E Premte, 03.29.2024, 02:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
DOKUMENTARI "COUNTDOWN ZERO" SHËRBEN SI NJË KUJTESË SE ARMËT BËRTHAMORE NUK JANË RELIKE TË LUFTËS SË FTOHTË
E Djelë, 08.08.2010, 08:53am (GMT+1)

Ideja që përshkon filmin është se në një botë të pasigurt të mbushur me terroristë, vende të papërgjegjshme dhe oportunistë, është vetëm çështje kohe para se armët bërthamore të bien në duart e gabuara dhe të shkatojnë dëme të pallogaritshme.

"Në një të miliontin e parë të sekondës lëmshi i zjarrtë është pak më shumë se 150 metra diametër. Brenda 10 sekondash do të arrijë në 1,6 kilometra. Temperatura do të jetë më e lartë se ajo e sipërfaqes së diellit".

Përshkrimi rrëqethës i një shpërthimi bërthamor është vetëm njëri nga ato që Lusi Uoker ofron në dokumentarin e saj "Countdown to Zero", për kërcënimin e armëve bërthamore.

Duke përdorur të dhëna shkencore dhe histori të ngjarjeve pothuajse të kthyera në aksidente bërthamore, Uoker arrin të trondisë edhe shikuesin më pasiv. Uoker e konsideron terrorizmin si rrezikun më të madh për një sulm bërthamor por thotë se nuk është i vetmi.

Lusi Uoker dhe Lorenc Bender, producenti që ka fituar Oskarin për filmin "An inconvenient truth" sjellin mendimet e 11 krerësh shtetesh, shkencëtarësh bërthamorë, oficerësh ushtarakë dhe të tjerësh që thonë se se Rusia dhe zonat përreth saj kanë më shumë shanse që të furnizojnë terroristët me uranium të pasurura apo plutonium. Ja ç'thotë ish-agjentja e CIA-s Valerie Plame-Wilson:

"Grupe të ndryshme terroriste janë përpjekur të shtien në dorë armë të shkatërrimit në masë, veçanërisht bërthamore. Shumë vende i kanë këto materiale. Dhe shpesh ato nuk janë të mbrojtura. Por nëse do të isha një terroriste që do të doja të ndërtoja një bombë bërthamore dhe të hidhja në erë një qytet të madh, do të drejtohesha tek vendet e ish-Bashkimit Sovjetik".

Bender thotë se kontrabandistët e sotëm të materialeve bërthamore janë më të rrezikshëm sesa strategët dhe diplomatët e Luftës së Ftohtë, sepse ata nuk e kanë problem t'ia shesin kujtdo që paguan më shumë:

"Në film shfaqet një person që vetëm ka si qëllim të blejë një makinë amerikane".

Sipas dokumentarit, terrorizmi nuk është i vetmi kërcënim për një katastrofë bërthamore. Aksidentet bërtjhamore mund të jenë po aq katastrofike siç është rasti i Rusisë në vitin 1995 kur mendonte se po sulmohej nga Shtetet e Bashkuara.

Rusia nuk e kishte vënë re një njoftim zyrtar se Shtetet e Bashkuara do të lëshonin një raketë nga Norvegjia për të studiuar dritat e veriut. Ushtria ruse e konsideroi hedhjen një sulm. Por, siç thuhet në film, Presidenti rus Boris Jelcin nuk e besoi një gjë të tillë.

Një rrezik tjetër është potenciali për përhapje bërthamore nga vendet që duan të shtien në dorë ose të ndërtojnë armë bërthamore për të rritur ndikimin diplomatik dhe politik.

Nëse kjo ndodh, thotë ish-kryeministri britanik Toni Bler, atëherë bota do të bëhet më e paqëndrueshme. Lorenc Bender thotë se mesazhi i dokumentarit është i qartë: të eliminohen të gjitha armët bërthamore në gjithë botën.

Filmi përdor një përshkrim të Xhon F. Kenedi në vitin 1961 të së ashtuquajturës "shpata bërthamore e Demokleut" që është mbi kokat tona për të ngjallur interesin e shikuesve dhe t'i aktivizojë kundër përhapjes bërthamore. Dhe megjithëse ka nga ata që mund të thonë se ky film ka një program politik, mesazhi i tij nuk mund të nënvleftësohet.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
65 VJET PAS HIROSHIMËS - RRËFIM I NJË DËSHMITARI GJERMAN TË KOHËS (08.06.2010)
RENIS BODINAKU I APASIONUAR PAS BENZ MERCEDESIT (08.04.2010)
TRIPTIK NGA ARMIN TIRANA (08.01.2010)
ZHDUKJA E DINOSAURËVE BRENDA NJË NATE (07.31.2010)
NGJITJA E NJË GANGSTERI. RUSIFIKIMI I STALINIT GJATË INTERNIMIT (07.30.2010)
ERA E RE E INTELIGJENCËS ARTIFICIALE (07.29.2010)
'PENELOPE CRUZ SHTATZËNË 4 MUAJSHE' (07.26.2010)
I GJITHË QIELLI NË AFRO NJË MILION FOTOGRAFI (07.21.2010)
THESARET QË U ZHDUKËN PA LËNË GJURMË (07.20.2010)
KUSH E KA VRARË MALCOLM X? ÇFARË PËRFAQËSON MALCOLM X? (07.16.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]