VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

'PENELOPE CRUZ SHTATZËNË 4 MUAJSHE'
E Hënë, 07.26.2010, 12:18pm (GMT1)

Kështu shkruan e përditshmja spanjolle El Mundo. Aktorja kohët e fundit është martuar me Javier Bardem

Voal-online -Penelope Cruz (Penelopë Kruz), e cila është martuar më 1 korrik me kolegun Javier Bardem, thuhet të jetë shtatzënë katërmuajshe, shkruan e përditshmja spanjolle El Mundo.

Sipas suplementit La Otra Cronica të së përditshmes spanjolle, fëmija i parë i aktores së preferuar të regjisorit gjenial Pedro Almodovar do të lindë para fundit të vitit. Cruz, 36 vjeçe, është ndërkohë në sheshin e xhirimit të fillmit "Piratët e Karaibeve 4, në kufijtë e botës".

Të dy aktorët spanjollë janë martuar në Musha Cay, në ishujt Bahamas, në shtëpinë e iluzionistit David Copperfield, gjatë një jave të një feste tejet ekskluzive: 24 të ftuar, shkruan El Mundo, të cilëve iu kanë shërbyer 40 kamarierë.

(http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.