VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Duke qenë e vërtetë me veten Xhudi Foster e kalon provimin e pyetjeve për yjet E Enjte, 03.12.2009, 04:19pm (GMT1) Dhjetë pyetjet për femrat yje të filmave. A është e vërtetë apo false: 1. Është vetëm një femër yll e padiskutueshme: Julia Roberts. 2. Femrat yje duken sikur janë nën 35 vjeçe- pavarësisht moshës së tyre. (Mendo Sharon Stone, Sandra Bullock, Meg Ryan.) 3. Cilësitë e tyre si aktore kanë më pak rëndësi se fakti që duken magjepsëse dhe të dashurueshme në të brendshme, në taka të larta, në funde të shkurtëra dhe të çara, në veshje nate të tejpashme. (Mendo Cameron Diaz and Jessica Alba.) 4. Publiku i pëlqen ato më së shumti kur luajnë role grash që janë të bukura, dashnore, të lehta për t'u bërë për vete dhe sexy jo të mençura. (Mendo Charlize Theron, Halle Berry, Drew Barrymore.) 5. Ato shkëlqejnë kur iu kacavaren kahaqafë burrave. (Mendo Kirsten Dunst dhe Reese Witherspoon.) 6. Për t'i bërë kundërpeshë pushtetjt të burrave yje, ato marrin shumë role. (Angelina Jolie luajti në pesë filma më 2004; Nicole Kidman luan të paktën në tre filma në vit.) 7. Bëjnë çmos për ta tërhequr vemendjen e mediave. (Mendo Jennifer Lopez, Lindsay Lohan dhe Jennifer Aniston.) 8. Aktoret nuk e mbajnë dot peshën e filmave. 9. Gratë paraqiten sa më të ëmbëla, sepse përndryshe burrat nuk do t'i shikonin filmat. 10. Femrat yje nuk paguhen sa burrat yje. Ja përgjigjet: 1. False. Femra No. 1 yll në Hollivud është Jodie Foster, e cila ka mbajtur e vetme peshën e dy filmave hite, "Flightplan" dhe "Panic Room". Ajo ishte aktorja më e suksesshme në "Closer", dhe shkëlqeu në role jokryesore në filmin e Steven Soderbergh, "Full Frontal" dhe të George Clooney, "Confessions of a Dangerous Mind". Roberts ishte e mirë në "Mona Lisa Smile", që fitoi $64 milionë. 2. False. Foster e tregon moshën e saj, 42 vjeçe. Ajo nuk ka dashur ta fshehë kurrë moshën. 3. False. Foster është dy herë fituese e Oscar dhe duket mahnitëse në veshjet Armani. Ajo nuk e ka merituar të jetë yll për shkak të bukurisë, por për shkak të talentit. Publiku beson se po të jetë ajo në një film, atëherë filmi është i mirë. Aktoret e tjera me Oscar si Meryl Streep, Glenn Close dhe Susan Sarandon asnjëherë nuk kanë dëshmuar se mund ta mbajnë peshën e një filmi vetëm. Dikur Jane Fonda dëshmoi të njëjtin kapacitet si Foster. 4. False. E doktoruar në Yale, Foster është shumë e bukur, joshëse, bjonde atletike. Por sexy nuk është. Në intervista i pëlqen të flasë si nënë e jo si aktore. Në ekran ia del të luajë rolin e çdo gruaje. Janë përpjekur t'i dëshmojnë të njëjtat zotësi aktore të tjera atlete si Sigourney Weaver (seritë "Alien", "Ghostbusters") dhe Geena Davis ("Thelma & Louise", "Cutthroat Island"). "Foster nuk luan femra të jashtëzakonshme," thotë publicisti Pat Kingsley. "Ajo është një grua e jashtëzakonshme që luan role grash të zakonshme. 5. False. Foster ka luajtur përballë romantikësh si Richard Gere ("Sommersby"), Mel Gibson ("Maverick") dhe Chow Yun-Fat ("Anna and the King"), ajo ka arritur edhe pa partnerë të tillë të ketë suksese komerciale si "Flightplan" dhe "Panic Room". Në filmin e ardhshëm dramë të Spike Lee, "Inside Man" luan me Denzel Washington e Clive Owen. 6. False. Publiku lodhet duke i parë shpesh yjet e tij. Foster nuk ia lejon vetes të tepërekspozohet. Ajo del vetëm kur punon dhe pastaj zhuket. Filmi i fundit ku ajo luajti rol kryesor ishte "Panic Room", ku e zevendësoi aktoren Kidman të plagosur, ishte para tri vjetësh. Foster kthen mbrapsht saktësisht njëqind skenare në vit. "Yjet që luajnë më shumë se dy filma në vit nuk janë specialë," thotë shefi i marketingut në studion DreamWorks, Terry Press. 7. False. Foster është shembulli më i mirë se për famën kanë vlerë veprat dhe jo të jesh në qendër të gossipeve. Foster parapëlqen të rrijë në shtëpi me dy djemtë e saj dhe të shmangë qilimin e kuq të ceremonive. Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |