VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - RENIS BODINAKU I APASIONUAR PAS BENZ MERCEDESIT

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 09:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
RENIS BODINAKU I APASIONUAR PAS BENZ MERCEDESIT
E Mërkurë, 08.04.2010, 04:53pm (GMT+1)

Mercedes Benz, seria 108, prodhuar 1969.

Rreth 10 km në periferi të Tiranës një i ri 32 vjeçar është duke krijuar një koleksion makinash të vjetra të gjitha të restauruara në variantin origjinal.

Renis Bodinaku ishte 12 vjeç, në korrik të vitit 1990, kur së bashku me pjesëtarë të tjerë të familjes hyri në Ambasadën gjermane në Tiranë, në mesin e rreth 3 mijë refugjatëve. Ai kaloi një pjesë të fëmijërisë dhe adoleshencës në Mannheim të Gjermanisë, ku dhe kreu studimet në një shkollë profesionale.

Ky ishte dhe momenti që mund ta konsideroj si "kthesa e madhe" e jetës time drejt profesionit të autorestaurimeve, thotë ai për DW. "Dy vjet ishin njohuri të përgjithshme dhe një vit e gjysëm ishte për specialitetin, për të ndjekur atë që dëshiroje. Vendosa për makinat se ato më pëlqenin dhe ato vazhdova. Shkolla na çoi për praktikë në autoservise të ndryshme. Kemi shkuar në Shtutgard, Dortmund, Hamburg, në të gjithë landet e Gjermanisë".

Renis Bodinaku

Me kthimin e tij në Tiranë, pas 7 viteve emigracion, Renisi synonte që eksperiencën e pasur gjermane ta ushtronte vetë në një servis makinash. Ndjehet i përkëdhelur nga fati që i jati i tij, një nga ustallarët më të mirë në Tiranë, hapi një aktivitet për riparimin e automjeteve. Pas vitit 2004 "çelësat" e servisit i mori Renisi dhe qysh nga ky moment ai tregon për DW se u jetësua ëndërra për të krijuar një koleksion makinash historike. "Që kur kam qënë i vogël në Gjermani unë shkoja tek vendet që njiheshin si varrezat e makinave. Kisha qejf t`i çmontoja ato dhe t`i montoja sërish, sepse e kisha në gjak punën e makinave. Në 2004-n bleva makinën e parë, ishte një model SLC 280 që e solla nga Gjermania, i vitit 1975. Pastaj bleva 2 Mercedez Benz të tjerë, Ponton quhen ato, njëri ishte prodhim i vitit 1954, kurse tjetri ishte i vitit 1961. Më pas bleva makina në Zvicër, por dhe në Amerikë kam blerë shumë makina të vjetra".

Është i dukshëm vendimi i Renis Bodinakut se koleksioni i tij historik do të ketë në përbërje vetëm Benz Mercedes. Restaurimi i këtyra makinave të vjetra, siç shpjegon ai, është strikt në një aspekt: çdo pjesë e tyre deri dhe tek një nyje a bullon lidhës duhet të jetë origjinale. Renisi mendon se nga Benz-i nëpërmjet internetit, apo porosive që bën tek miqtë dhe të njohurit e tij mund të gjejë gjithshka që i duhet në punën e tij.

Mercedes Benz, seria 230SL, prodhuar 1966.

Seritë e Mercedes-ëve që janë pjesë e koleksionit të Renis Bodinakut janë nga më të ndryshmet. Ai thotë se identifikimi i tyre bëhet nga numri i shasive. Ka dy vetura të serisë 107, njëri prodhim i vitit 1975 dhe tjetri i vitit 1987. Ka gjithashtu nga seria 108 një prodhim të vitit 1969 dhe nga seria 109 që tip të prodhuar ndërmjet viteve 1971 e 1972. Nga seria 110 ka një Benz Merceds të vitit 1954, kurse nga ajo 111 është një prodhim klasik me cepa të ngritur në pjesët e pasme, prodhuar më 1962. Serinë 112 e ka ende në kërkim, ndërkohë që nga 113-a ka një prodhim të vitit 1966, një tip 230SL. Nga seria 114 ka një Benz të vitit 1975. Pjesë e koleksionit janë dhe përfaqësueset nga seritë 120, 121, 126, 129 etj. Një nga makinat që e ka më shumë për zemër është një Mercedes tip "Adenauher" që është dhe prodhimi më i vjetër në koleksionin e tij, në vitin 1952.

Ditët e fundit Renisi thotë se po has pengesa nga një taksim që është futur për makinat e vjetra. "Kjo është një nismë e mirë e autoriteve për të stimuluar mbrojtjen e mjedisit nga çlirimi i gazrave e mjeteve motorike të amortizuara. Por qeveria duhet të bëjë dallime, për rastet kur makinat e vjetra që importohen nuk kanë qëllime shitje ose përdorimi", thotë ai për DW. Sepse dhe llogaritë ja vështirësojnë punën: Një makinë që e blente diku tek 2 mijë euro dhe që i tatohej rreth 2500 euro, tani taksa është gati 4 fishuar...

"Ky është një handikap serioz për procesim tim të koleksionimit", thotë ai duke shpresuar se do ta zgjidhë më autoritetet doganore këtë çështje.

 Mercedes Benz, seria 110, prodhuar 1954.

"Jam i dashuruar pas Mercedes-it. Sepse atë lloj marke e zotëroj deri në perfeksion. Të them të drejtën është dhe e vetmja markë që të shërben edhe për pjesët. Që gjen psh dhe pjesë nga prodhimet e viteve '30. I kërkon, kushtojnë, por ama i gjen. Kam dhe një Rolls Royce, prodhim të vitit 1972, por të gjithë të tjerat janë Mercedes Benz. Unë mendoj që t`i lëmë brezave të ardhshëm fakte se si kanë qënë ndërtuar makinat e vjetra. Nuk kam asnjë lloj ideje që më to do të bëj biznes, apo do të pëfitoj prej tyre. Këto janë thjesht pasion. Se një ditë edhe Shqipëria do të bëhet".

Do të ketë dhe hapësira për memorie të tilla historike. Ashtu siç ndodh dhe në vende të tjera të botës, apo në Gjermani. "Benz-i" është një markë shumë e dashur dhe atraktive për shqiptarët. Ata e blenë atëhere kur infrastruktura ishte e mjeruar dhe vetëm një markë e tillë mund të mbijetonte. Ata e blejnë dhe tani, duke patur modele me të avancuara, si një zgjedhje të pagabueshme për të udhëtuar". Ndaj dhe Renisi ka bindje se koleksioni i tij ka seç t'u tregojë brezave që vijnë, si një retro për seri e modele që i gjen në të gjitha variantet dhe vitet e prodhimit në rrugët kryesore e dytësore të Shqipërisë.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TRIPTIK NGA ARMIN TIRANA (08.01.2010)
ZHDUKJA E DINOSAURËVE BRENDA NJË NATE (07.31.2010)
NGJITJA E NJË GANGSTERI. RUSIFIKIMI I STALINIT GJATË INTERNIMIT (07.30.2010)
ERA E RE E INTELIGJENCËS ARTIFICIALE (07.29.2010)
'PENELOPE CRUZ SHTATZËNË 4 MUAJSHE' (07.26.2010)
I GJITHË QIELLI NË AFRO NJË MILION FOTOGRAFI (07.21.2010)
THESARET QË U ZHDUKËN PA LËNË GJURMË (07.20.2010)
KUSH E KA VRARË MALCOLM X? ÇFARË PËRFAQËSON MALCOLM X? (07.16.2010)
ZBARDHET URDHËRI I RAMIZ ALISË PËR VRASJET NË KUFI (07.06.2010)
TRENI ISHTE SHUMË I GJATË: SI ERDHËN 3200 SHQIPTARËT NË GJERMANI (07.03.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]