VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Eva Mendes bukuria kubane harkuar mbi dy brigjet e Amerikës

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 12:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Eva Mendes bukuria kubane harkuar mbi dy brigjet e Amerikës
E Mërkurë, 03.04.2009, 02:28pm (GMT+1)

Eva Mendes, lindur më 5 mars 1974, plot tridhjetë e pesë vjet më parë, është një aktore amerikane. Ajo filloi si aktore në fund të viteve 1990, dhe u bë e njohur pas një vargu rolesh në disa filma të mëdhenj të Hollywood-it, si 2 Fast 2 Furios (Tepër i shpejtë, tepër i tërbuar), Hitch (Ndukja), Raining Day (Dita e Stërvitjes), Ghost Rider (Kalorësi fantazmë) dhe We Own the Night (E bëmë tonën natën).

Mendes u lind në Maiëmi (Miami) të Floridës nga prindër kubanë dhe u rrit në Los Anxhelos nga e ëma pas ndarjes së prindërve të saj. Aktorja ka thënë se mamaja e saj "ka vuajtur pa masë që ta bënte jetën time OK" gjatë viteve të hershme të saj. Babai i saj ishte një shitës veturash dhe mamaja e saj, edhe ajo me emrin Eva, ishte mësuese filloreje. Aktorja e ardhshme ishte fëmija e katërt e familjes, ajo ka dy motra e një vëlla. Ëndërra e saj ishte të bëhej murgeshë. Duke mos përfytyruar asnjëherë të bëhej aktore, ajo ndoqi shkollën e mesme në Glendale dhe pastaj shkoi në Universitetin e Shtetit të Kalifornisë, Northridge, ku do të studionte për marketing, por e ndërpreu ngaqë filloi karrierën e aktores. Për profesionin e ri ajo studioi me Ivana Chubbuck.

Një ditë prej ditësh Mendes ra në sy të një agjenti artistik, i cili e bindi atë të merrej vetëm me profesionin e aktores. Veprimtarinë e filloi me video muzikore komerciale, përfshirë paraqitjen në videon e Will Smith "Miami" dhe në videon e grupit muzikor Pet Shop Boys me titull "Se a vida è/ That's the way life is" (Kështu është jeta) në vitin 1996 dhe në videon e grupit Aerosmith "Hole in My Soul" (Zgavër në shpirtin tim) në vitin 1997. Pastaj ftohet në role të ndryshme të serialeve televizive soap-opera, pra filma me tema popullore. Luan edhe në ndonjë rol të dytë kinematografik. Pjesëmarrja e saj në një film të ekranit të madh ishte në "Children of the Corn V: Fields of Terror" (Fëmijët e zonës 5: Fushat e Terrorit).

Roli i parë i rëndësishëm kinematografik për Mendes ishte në filmin fitues të çmimeve dhe tejet të mirëpritur nga kritika, Training Day. Ky sukses çoi në role të tjerë në filma si Stuck on You, Once Upon a Time in Mexico (Ngjitur pas teje, një herë e një kohë në Meksikë). Pastaj do të kishte rolin kryesor femëror në komedinë Hitch përballë Wil Smith. Për rolin në Ngjitur pas teje, një herë e një kohë në Meksikë, ajo mori një kandidim për çmimin Teen Choice Awards (Çmimet e Dhënë nga Adoleshentët). Mendes ka luajtur edhe role komerciale për prodhime të firmave të rëndësishme si Gushers, Revlon dhe Levi's. Mendes luajti rol kryesor në Ghost Rider me Nicolas Cage dhe më sonë luajti përkrah Joaquim Phoenix, Mark Wahleberg dhe Robert Duvall në filmin E bëmë tonën natën. Krahas roleve kinematografike, Mendes është gjithnjë e përfshirë si zëdhënëse ndërkombëtare e firmës së famshme të prodhimeve kozmetike Revlon Cosmetics. Ajo iu bashkohet kështu disa prej modeleve dhe aktoreve të shquara si Julianne Moore, Halley Berry dhe Cindi Crawford të cilët janë shfaqur në reklamat televizive dhe videot komerciale të Revlon. Ajo është dhe një përkrahëse e pasionuar e pjesëmarrëse aktive e fushatës së Revlon kundër kancerit të gjirit.

Revista "Maxim" e radhiti Mendes në vendin 7 në 2007 Hot 100. Ajo pati ballinën e parë të Maxim në nëntor 2007. Ndonëse iu rezistoi ofertave të Playboy, ajo u shfaq nudo në revistën Flaunt. Edhe pse gjiri i saj nuk ekspozohej, lexuesit mundën ta shikonin shpinën dhe vithet e saj. Mendes thoshte për këtë: "Kam bërë ca regjistrime paksa nudo. Nuk do të shikoni kushediçfarë. E kam mbuluar veten...por unë e adhuroj revistën Flaunt. Mendoj se puna e saj mjeshtërore është e nga më të mrekullueshmet aq sa e kërkon arti I  fotografisë, prandaj pranova. E ndjeva veten vërtet mirë, ishte mrekulli. Ka diçka që njeriu e ndien veten si të çliruar." Ajo u shfaq nudo edhe në Calvin Klein për parfumin Secret Obssesion.

Në dhjetor 2007, People for the Ethical Treatment of Animals (PETA), pra Njerëzit për Trajtimin Etik të Kafshëve, përdori foto nudo të Mendes për fushatën kundër prodjimeve prej gëzofesh të kafshëve, me parullën "Fur? I'd rather go naked". Mendes është gjithashtu zëdhënëse modele për 2008 Calendar of Campari, frymëzuar nga subjekte përrallaash, realizuar nga fotografi Marino Parisotto.

Më 2008, Mendes luajti rol kryesor në The Women, një film komedi ansambël, ku luajnë Meg Ryan, Anette Bening, Jada Pinkett Smith dhe Debra Messing. Filmi, prodhuar nga Victoria Pearman dhe Mick Jagger të studios Jagged Films, si dhe Bill Johnson i Inferno Productions, and English, u nxor në kinema nga Picturehous, një xhointvençër i HBO dhe New Line Cinema. Mendes u votua No. 4 më 2008 dhe No. 1 më 2009 në edicionine AskMen.com: Top 99 Most Desirable Women. (99 femrat më të dëshiruara). Mendes pozoi topless me gjoksin e zbuluar për revistën "Vogue Italy" në maj 2008. Ajo u shpall si fytyra ndërkombëtare e Australia's 30 Days of Fashion & Beauty zhvilluar në korrik 2008. Ajo do të paraqitej si e ftuar në një numër veprimtarish përgjatë muajit të festivalit, shtator.

Më 4 shtator 2008, Mendes bëri të ditur se po ndërmerrte një linjë të prodhimeve për shtratin, të cilat u bënë më të shiturat në supermarketet Macy's atë muaj. Në tetor ajo do të kish të njëjtin sukses në supermarketet Harrod's përgjatë Europës kur do të promovonte prodhimet Seductive Comfort të Calvin Klein. Mendes është në bisedime për të luajtur rol kryesor në ribërjen amerikane të filmit të famshëm meksinan Y Tu Mamà También. Thuhet edhe se do të luajë rolet kryesore në Last Night me Keira Knightley, Sam Worthington dhe Guillaume Canet. Mendes gjithashtu luajti në videon muzokore The End Has No End (Fundi s'ka fund) të Strokës. Në janar 2009, Mendes u shpall "Most Desirable Woman of 2009" në një votim të AskMen.com.

Në fillim të vitit 2008, Mendes ishte në qendër të thashethemeve se ishte shtruar në një klinikë rehabilitimi kundër drogave në utah për disa javë rresht. Në një deklaratë, zëdhënësi i saj tha se ajo "ka punuar tepër rëndë gjatë vitit të shkuar dhe bëri një punë me mend duke marrë një kohë të nevojshme për t'u marrë me probleme personale, çka ajo e ndjente se e meritonte jashtë fushës së saj profesionale. Për shkak të respektit për jetën private të Evës ne nuk mund të japim më tepër hollësi." Mendes prej një kohe të gjatë është në marrëdhënie me producentin peruian George Gargurevich.

Më 2008, Mendes u shpreh hapur në përkrahje të Barak Obamës në garën për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Automobilit të garës (02.27.2009)
Themelimi dhe Manifesti i Futurizmit (02.25.2009)
100 vjetori i futurizmit ose primitivëve të një ndjeshmërie të re (02.23.2009)
Shën Valentini: Dalldia e Mbretit Henri VIII në letrat dërguar Anë Boleinit (02.14.2009)
Shën Valentini: Google Earth porosit ta festojmë në ishullin që ka formën e zemrës (02.14.2009)
Shën Valentin: Kur dy shpirtëra e gjejnë njëri tjetrin lidhja e tyre fillon mbi tokë dhe vazhdon përherë në qiell (02.12.2009)
Shën Valentini dhe Stina e Dashurisë (02.08.2009)
XHEJMS DIN OSE IKONA HOLLIVUDIANE E REBELIT (02.01.2009)
REKUIEM PËR MINO REITANON KALABREZIN QË KËNDOI ME BITËLLSAT (01.31.2009)
Fotografisë i mungon daltoniku gjenial Helmut Newton (01.27.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]