VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 100 vjetori i futurizmit ose primitivëve të një ndjeshmërie të re

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 02:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
100 vjetori i futurizmit ose primitivëve të një ndjeshmërie të re
E Hënë, 02.23.2009, 10:15am (GMT+1)

Lëvizja që pati në qendër të saj dinamizmin, shpejtësinë, fuqinë e makinave, si dhe gjallërinë (vitalitetin) e ritmin e çmendur të jetës moderne, lindi 100 vjet më parë në Itali.

"Qënduram zgjuar gjithë natën miqtë e mi dhe unë nën llampadarët e xhamisë me kubenë prej tunxhi të latuar, yjëzuar si shpirtërat tona, sepse si ato lëshonin rreze nga vezullimi i ngujuar i një zemre elektrike."

Me këto fjalë më 20 shkurt 1909 në faqet e së përditshmes Le Figaro do të shfaqej Manifesti i Themelimit të Futurizmit.

Futurizmi, lëvizje moderniste me zanafillë krejtësisht italiane, buruar prej intuitës së guximshme të Filippo Tommaso Marinetti, synonte ta përmbyste rregullin e të gjitha arteve dhe ta përballte jetën shoqërore me një ndjeshmëri të paparë kundruall kohës së saj, karakterizuar nga përparimi teknologjik dhe nga zbulimet e reja shkencore.

Qëllimi i futurizmit ishte për ta modernizuar botëkuptimin e jetës dhe të arteve zotëruese në Itali, duke iu kundërvënë kalsicizmit dhe të gjitha dobësive që ai mbartte me vete në mjediset artistike, dhe duke imponuar dashurinë për makinat, teknologjinë dhe shpejtësinë.

"Bijtë e brezit të sotëm, të cilët jetojnë midis kozmpolitizmit, vërshimit sindikalist dhe fluturimit të aviatorëve janë projektime të njeriut të shumëzuar me vetveten të cilin ne po përgatitim."
Qysh nga publikimi i Manifestit të parë lëvizja shpërtheu me një vrull provokator gojor të dhunshëm dhe polemizoi për të gjitha rregullat sociale e akademike.

Të parët që iu përgjigjen thirrjes së lëshuar nga Marinetti ishin Umberto Boccioni, Luigi Russolo, Giacomo Balla, e Gino Severini, të cilët më 1910 do të shkruanin "Manifestin teknik të pikturës futuriste".
Ishin pikërisht manifestet programmatike ato që ia dhanë futurizmit shtyllën kurrizore, ato që i bënë të qarta konceptet novatore me të cilat propozonin të rindërtonin një ndjeshmëri të re ndaj jetës. Këto shkrime, tejet teknikë, nganjëherë ironikë e provokatorë, arritën të përftohen në përfytyrimin e shumë artistëve të tjerë, të cilët në fillim kishin qenë armiqësorë ndaj ndryshimeve rrënjësore. Shkrimet në fjalë arritën të krijojnë lidhjet midis popullit dhe artit.

Aavangarda futuriste ishte më poliedrike dhe bujare në kërkimet dhe në prodhimtarinë në të gjitha artet, (pa nënvlerësuar asnjërin, madje nuk mungonin as eksperimentimet kinematografike), përfshirë arkitekturën, fotografinë, deri te zakonet, tek politika dhe madje tek kultura e të gatuarit.

Marinetti u dëshmua skajshmërisht kreativo në të studiarit e mënyrave dhe mjeteve për të mbajtur në qendër të vëmendjes së publikut veprimtarinë e grupit, e duke ngjallur interesin e masave edhe jashtë vendit, ku përuruan ekspozita apo dhanë konferenca.

Një mënyrë e vrazhdë dhe një të folur i dhunshëm i karakterizoi mënyrat e të vepruarit të futuristëve, çka nuk mungoi së krijuari hutime, por pas një periudhe të shkurtër kundërshtimeshe dhe mosbesimesh, shumë, para së gjithas artistë të rinj, u përfshinë në lëvizjen, e cila, sipas përkufizimit të vetë themeluesit, ishte "një lëvizje antikulturale, antifilozofike, lëvizje idesh, intuitash, grushtash, shqlemash pastrues dhe përshpejtësues. Futuristët luftojnë maturinë diplomatike, tradicionalizmin dhe neutralizmin, muzetë, kultin e librit."
Pavarësisht një maskilizmi të shfrenuar, në Itali, futurizmi imponoi bazat për të drejtën e votës edhe të grave dhe për pjesëmarrjen e tyre në jetën politike, me qëllim që të përtërijnë parlamentarizmin arkaik, si dhe për t'i rrënuar idetë paragjykuese për "femrën nënë" dhe për "femrën fatale". Dy nga femrat që lanë më shumë shenja të pashlyeshme në kuadrin e avangardës ihsin Valentine De Saint Point, autore e Manifestit të femrës futuriste, dhe e Manifestit të Dalldisë, si dhe piktorja e poetesha Benedetta Cappa, e cila u martua me Marinettin më 1923.
Përveç manifesteve, mbrëmjet teatrore arritën ta fuqizojnë këtë revolucion kulturor, duke kulmuar me spektaklet qëllimisht kaotikë e provokatorë ku ekspozoheshin njëkohësisht leximet e poezive futuriste, muzika e zhurmshme dhe piktura dinamike. Shpesh këto mbrëmje bëheshin burim përplasjesh ideologjike mes mbrojtësve të akademizmit klasik dhe futuristëve e simpatizantëve të tyre, duke kulmuar me ndërhyrjen e forcave të rendit impenjuar të qetësojnë shpirtërat më të flaktë të të dyja palëve, detyruar të bëjë arrestime dhe procedime gjyqësore.
Në letërsi futurizmi imponohet me "Fjalë në liri", formulin i themeluesit të kësaj lëvizjeje që, shumë i vëmendshëm në kërkimin e formave të reja të komunikimit, për të kundërshtuar gjuhën dhe poetikat tradicionale, krijoi një gjuhë sintetike e cila zëvendësonte sintaksën normale dhe pikësimin me një gjuhë shumë të thatë, mbushur me onomatope, me akrostikë dhe me simbole, duke eliminuar sa më shumë që të ishte e mundur nyjat dhe lakimet. Nga poemat marinetiane Zang Tumb tumb, e Battaglia + peso + odore , e nga Parolibere të Govoni mund të jepet një shembull konkret.
Në pikturë e në skulpturë artistët futuristët i ngjiznin veprat e tyre duke u nisur nga plasticiteti dhe nga lëvizja në krejt dinamizmin e tyre, e me një vëmendje të veçantë ndaj përdorimit të ngjyrës. Sa i përket muzikës, muzikanët futuristë shfrytëzonin tingujt dhe zhurmat e metropoleve e të kantiereve për të shprehur forcën ndërtuese industriale duke shpikur disa instrumente të pagëzuar "Intonarumori" (Tingëllimzhurma).
Falë një vargu konferencash në Rusi në vitet 1910, e falë organizimeve të ekspozitave në Francë e Çekosllovaki, në pak kohë fama e futurizmit arriti në mbarë botën, duke sjellë stilin novator përveçse në gjithë Europën, edhe në Amerikë e në Japoni, duke frymëzuar krijimin e disa degëzimeve të avangardës, si egofuturizmi, kubofuturizmi, raxhiofuturizmi, dhe futurizmi rus.
Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore futuristët u deklaruan interventistë të flaktë dhe u nisën qysh në fillim vullnetarë në front. Për shkak të luftës disa prej tyre u zhdukën, duke mbyllur atë që historianët e avangardës e quajnë periudha e "futurizmit të parë", e cila ishte periudha më kreative e lëvizjes.

Me të mbaruar lufta lëvizja iu dha jetë shoqërive të Fashistëve Futuristë (Fasci Futuristi) dhe manifestet e saj politike ndikuan Musolinin aq shumë sa bënë që ai të marrë prej andej shumë pika programore. Kjo çoi edhe në bashkimin e Fashove të luftëtarëve rreth duçes në propagandë të përbashkët me futuristët të cilët shpresonin se te ai do t'i shikonin të realizuar vizionet e tyre. Futurizmi politik karakterizohej nha sjellje antimonarkike e antiklerikale, si dhe nga ideja "e fshirjes së kujtimit brejtës të madhështisë romake, për ta zëvendësuar me një madhështi italiane njqëqind herë më të madhe." Pikërisht këto pika përbënë pikëtakimet më të forta midis futuristëve dhe regjimit të ardhshëm, i cili i forcoi raportet me monarkinë dhe klerin, dhe ia ripropozoi popullit një estetikë të bërë prej klasikëve grekë dhe në mënyrë të veçantë nga Perandoria Romake. Prej vititl 1920 Marinetti dhe shumë futuristë u ditancuan nga Musolini dhe nga fashizmi duke e akuzuar për pasatizëm. Pavarësisht këtij ripozicionimi, Musolini gjithnjë u tregua i vëmendshëm ndaj liderit të lëvizjes  dhe ndaj vetë lëvizjes futuriste, duke e zyrtarizuar si art të shtetit dhe duke ia dhënë Marinetit më 1929 karriken e Akademikut të Italisë.

Në rrjedhën e gjithë viteve 1920 e 1930 futurizmi vazhdoi kërkimet e tij stilistike dhe komunikative në art, duke u shtrirë sidomos në kërcimet (balet), në teatrin sintetik dhe në kulinari (artin e guzhinës).
Përgjatë asaj periudhe disa artistë të kësaj lëvizjeje filluan t'i rikushtohen klasicizmit, ndërsa të tjerë krijuan stile të reja dhe bënë eksperimente të reja.
Me zhvillimin e aviacionit lindi aeropoezia e aeropiktura, autorët, të nxitur nga fluturimet aeronautike do të sillnin në letër dhe në telajo ndjesitë dhe perspektivat e fluturimeve aeronautike.
Nëse do të kërkohej një datë përmbyllëse e aventurës futuriste, të cilën shumëkush, përfshirë Enciklopedinë Britanike e shënojnë më 1930 (kur vdiste Umberto Boccioni), ajo në të vërtetë mund të vinte më 2 dhjetor 1944, në të njëjtën datë kur vdiste themeluesi i kësaj lëvizjeje. Pavarësisht periudhës tejet të gjatë të mënjanimit dhe përjashtimit, realizuar nga kritikë pak të zgjuar, të cilët padrejtësisht e lidhnin lëvizjen avangardiste me fashizmin në çdo përbërës të tij, e që krejt gabimisht i kanë analizuar deklaratat më provokatore të futurizmit në temën e maskilizmit e militarizmit, ndikimi futurist nuk ka pushuar së ekzistuari në art dhe në komunikimin botëror. Janë të mbështetura mendimet se Pop Art, muzika elektronike, publiciteti (reklamat), grafika, gjuhësia dhe letërsia e sotme kanë shumëçka prej futurizmit.

Ndërkohë, në degëzimin e saj rus, lëvizja futuriste do të kishte një ndikim të fuqishëm në Rusinë e viteve të Pas Revolucionit të Tetorit. Zëri më i spikatur i këtij degëzimi do të ishte padyshim Vladimir Majakovski, i cili i ruajti në krijmimtari e në veprimtarinë e tij politike e gazetare deri në fund të jetës së tij të ndërprerë, të gjitha shenjat e futurizmit. Ndërsa në degëzimin e saj perëndimor, pjellë e drejtpërdrejtë e futurizmit dhe paralele me të do të ishte dadaizmi, një tjetër lëvizje e fuqishme, e cila do të lindte në Zyrih më 1916 dhe do të kishte në qendër pikërisht nihilizmin ndaj traditave.

 

Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Shën Valentini: Dalldia e Mbretit Henri VIII në letrat dërguar Anë Boleinit (02.14.2009)
Shën Valentini: Google Earth porosit ta festojmë në ishullin që ka formën e zemrës (02.14.2009)
Shën Valentin: Kur dy shpirtëra e gjejnë njëri tjetrin lidhja e tyre fillon mbi tokë dhe vazhdon përherë në qiell (02.12.2009)
Shën Valentini dhe Stina e Dashurisë (02.08.2009)
XHEJMS DIN OSE IKONA HOLLIVUDIANE E REBELIT (02.01.2009)
REKUIEM PËR MINO REITANON KALABREZIN QË KËNDOI ME BITËLLSAT (01.31.2009)
Fotografisë i mungon daltoniku gjenial Helmut Newton (01.27.2009)
Poetja që përuron Obamën (12.25.2008)
THOMAS WOODROW WILSON,GJENIU SHPËTIMTARI I SHQIPËRISË E KOMBIT SHQIPTAR& (12.14.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]