VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Shën Valentini: Dalldia e Mbretit Henri VIII në letrat dërguar Anë Boleinit

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 05:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Shën Valentini: Dalldia e Mbretit Henri VIII në letrat dërguar Anë Boleinit
E Shtunë, 02.14.2009, 06:05pm (GMT+1)

Voal-online Kjo letër e famshme dashurie nga King Henry VIII drejtuar Anne Boleyn është e padatuar.  Ajo është gjetur në Vatican Library, me sa duket vjedhur nga Anne dhe dërguar në papat gjatë luftës së Henry VIII për anullimin e martesës së tij me Katharine of Aragon.  Edhe pse Henry argumentonte se anullimi bëhej mbi bazën e ndërgjegjës së tij (ai deklaronte se martesa ishte në kundërthënie të hapur me Biblën), shumë njerëz besonin se ai thjeshtë donte të martohej me Anne Boleyn. Përgjigjet e Anne kanë humbur. Letra është shkruar në frëngjisht.

 

***

 

E dashura dhe mikja ime: Unë dhe zemra ime vëmë veten tonë në duart tua, duke të lutur ty që t'i kesh ata mëtuesit e tu të pranuar prej teje, dhe se shpirtmirësia jote për ata nuk do të pakësohet gjatë mungesës. Prandaj do të ishte tejet e dhimbshme të rritej keqardhja e tyre gjersa mungesa nuk është e mjaftueshme, dhe më shumë se kurrë ata do të na kujtonin ne një pikë të astronomisë, e cila është, se sa më larg të jenë ditët ndaj diellit aq më shumë ato bëhen të zjarrta. Kështu është edhe me dashurinë tonë, sepse mungesa jonë nuk e zbeh aspak përvëlimin tonë, së paku nga ana ime, dhe unë shpresoj se edhe nga ana jote:  duke të siguruar ty se mërzia ime nga mungesa jote është tashmë tepër e madhe:  dhe kur unë mendoj për rritjen e vuajtjes e di se ajo do të bëhet e papërballueshme nëse nuk do të ketë kundruall saj shpresën e vendosur që kam përderisa unë nuk mund të jem pranë teje fizikisht, prandaj pi të dërgjoj të vetmen gjë të mundshme, pikërisht, portretin tim në byzylykun tim, me emblemën e tërë të cilën ti e njeh mirë. Duke e dëshiruar veten në vend të tyre, kur ti do të jesh e kënaqur. Kjo nga dora e

besnikut Tënd dhe mikut

 

H. Rex

 

***

 

Letra, shkruar nga Henry VIII për Anne Boleyn, në përpjekje për ta bindur atë që të bëhej gruaja e tij e dytë, do të publikohet e plotë në Britani për herë të parë në prill. Letra është shkruar aty nga viti 1528, në kohën kur ai kishte vendosur të shkëputej nga Kisha Katolike Romane, e cila nuk ia anullonte martesën e parë të tij me Katerinë Aragon.

Henry dhe Anne u martuan më 1533, por historianët thonë se Anne kishte disa afera gjatë martesës së tyre jetëshkurtër. Më 1536 Henry ia preu kokën asaj për tradhti bashkëshortore në Kullën e Londrës dhe u martua me katër gra gjatë jetës së tij. Gjatë mbretërimit të tij ai mbyti brutalisht reformimin protestant të kishës dhe u ndesh me Vatikanin, duke çuar në ndarjen e Kishës Anglikane nga Roma. Letra e dashurisë do të publikohet në kuadrin e eskpozitës

"Henry VIII; Man and Monarch", që hapet më 23 prill deri më 6 shtator dhe do të ketë edhe libra, objekte e tjerë.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Shën Valentini: Google Earth porosit ta festojmë në ishullin që ka formën e zemrës (02.14.2009)
Shën Valentin: Kur dy shpirtëra e gjejnë njëri tjetrin lidhja e tyre fillon mbi tokë dhe vazhdon përherë në qiell (02.12.2009)
Shën Valentini dhe Stina e Dashurisë (02.08.2009)
XHEJMS DIN OSE IKONA HOLLIVUDIANE E REBELIT (02.01.2009)
REKUIEM PËR MINO REITANON KALABREZIN QË KËNDOI ME BITËLLSAT (01.31.2009)
Fotografisë i mungon daltoniku gjenial Helmut Newton (01.27.2009)
Poetja që përuron Obamën (12.25.2008)
THOMAS WOODROW WILSON,GJENIU SHPËTIMTARI I SHQIPËRISË E KOMBIT SHQIPTAR& (12.14.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]