë për ta vizituar. Galesnjak është pronë e Vlado Juresko, që drejton një agjenci udhëtimesh dhe që ka deklaruar se kurrë nuk e ka përfytyruar që ishulli i tij ta ketë formën e zemrës, derisa i ka shikuar pamjet e publikuara nga pikërisht Google Earth. Juresko është duke vënë lidhje me ishuj të tjerë në formën e zemrës të cilët gjenden në arqipelagun Fixhi (Fiji), në Argjentinë dhe në Australi, ndoshta për të krijuar një paketë turistike të pushimeve me emrin "arqipelagu botëror i dashurisë".



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.