VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Automobilit të garës E Premte, 02.27.2009, 12:16pm (GMT1)
Filippo Tommaso Marinetti Perëndi e furishme e një race çeliku, të përgjakur, në horizont Ja, si shkon revan, thellë pyjeve, tej poshtë ! Ç'rëndësi ka, djallushi im i bukur? unë jam në dorën tënde! Merrmë! Merrmë! Mbi tokën shurdhane, ndonëse e tëra drithëron nga jehonat zhurmëtare; nën qiellin e qorruar, ndonëse plot me yje, unë shkoj duke rënduar ethet e mia dhe dëshirën time, duke i kamzhikuar me goditje të forta shpate. Dhe tash e tevona ngre kryet Për t'i ndjerë mbi qafë Në shtrëngim të butë krahët E çmendur të erës, të kadifejta e tejet të freskëta Janë tutë ata krahë magjepsës dhe të largët Që më tërheqin, dhe era S'është tjetër veç krahu yt i humnerës, o Pafundësi pa fund që me gëzim më përthith! Ah! Ah! Shoh për një çast mullinjtë Të zes, plogështanë, që duket sikur rendin mbi flatra pëlhure të ashtëzuar si mbi këmbë zgjatane Tashmë malet kanë për të hedhur Mbi vrapin tim mitanin e flladit përgjumës, atje, në atë bëmë ogurkeqe Male! Kopè e përbindshme mamutësh, çfarë trokthesh të rënda, duke harkuar kurrizët tuaj të hatashëm, nganjëherë pështjellë, nganjëherë pse jo nga lëmshi gri i mjegullave! që vulosin sipër rrugëve çizmet përrallore shtatë legash të këmbëve tuaja kolosale O male me mitanë të bruztë flladitës! O lumenj të bukur që frymoni Lumnisht netëve hënëplota! O rrafshnalta të mugëta! Unë ju kapërcej revan! Mbi këtë përbindëshin tim të çmendur! Yje! O yjet e mi! E dëgjoni ju Kalërimin e hapave të tij! Zërin e tij shpërthyes, që leh dhe prap leh Dhe kumbimin e mushkërive të tij të hekurta Rrrrrreknyes në humnerrrrrë Pambarrrrrrimishshsht? E pranoj sfidën, o yjet e mia! Sa më shpejt! Edhe sa më shpejt! Dhe pa ndalje, as pushim ! Lëshoi frenat! Nuk mundesh? Thyeji, atëherë, që pulsi i motorit t'i qindfishojë vrullet e tij! Urrà ! Pa lidhje më me këtë tokë të plehtë! Sipër lumit dehës të yjeve Shqipëroi Elida BUÇPAPAJ |
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |