VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Të gjithë ia kanë frikën trupit të Merilin Monrosë

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 06:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Të gjithë ia kanë frikën trupit të Merilin Monrosë
E Djelë, 03.15.2009, 04:25pm (GMT+1)

Kush nuk e ka parë lakuriq të paktën njëherë? E re yll, joshëse dhe shpërthyese mbi atë çarçaf ngjyrë purpuri. Ose grua e shkrifët në bregun e një pishine, një Venerë në filmimet me ngjyra. Ose gruaja më sekrete me vel, në bardh e zi të shërbimit të fundit fotografik. Marilyn Monroe është shikuar nga gjithkush gjatë pesëmbëdhjetë viteve të ngjitjes së saj nëpër shkallët e famës, nga kalendarët për garazhistët e Kalifornisë së pastluftës deri tek autorët e kalendarëve hollivudianë të Amerikës së Eisenhower dhe Kennedy. Periudhë pas së cilës, në gjysmë shekulli të pasvdekjes së saj, trupi i Marilyn është shndërruar (sipas nuhatjeve të sakta të Andy Warhol) një mall konsumi më shumë i dëshëruar se i zhvlerësuar: gruaja e të gjithëve, miliona e miliona Marilyn që përdoren e hidhen në mbajtëset e çelësave apo në shkrepset, në bluzat apo në tasat e çajit.

Një qenie e paarritshme, por që mund ta kesh kur e ku ta duash. Një perëndeshë, por e gatshme për gjithkënd. Kjo ka qenë Marilyn Monroe në shikimin mashkullor të Perëndimit krejt, para se në moshën 36 vjeçe nga një mbidozë qetësuesish që ndoshta i mori posaçërisht, ndoshta jo. Gruaja e vdekur nën emrin e rremë, krejt vetmitare atë të shtunë natën, 4 gusht 1962, e pastaj prapë vetmitare në frigoriferin e morgut të Los Anxhelosit, trup pa emër, "rasti nr. 81128". Por gjithmonë grua lakuriqe, natyrisht: si për faj të fatit. Dhe ende sot, kur gjithsesi plot gjëra kanë ndryshuar prej atëherë, përfshirë teoria e bukurisë femërore dhe praktika e kostumeve tunduese, nuri i Marilyn Monroe duke tek përplas flatrat diku në atmosferë. Edhe në vitin 2006 (vit kur Marilyn do të mbushte tetëdhjetë vjet) trupi i saj duket trup special.

Kohët e fundit në Amerikë është ringjallur debati për Marilyn Monroe si sex symbol- gjithnjë në rrafshin e "zbulimeve" të partnerëve sekretë apo të vetëvrjasjes-vrasje- nga dalja e një libri inteligjent e origjinal. The Many Lives of Marilyn Monroe, "Shumë jetët e Marilyn Monroe", e Sarah Churchwell, është një histori e historive: flet sesi është treguar jeta e Marilyn. Nga gazetarët, kur diva ishte gjallë; pastaj nga romancierët dhe kinematografët, ish burrat e saj dhe ish të dashurit e saj, nga mjekët ligjore e nga kamarieret, nga mashkullistët dhe nga feministet... Por këndshikimet e tërthorta ia vlen të mbështeten në teza të drejtpërdrejta dhe provokatore. Sipas Churchwell, të gjithë ata që kanë mëtuar ta ringjallin Marilyn, e kanë vrarë për herë të dytë. Sepse duke iu bindur një refleksi të kushtëzuar, o një zakoni të pashmangshëm, të gjithë kanë parë trupin, askush nuk e ka parë shpirtin e saj.

E vështirë, e pamundur të mos përqëndrohesh në atë trup që i imponohej shikimit nëpërmjet tiparave fizike ndjellëse aq sa të përkryera: flokët bjondë të platintë, vetullat e zeza, sytë gjysmë të mbyllur dhe goja gjysmë e hapur, nishani në faqe, lëkura ngjyrë qumësht, gjinjtë e bollshëm, vithet e gjera, këmbët e gjata. Revistat e viteve Pesëdhjetë nuk bënin gjë tjetër veçse e tkurrnin Marilyn brenda trupit të saj: ballina e numrit të parë të Playboy, 1953 ("Për të parën herë në mënyrë absolute, me ngjyra, e famshmja Marilyn Monroe nudo"), por edhe Time dhe Life, kishin kryetitujt "Marilyn Monroe, një trup që ka ndërtuar një karrierë", ose (më keq) "Marilyn Monroe, trupi tashmë është paguar". Të pafundme diskutimet pas vdekjes, kanë vazhduar të njëjtën logjikë.

Sarah Churchwell e di mënyrën sesi diva e ka trimëruar këtë kult trupor. Për shembull, duke lejuar të fotografohet mijëra herë në pasqyrë, si duke propozuar një vijë të ndërmjetme mes narcisizmit të saj dhe vuajarizmit: mos u ngopni duke më parë, unë nuk ngopem duke parë veten time! Por Churchwell kundërshton se përparësinë numër një i trupit në jetën e Marilyn i përgjigjet sovranitetit tërësor, absolut të mishit. Brenda atij trupi ishte një zemër dhe një tru, ndërsa parabola ekzistenciale e Marilyn është vijëzuar pamungueshëm rreth sferës së saj mishërore. Marilyn ninfomane, sepse frymëzohej nga modeli luçiferrian i nënës. Marilyn e ftohtë, sepse dhunohej kur ishte e vogël nga njerku dhe nga një kushëri adoleshent. Marilyn e shthurur, sepse interesohej vetëm për karrierën. Marilyn histerike, sepse tërbohej nga dëshira për të qenë nënë. Marilyn drogmene, sepse ishte e zhgënjyer në kënaqësitë e saj nga burra tepër më të vjetër se ajo. Marilyn e helmuar, sepse ishte gruaja sekre e  një apo dy Kennedy. Me një fjalë, gjithçka është kundër gjithçkaje, megjithëse brenda një trupi të vetëm.

"Stradivari i seksit": përkufizimi më banal i Marilyn Monroe i përket penës së një shkrimtari të njohur, Norman Mailer. I njëjti Mailer nuk nguronte të përshkruante orët përgjatëve të cilave Marilyn kishte qëndruar e mëgjunjur mbi një qilim për t'i kënaqur orkeset e producentëve të Hollivudit. Por vetë Marilyn, tashmë e famshme, pranon: "Sa kohë kam kaluar e mëgjunjur!", e vazhdon të komentojë martesën me Arthur Miller: "Kështu do të shpëtoj nga bajgat." Ja e vetmja pikë ku biografët përputhen: shthurja në kohën e lirë të jetës së saj. Kjo nuk e habit Sarah Churchwell, kur ka parasysh se kemi të bëjmë me një grua tepër vitale (edhe pse e dëshpëruar), tepër e pavarur (edhe pse e dobët) e tepër inteligjente (edhe pse personifikim i bjondes së marrë) për të arritur të jetë e pranuar vërtetë në Amerikën konfromiste të viteve Pesëdhjetë, por edhe në Amerikën e Klintonit dhe Bushit. Ku deri edhe një shkrimtare liberale si Joyce Carol Oates ka bërë që t'ia paguajë Marilyn- në romanin bestseller "Blonde"- taksën e një personaliteti tepër kompleks saqë të mos mësohej dot me bukurinë e saj joshëse. Kush ka frikë nga Marilyn Monroe? Shumë, tejet shumë burra, dhe jo pak gra të djeshme e të sotme përgjigjet Churchwell. Por mbi gjithçka është shpirti i saj ai që ngjall frikë./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Duke qenë e vërtetë me veten Xhudi Foster e kalon provimin e pyetjeve për yjet (03.12.2009)
Badi Holli një ndër legjendat e muzikës amerikane (03.09.2009)
Eva Mendes bukuria kubane harkuar mbi dy brigjet e Amerikës (03.04.2009)
Automobilit të garës (02.27.2009)
Themelimi dhe Manifesti i Futurizmit (02.25.2009)
100 vjetori i futurizmit ose primitivëve të një ndjeshmërie të re (02.23.2009)
Shën Valentini: Dalldia e Mbretit Henri VIII në letrat dërguar Anë Boleinit (02.14.2009)
Shën Valentini: Google Earth porosit ta festojmë në ishullin që ka formën e zemrës (02.14.2009)
Shën Valentin: Kur dy shpirtëra e gjejnë njëri tjetrin lidhja e tyre fillon mbi tokë dhe vazhdon përherë në qiell (02.12.2009)
Shën Valentini dhe Stina e Dashurisë (02.08.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]