VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Duke qenë e vërtetë me veten Xhudi Foster e kalon provimin e pyetjeve për yjet

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 07:48am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 

Duke qenë e vërtetë me veten Xhudi Foster e kalon provimin e pyetjeve për yjet


E Enjte, 03.12.2009, 04:19pm (GMT+1)

Dhjetë pyetjet për femrat yje të filmave. A është e vërtetë apo false: 1. Është vetëm një femër yll e padiskutueshme: Julia Roberts. 2. Femrat yje duken sikur janë nën 35 vjeçe- pavarësisht moshës së tyre. (Mendo Sharon Stone, Sandra Bullock, Meg Ryan.) 3. Cilësitë e tyre si aktore kanë më pak rëndësi se fakti që duken magjepsëse dhe të dashurueshme në të brendshme, në taka të larta, në funde të shkurtëra dhe të çara, në veshje nate të tejpashme. (Mendo Cameron Diaz and Jessica Alba.) 4. Publiku i pëlqen ato më së shumti kur luajnë role grash që janë të bukura, dashnore, të lehta për t'u bërë për vete dhe sexy jo të mençura. (Mendo Charlize Theron, Halle Berry, Drew Barrymore.) 5. Ato shkëlqejnë kur iu kacavaren kahaqafë burrave. (Mendo Kirsten Dunst dhe Reese Witherspoon.) 6. Për t'i bërë kundërpeshë pushtetjt të burrave yje, ato marrin shumë role. (Angelina Jolie luajti në pesë filma më 2004; Nicole Kidman luan të paktën në tre filma në vit.) 7. Bëjnë çmos për ta tërhequr vemendjen e mediave. (Mendo Jennifer Lopez, Lindsay Lohan dhe Jennifer Aniston.) 8. Aktoret nuk e mbajnë dot peshën e filmave. 9. Gratë paraqiten sa më të ëmbëla, sepse përndryshe burrat nuk do t'i shikonin filmat. 10. Femrat yje nuk paguhen sa burrat yje.

Ja përgjigjet: 1. False. Femra No. 1 yll në Hollivud është Jodie Foster, e cila ka mbajtur e vetme peshën e dy filmave hite, "Flightplan" dhe "Panic Room". Ajo ishte aktorja më e suksesshme në "Closer", dhe shkëlqeu në role jokryesore në filmin e Steven Soderbergh, "Full Frontal" dhe të George Clooney, "Confessions of a Dangerous Mind". Roberts ishte e mirë në "Mona Lisa Smile", që fitoi $64 milionë. 2. False. Foster e tregon moshën e saj, 42 vjeçe. Ajo nuk ka dashur ta fshehë kurrë moshën. 3. False. Foster është dy herë fituese e Oscar dhe duket mahnitëse në veshjet Armani. Ajo nuk e ka merituar të jetë yll për shkak të bukurisë, por për shkak të talentit. Publiku beson se po të jetë ajo në një film, atëherë filmi është i mirë. Aktoret e tjera me Oscar si Meryl Streep, Glenn Close dhe Susan Sarandon asnjëherë nuk kanë dëshmuar se mund ta mbajnë peshën e një filmi vetëm. Dikur Jane Fonda dëshmoi të njëjtin kapacitet si Foster. 4. False. E doktoruar në Yale, Foster është shumë e bukur, joshëse, bjonde atletike. Por sexy nuk është. Në intervista i pëlqen të flasë si nënë e jo si aktore. Në ekran ia del të luajë rolin e çdo gruaje. Janë përpjekur t'i dëshmojnë të njëjtat zotësi aktore të tjera atlete si Sigourney Weaver (seritë "Alien", "Ghostbusters") dhe Geena Davis ("Thelma & Louise", "Cutthroat Island"). "Foster nuk luan femra të jashtëzakonshme," thotë publicisti Pat Kingsley. "Ajo është një grua e jashtëzakonshme që luan role grash të zakonshme. 5. False. Foster ka luajtur përballë romantikësh si Richard Gere ("Sommersby"), Mel Gibson ("Maverick") dhe Chow Yun-Fat ("Anna and the King"), ajo ka arritur edhe pa partnerë të tillë të ketë suksese komerciale si "Flightplan" dhe "Panic Room". Në filmin e ardhshëm dramë të Spike Lee, "Inside Man" luan me Denzel Washington e Clive Owen.

6. False. Publiku lodhet duke i parë shpesh yjet e tij. Foster nuk ia lejon vetes të tepërekspozohet. Ajo del vetëm kur punon dhe pastaj zhuket. Filmi i fundit ku ajo luajti rol kryesor ishte "Panic Room", ku e zevendësoi aktoren Kidman të plagosur, ishte para tri vjetësh. Foster kthen mbrapsht saktësisht njëqind skenare në vit. "Yjet që luajnë më shumë se dy filma në vit nuk janë specialë," thotë shefi i marketingut në studion DreamWorks, Terry Press. 7. False. Foster është shembulli më i mirë se për famën kanë vlerë veprat dhe jo të jesh në qendër të gossipeve. Foster parapëlqen të rrijë në shtëpi me dy djemtë e saj dhe të shmangë qilimin e kuq të ceremonive.

8. False. Foster është shembull i aktores filmat e së cilës kanë sukses që në javët e parë. Edhe pa ndihmën e mediave, "Flightplan" ishte No. 1 fitoi që në ditën e parë $24,6 milionë; mbeti No. 1 në fundjavën e dytë dhe ra vetëm 27% në javën e tretë. Në tri javë fitoi $90 milionë. Më 2002, "Panic Room" filloi No. 1 me $30 milionë, qëndroi javën e dytë në krye dhe grumbulloi $95,3 milionë në Amerikën e Veriut. Loja më e mirë e Foster ishte më 1997, kur "Contact" arkëtoi $100,7 milionë. Roberts, Bullock, Lopez, Barrymore, Ryan dhe Witherspoon ia arritën kësaj vetëm me komedi romantike. Pavarësisht propaganës së madhe të studios 20th Century Fox, Diaz nuk arriti sukes me "In Her Shoes", film që nuk iu interesoi burrave. 9. False. Më shumë gra se burra shkojnë në filmat e Foster, por shumë burra e vlerësojnë atë. "Ajo është një femër yll të cilën e pëlqejnë të gjithë burrat," thotë Press. "Kjo është e pazakonshme. Ajo nuk paraqet një vajzë të llastuar, çka burrat nuk e durojnë. Puna e saj në filma është profesionalisht serioze sa puna e çdo burri. "Flightplan" dhe "Panic Room" ishin trilerrë me aksion dhe burrat i pëlqyen prapëseprapë." 10. E vërtetë. Ndërkohë që gratë janë duke përparuar në role që janë të afta t'i luajnë (Jolie shqelmoi nga pas Brad Pitt në "Mr. & Mrs. Smith", për shembull), ende praktikat e Hollivudit janë diskriminuese. Çdo aktor burrë me rezultate të njëjta si Foster fiton $20 milionë. Roberts është e vetmja femër yll që ka hyrë në klubin e $20 milionëshve, çka e ka arritur me komeditë romantike, gjini që nuk parapëlqehet nga Foster. Roberts kohët e fundit ka marrë pushim që të kujdeset për djemtë binjakë të saj, sikurse Foster që i rriti djemtë e saj. Foster fiton mes $13 milionë ("Flightplan") dhe $15 milionë ("The Brave One") për një film. Në një kontrast të thellë, së paku 20 burra yje fitojnë $20 milionë në një pikë të karrierës së tyre, përfshirë Tom Hanks, Tom Cruise, Jack Nicholson, Arnold Schwarzenegger, John Travolta, Harrison Ford, Mel Gibson, Nicolas Cage, Brad Pitt, Jim Carrey, Robin Williams, Eddie Murphy, Kevin Costner, Sean Connery, Leonardo DiCaprio, Keanu Reeves, Clint Eastwood, Mike Myers, Adam Sandler dhe Will Smith./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Badi Holli një ndër legjendat e muzikës amerikane (03.09.2009)
Eva Mendes bukuria kubane harkuar mbi dy brigjet e Amerikës (03.04.2009)
Automobilit të garës (02.27.2009)
Themelimi dhe Manifesti i Futurizmit (02.25.2009)
100 vjetori i futurizmit ose primitivëve të një ndjeshmërie të re (02.23.2009)
Shën Valentini: Dalldia e Mbretit Henri VIII në letrat dërguar Anë Boleinit (02.14.2009)
Shën Valentini: Google Earth porosit ta festojmë në ishullin që ka formën e zemrës (02.14.2009)
Shën Valentin: Kur dy shpirtëra e gjejnë njëri tjetrin lidhja e tyre fillon mbi tokë dhe vazhdon përherë në qiell (02.12.2009)
Shën Valentini dhe Stina e Dashurisë (02.08.2009)
XHEJMS DIN OSE IKONA HOLLIVUDIANE E REBELIT (02.01.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]