VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Monika Beluçi tregon cilat janë dhjetë komandementet e joshjes së saj

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 11:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Monika Beluçi tregon cilat janë dhjetë komandementet e joshjes së saj
E Martë, 03.24.2009, 08:30am (GMT+1)

Një seancë fotografike në Paris me Monika Beluçin të mjafton për ta prekur mitin dhe për të mësuar « armët Â» e pushtetit të shkëlqimit dhe magjisë së saj. Një yll i dimensioneve të tilla si Beluçi, natyrisht që e njeh mirë artin e të joshurit dhe ajo tregohet shumë dashamire, duke i bërë të njohura për publikun se cilat janë dhjetë leksionet e saj të feminitetit.

Ndërsa në studio nën tingujt e një muzike të largët ne prisnin me durim, nuk kaloi pak dhe agjenti i Monikës na merr në telefon për të na thënë se Monika është jashtë në veturën e saj. Ishte mesditë, dhe bukuroshja natyrisht që u shfaq me syzet e saj të zeza, me një këmishë të mëndafshtë dhe sandale me takë të lartë, po në ngjyrë të zezë. Me theksin e saj italian që tingëllon po aq joshës, ajo filloi që të justifikonte vonesën e saj: « Kam kaluar një natë të keqe, pasi ime bijë ka pasur ethe tepër të larta.» Atë e shoqëron parukieri i saj. Ai iu kushton tepër vemendje flokëve të Monikës me të cilat krijon befasi, që e kënaqin pa masë edhe të zonjën. Dhe pas pak ajo është e gatëshme, pa pikë turpi, gati e pacipë, por delikate, e mrekullueshme me një ngjyrë lëkure që posa ia ka cikur dielli i verës. Ajo posa ishte kthyer nga një pushim në Spanjë. «E dua diellin Â», thotë ajo. "Sepse është jeta, por e di shumë mirë se nuk duhet abuzuar me të. Shumica e aktoreve janë me lëkurë të bardhë, pasi ato e shmangin diellin që të vonojnë rrudhat. Ndërsa unë që nuk kam interpretuar shumë role grash me lëkurë bronxi, e megjithatë unë ia dedikoj diellit të paktën një muaj në vit, pasi vetëm një jetë kemi, prandaj ia vlen që të përfitojmë ngapak."

"Një çerek ore në diell të bën mirë pasi të shërben për të sintetizuar vitaminën D, veç kësaj unë mbrohem duke përdorur krem."

«Bënin si të doni », i kthehet ajo makiazhistes me një anglishte që e zotëron mirë. Ndërsa ajo e vëzhgon imazhin përmes pasqyrës. Pasi bën disa vërejtje të vogla, ajo preferon një manikyr të lehtë. Dhe disa çaste përpara se fillonte shkrepja e fotografive, makiazhistja me penel fillon që t'ia lyejë buzët me një të kuq që i shkon me veshjen, por natyrisht që është një Rouge Dior.

Dior, një nga markat më të famshme të bukurisë në botë, ka zgjedhur për fushatën e reklamave dy aktore që nuk janë 18 vjeç, por gra të pjekura. Ato janë Sharon Stone dhe Monica Beluçi. Kjo zgjedhje e Dior është një minirevolucion. "Ka një rikthim të magjisë, të glamur, kinemaja ka filluar rishtas të të bëjë të ëndërrosh, dhe ndoshta për këtë aktoret janë në tepër frymëzuese se manikenet. Pasi ato bartin me vetë jetën me të gjitha kuptimet e saj të domosdoshme; martesën, fëmijët, divorcet, gëzimet dhe trishtimet. Aktoret tregojnë ndryshe nga fytyrat e bukura pa histori. Të jesh 20 vjeç dhe e bukur, është diçka normale. Por të jesh e bukur 35 vjeç apo 45 vjeç, kjo tregon se gruaja ka një respekt për veten e saj, dhe kjo bukuri i dedikohet forces së saj të brendshme. Jeta është një luftë, dhe ato gra që mbesin të bukura edhe kur nuk janë më 20 vjeç, tregojnë se e kanë fituar këtë luftë. Dhe kur je 40 e sa vjeç do të thotë se janë vetëm në mes të rrugës." E gjysma që vjen pas a të frikëson, e pyes ? «Jo, pasi mendoj se i kam përjetuar mirë që të gjitha etapat e jetës time. Kur kam qenë adoleshente prindërit më kalnë lejtuar që ta jetoj në liri të plotë, pa më ndaluar që të dal apo të tilla si këto. Pastaj, erdhi koha kur punoja si modele për të paguar studimet. Kam udhëtuar shumë, kam qenë e pavarur. I kam përshkuar që të gjitha rrugët, të modeles, të aktores, të gruas, të nënës, ashtu siç i kam ndjerë.»

Monika pozon me natyrshmëri, duke i vënë në dukje kurbat e saj, të pandashme nga sensualiteti. Edhe gjoksin e ka të bollshëm. Ajo ka gjimbajtëse 90 B, natyrisht Dior, ku edhe rroba edhe ajo shkëmbejnë sensualitet me njëra tjetrën. Nuk ke ç'të thuash. Beluçi në Dior është po aq sublime sa Anita Ekberg tek «La Dolce Vita ». Megjithëse dy bukuri krej të ndryshme, njëra bionde dhe Monika brune. A bën Monika ndonjë sport për të mbajtur këtë formë trupi, a bën gjimnastikë, not apo joga? « Jo rregullisht. Nga ana tjetër unë gjithë kohën jam në lëvizje: xhirimet, përgatitjet, fëmija. Ky është ritmi im i jetës, të cilin e adhuroj.»

Monika nuk ka obsesion regjimet e të ngrënit sipas modës, makrobiotike apo vegetariane, pasi sipas saj « trupi i njeriut nuk është lindur për këtë lloj të ngrëni » , por ajo të ngrënit e ka në qendër të vemendjes: «Duhet të hash gjithçka, por në sasi të vogla. Dhe unë e shoqëroj gjithnjë mishin, peshkun apo makaronat me zarzavate. » Por kur ishin në kulmin e senacës së makiazhit, ajo iu kthye fotografit që po hante bukë, duke i thënë: « Ti je i hollë, ti ke shans që të hash çfarë të duash... » A mban regjim, dietë ? « Jo. Kjo kërkon vullnet të fortë. Por, në fund të fundit, kush eviton djathrat dhe ëmbëlsirat, dhe kush pi ujë, e ka të sigurt se nuk shëndoshet », vjen në përfundim ajo. Për shkak të jetës së saj gjithë lëvizje, ajo gatuan pak, ndërsa i pëlqen pa masë që ta kalojë kohën në tavolinë duke shijuar. «Unë i caktoj shpesh takimet në kohë të ngrëni. T'i shikosh njerëzit gjatë ngrënies, është një mënyrë shumë e mirë për t'i njohur ata. Unë e urrej mënyrën e të ngrënit sa më shpejt, kjo ndoshta i dedikohet origjinës time italiane. Është një moment nisjeje apo arritjeje, ku duhet t'i thuash të gjitha, të mirat dhe të ligat. Kjo mënyrë është tepër e shëndetëshme, dhe unë e respektoj trupin tim, pasi atij ia dedikoj jetën. Dhe unë do të dua që kjo të zgjasë sa më shumë, edhe për vajzën time, deri kur ajo të mos ketë më nevojë për mua. »

Beluçi i mbron me zjarr brunet, si Ava Gardner, Sophia Loren, Claudia Cardinale, apo Anna Magnani, pasi edhe vetë Monika është brune me sy bajame. Sipas saj, këto karakteristika janë gjithnjë e më të rralla për artistet. «Gjithkund sot takon vetëm bjonde, në televizor, nëpër kopertinat e revistave... Më thuaj sa brune jemi në Hollywood ? Dy, tre, por jo më tepër. » Dhe ajo fillon të numërojë: « Catherine Zeta- Jones, Penélope Cruz... Dhe unë ! Po bjonde sa janë ? Pa fund. Kjo për mua është më mirë, sepse më jep shans për të punuar më tepër, por çfarë mesazhi i japim të rejave... »

Në rolin e saj në « Le Concile de Pierre », me regji të Guillaume Nicloux, sipas romanit të Jean-Christophe Grangé, ajo ishte me flokë të shkurtër dhe pa make-up. Megjithatë ajo e mbante me të gjitha forcat imazhin e saj magjik. «Në këtë profesion duhet që edhe të riskosh, ta marrësh parasysh rrezikun. Kjo do të thotë se nuk mund të mbash gjithnjë të njëjtën kokë, të njëjtin imazh. Kur ke besim tek një regjizor, edhe mund të pranosh që ta humbësh kontrollin e vetes. Për hir të së vërtetës, mua më lejohet që të zbuloj me dashamirësi sende të reja, të cilat natyrisht duhet të jenë brenda kufijve. »

A ke ndonjë këshillë për gratë e reja që të admirojnë ? « I këshilloj që të kenë ëndërra dhe të bëjnë gjithçka për t'i realizuar ato. Edhe nëse dështojnë, duhet të nxjerrin mësimet e duhura, dhe pastaj të vazhdojnë më tutje. Asnjëherë nuk duhet të ndalen, apo të kthehen mbrapa. Duhet të kenë ambicie, kuriozitet dhe kurajo.» Po për të joshur një burrë, a vlen e njëjta këshillë ? «Këtu ndryshon puna, është tepër delikate. Andaj duhet të veprosh me shumë zgjarsi dhe inteligjencë, por gjithsesi e shoh tepër të vështirë që të jap këshilla sa i përket raporteve njerëzore, pasi janë krejt të ndryshme.»

Pa këtyre fjalëve, Monika kaloi nën projektorët e skenës. Tani nuk pipëtin askush. Ajo është e çliruar dhe nuk shpreh asnjë lloj padurimi. Ajo e nxjerr gjithçka në pah përpara fotografit. Është tepër e përqendruar. Gjithçka e saj fytyra, trupi, sytë. Ajo papritmas shndërrohet në një histori përpara fotografit, të cilit i bie që ta zbulojë. Është hera e parë që ta të dy punojnë bashkë, por pas disa çastesh, duket sikur nuk është kështu. Ajo dëgjon, reagon menjëherë, e tërheq objektivin, ngre pak krahun, e kalon dorën midis flokëve të saj ose e vendos fytyrën mby pasqyrë...Magjia ka hyrë në veprim. « Ajo është e bukur, është  Lana Turner », pohon fotografi. /Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Madona: Elvis është mbreti, unë jam mbretëresha e muzikës pop (03.21.2009)
Të gjithë ia kanë frikën trupit të Merilin Monrosë (03.15.2009)
Duke qenë e vërtetë me veten Xhudi Foster e kalon provimin e pyetjeve për yjet (03.12.2009)
Badi Holli një ndër legjendat e muzikës amerikane (03.09.2009)
Eva Mendes bukuria kubane harkuar mbi dy brigjet e Amerikës (03.04.2009)
Automobilit të garës (02.27.2009)
Themelimi dhe Manifesti i Futurizmit (02.25.2009)
100 vjetori i futurizmit ose primitivëve të një ndjeshmërie të re (02.23.2009)
Shën Valentini: Dalldia e Mbretit Henri VIII në letrat dërguar Anë Boleinit (02.14.2009)
Shën Valentini: Google Earth porosit ta festojmë në ishullin që ka formën e zemrës (02.14.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]