E Enjte, 03.28.2024, 10:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 

THOMAS WOODROW WILSON,GJENIU SHPËTIMTARI I SHQIPËRISË E KOMBIT SHQIPTAR&
E Djelë, 12.14.2008, 04:30pm (GMT+1)

Thomas Woodrow Wilson ishte Presidenti i 28-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Wilson lindi në Staunton më 28 dhjetor 1856. Ai ishte një dijetar dhe shtetar amerikan i cili u shqua për mendjemprehtësinë e tij dhe për mënyrën si i udhëhoqi Shtetet e Bashkuara në Luftën e Parë Botërore. Wilson lindi në një familje religjioze dhe të mirarsimuar, kryesisht me prejardhje skoceze. Babai i Wilson, Joseph Ruggles Wilson, studioi për klerik presbiterian në Princeton University. Ai u martua me Janet Woodrow, dhe në fillim të viteve 1850 u vendos në Virgjinia, ku u bë ministër i një kishe në Staunton. Atje lindi Thomas Woodrow Wilson, djali i parë dhe fëmija i tretë i familjes.

I prekur në fëmijëri nga disleksia, sëmundja që ta humb aftësinë për të lexuar, Wilson nuk mësoi të lexonte derisa u bë 10 vjeç dhe asnjëherë nuk arriti të lexojë rrjedhshëm. Megjithatë, ai zhvilloi interesa të mëdha leximi të letërsisë artistike dhe sidomos të letërsisë politike. Ai vijoi studimet e larta në Davidson College North Carolina, ku qëndroi një vit, para se të shkonte në Princeton University më 1875. Në Princeton ai pati një hop të madh intelektual, due lexuar shumë, duke u përfshirë në debate dhe duke botuar gazetën e universitetit.

Pas diplomimit në Princeton më 1879, Wilson studioi drejtësinë në University of Virginia, me shpresën se kjo do ta çojë te politika. Por ai e gjeti veten më shumë në gojëtari dhe në historinë e politikës. Ai mori doktoratën në drejtësi dhe më 1882 u vendos në Atlanta, Xhorxhia, ku hapi një avokaturë. Më 1883e braktisi avokatinë dhe hyri në studime për filozofi në Johns Hopkins University, ku doktori më 1886. Teza e doktoraturës ishte edhe libri i parë i Wilsont, Congressional Government: A Study in American Politics (1885), ku ai shtjellonte më tej krahasimin e tij midis sistemit amerikan dhe sistemit parlamentar të qeverisjes dhe sugjeroi reforma të cilat do ta bënin sistemin amerikan më të përgjegjshëm ndaj opinionit publik. Libri u botua më 1885 dhe pati sukses. Mendimtarë të kohës me ndikim në shoqëri, e gjetën qëndrimin e Wilson ndaj demokracisë amerikane përtëritës dhe nxitës.

Wilson ishte për disa vjet i fejuar me Ellen Louise Axson, ata u martuan në qershor 1885. E zonja dhe e dashur, ajo i dha atij një përkrahje të pamasüe dhe ndihmoi ta lehtësonte mendjen e tij nga trysnitë e përditshmërisë. Ata patën tri vajza.

Wilson ishte i vetmi mësimdhënës që bëhej president. Ai jepte histori dhe shkenca politike në Bryn Mawr College më 1885 dhe shkoi në Wesleyan University në Connecticut më 1888. Dy vjet më vonë shkoi në Princeton, ku menjëherë u bë më popullori dhe më i paguari ndonjëherë i gjithë trupës akademike. Më 1902 njëzëri u zgjodh president i Princeton. Wilson e lartësoi universitetin finnciarisht dhe intelektualisht. Ky sukses ra në sy të Kolonel George B. Harvey, anëtar i Partisë Democratike dhe më 1906 ai tha në parti se Wilson do të ishte një kandidat presidencial i mirë. Kjo ide ngjalli qëllimet politike të Wilson. Njerëzit ishin në favor të

Wilson. Ai pritej kudo m entusiazëm nga publiku. Votuesit nuk ia merrnin për të keq sjelljet aristokratike atij dhe gjithnjë i pritnin mirë fjalimet e tij të cilat ishin tërheqëse dhe mobilizuese. Më 1910 u zgjodh Guvernator i shtetit të Nju Xhersit (New Jersey ).

Në kuvendin e Partisë Demokratike më 1912 , pas një beteje të ashër me rivalët brenda partisë, Wilson hyri në një garë të fuqishme për president. Përçarja që mbizotëronte në Partinë Republikane ia mundësoi atij të zgjidhej President me 41,85 për qind të votës popullore. Demokratët morën nën kontroll edhe dy dhomat e Kongresit.

Politika e tij reformatore është karakterizuar nga lufta intensive kundër korruspsionit galopant të asaj kohe. Gjatë mandatit të tij të parë Woodrow Wilson punoi për kufizimin e pushteteve të monopoleve të mëdha, për shembjen e sistemit të taksave të mëdha doganore dhe për miratimin e ligjeve të përkujdesjes ndaj punëtorëve e për të drejtat e tyre sindikale.

Ndonëse kundër ndërhyrjes amerikane në punët e brendshme të vendeve latino-amerikane, vendosi të ndërhyjë në Meksikë (1914, 1916-17). Nga një qëndrim neutralist ndaj Luftës së Parë Botërore, që do t'ia jepte rizgjedhjen presidenciale më 1916, kalon në një politikë gjithnjë më tepër në favor të ndërhyrjes (1917 ), e cila do ta vendosë fatin e luftës.

Wilson pësoi disa fatkeqësi personale. Më 6 gusht 1914 i vdiq gruaja. Shpërthimi i Luftës së Parë Botërore, që përkoi me vdekjen e gruas, e tronditën mendjen dhe shpirtin e tij. Ai u martua në dhjetor me Edith e cila nuk ishte ndryshe nga Ellen. Kur Lufta e Parë Botërore filloi, Wilson shpalli menjëherë se SHBA do të ishte neutrale. Askush nuk e vinte në dyshim neutralitetin amerikan në fillim, por zhvillimet e bën të pamundur neutralitetin. Wilson iu tha gjermanëve se do të mbanin përgjegjësi për veprimet e tyre të tepëruara. Më 7 maj kur gjermanët goditën anijen britanike Lusitania, duke vrarë më shumë se 1100 veta, përfshirë 128 amerikanë, kërcënimi i luftës u bë real. Wilson trysnoi gjermanët të kontrollonin veprimet e nëndetëseve të tyre dhe vendosi të ndërtonte forcat e armatosura.

Në qershor 1916 demokratët riemëruan Wilson sërish për garën presidenciale. Platforma e tyre i bënte jehonë paqes dhe argumentonte se Wilson kishte mbajtur SHBA jashtë luftës. Wilson u zgjodh për herë të dytë President i SHBA.

Pas ngjarjes me anijen Lusitania dhe të tjera si këto, në janar 1917, kur Gjermania shpalli përkrahjen për pushtimin meksikan të Teksasit, Arizonës dhe Nju Meksikos, Wilson u detyrua të kërkonte nga Kongresi lejen për të hyrë në luftë. Ai gjeti mbështetje të plotë kështu që Amerika i shpalli luftë Gjermanisë më 6 prill dhe më vonë Austrisë, më 7 dhjetor. Gjatë luftës, në mënyrë befasuese, Wilson pati sukses. Wilson i la vendimet ushtarake në duart e ushtarakëve profesionistë.

Më 8 janar 1918 Wilson paraqet të famshmet "14 pika" dhe propozimin për të ndërtuar Lidhjen e Kombeve e cila t'i paraprijë ndërtimit të një rendi më të drejtë ndërkombëtar.

Ai personalisht, bazuar në parimet e tij, i doli zot Shqipërisë duke mos lejuar që ajo të copëtohej midis vendeve fqinje, për çka kishin vendosur fuqitë e mëdha europiane dhe Rusia me traktatin e tyre famëkeq të Londrës të vitit 1914. Historia do të përsëritej në fund të shekullit, kur Bill Klinton do t'i dilte zot ushtarakisht Kosovës duke e shpëtuar ekzistencën e saj si popull dhe si vend.

Wilson prin delegacionin e SHBA në tratativat e paqes të Versajës ku arrin një sukses të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e të drejtave demokratike të të drejtës së vetëvendosjes së popujve. Më 11 nëntor 1918 u nënshkrua paqja nga Wilson dhe nga alaeatët e tij të pakënaqur, të cilët donin një fitore totale ushtarake.

Wilson vendosi të marrë pjesë në Konferencën e Paqes në Paris pavarësisht nga fakti që asnjë Presidenti nuk kishte udhëtuar deri atëherë jashtë vendit gjatë ushtrimit të detyrës. Ishte shumë e qartë qysh në fillim se nuk mund të arrihej një traktat që t'u shkonte për shtat aq shumë vendeve. Konferenca ishte në mospajtim me parimet e Wilson. Ai donte një traktar që "do ta bënte botën më të sigurtë për demokracinë" dhe do të siguronte një paqe afatgjatë për Europën. Sa më shumë kalonte koha aq më shumë ndërhyrja e Wilson bëhej jopopullore në vetë Amerikën. Amerikanët kishin pasur mjaft europianë dhe donin të ktheheshin në izolacionizmin e tyre Wilson ishte figura zotëruese në konferencë, por atij do t'i duhej të pajtohej me qëndrime të ashpëra që Aleatët të pranonin krijimin e Lidhjes së Kombeve. Ky sukses nuk iu njoh në atdhe, kur mbizotëronin prirjet izolacioniste dhe Senati nuk pranoi të miratonte hyrjen e SHBA në Lidhjen e Kombeve.

Në vitin 1919 Wilson pësoi një gjendje të fikëti, çka e bëri të vendoste që të mos hynte në garën zgjedhore presidenciale të vitit 1920, të cilat do të rezultonin me fitoren e republikanit W.G. Harding. Për veprimtarinë tij, në vitin 1919 Thomas Woodrow Wilson mori Çmimin Nobel për Paqe.

Wilson u largua nga Shtëpia e Bardhë në mars 1921. Pas largimit nga detyra ai jetoi në shtëpinë e tij private në Washington D.C., shumicën e kohës larg vemendjes së publikut. Wilson vdiq në gjumë në shtëpinë e tij. Trupi i tij u varros në Katedralen e Kombëtare të sapondërtuar. Ai është i vetmi president i varrosur në kryeqytetin e vendit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore reputacioni i Wilson si profeti që parandaloi katastrofën botërore u zbeh. Por Kombet e Bashkuara dhe traktatet e sigurisë kolektive janë parë si përmbushje e vizionit ndërkombëtar të tij./Elida BUÇPAPAJ

 

 

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo




 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]