VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Elë Mëkferson, Trupi që Flet, bëhet sot dyzet e pesë (45) vjeçe

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 12:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Elë Mëkferson, Trupi që Flet, bëhet sot dyzet e pesë (45) vjeçe
E Djelë, 03.29.2009, 09:43am (GMT+1)

Elë Mëkferson (Elle McPherson) është një modele, aktore, filantropiste dhe biznesmene australiane. Ajo është e famshme për bukurinë e saj, për përpjesëtimet ideale trupore dhe për talentin e saj të rrallë komunikues pikërisht nëpërmjet trupit. Kulmin në këtë drejtim e përbëjnë pesë paraqitjet e saj në ballinat e revistës Sports Illustrated Swimsuit Issue në vitet 1980 e 1990 dhe një herë në vitet 2000. Gjithashtu është e njohur si themeluese dhe si fytyrë publike e një serie biznesesh të përbashkëta, përfshirë Machperson Intimates, një linjë prodhimesh të veshjeve dhe për "Th Body", një linjë prodhimesh për përkujdesjen ndaj lëkurës. Sipas revistës Forbes ajo ka një pasuri prej 80 milionë eurosh.

Mëkferson është ajo modele me trupin kaq të përkryer dhe si shtatore sa të bëhej e famshme me mbiemrin e saj të dytë "The Body" (Trupi). Ajo është në fushën e saj si Frënk Sinatra (Frank Sinatra) i cili ka pasur si mbiemër të dytë "The Voice" (Zëri). Një mbiemër i dytë që, ndër të tjera, nuk i është dhënë asaj nga adhuruesit, pra nga fansat, as nga mediat, madje as nga thashethemet, pra gossipet. Ky mbiemër i dytë asaj i është atribuar nga punëdhënësit të cilët kishin qenë deri atëherë të ambjentuar me fizikë femërorë shumë më pak "normalë". Modelja australiane mishëron, pra, njësinë matëse abstrakte të trupit, pra është një antonoamzi e tij, mund të thuash Elë Mëkferson dhe kupton "The Body" (shqiptohet Dhë Badi) e anasjelltas. Ajo është një përqëndrim, një koncentrat, i formave që çdo stilist do ta kishte ideal të vetin.

Ka lindur më 29 mars 1964, pra plot dyzet e pesë (45 ) vjet më parë, në Cronulla afër Sidneit (Sidney), si bijë e Peter Gow, një ish president i klubit të regbisë të Sidneit. Nëna e saj Frances punonte si infermiere para se të martohej. Elë u rrit në Killara, një rrethinë veriore e Sidneit. Ajo është më e madhja e katër fëmijëve. Prindërit u ndanë kur ishte 10 vjeçe. Ajo u zhvendos me nënën dhe dy binjakët. Nëna e saj u martua dhe ajo mori mbiemrin e njerkut, pra Macpherson.

Në të vërtetë fillimisht e bukura Elë kishte në mendje gjithçka tjetër, por jo që të bëhej ndonjëherë modele. Ajo vazhdonte studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Sidneit (Australi ) dhe kishte ndërmend të bëhej avokate. Dhe do të ishte bërë avokate nëse në udhën e jetës, kur ishte në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare, nuk do t'i shfaqej agjenti i sektorit të modeleve, i cili do të mbetej i shushatur nga bukuria e saj i përsosur dhe do të vendoste aty për aty që ta merrte me vete bukuroshen Elë Mëkferson anembanë botës si modele kryesore të agjencisë së tij të modës së lartë.
Elë Mëkferson, në një kohë tepër të shkurtër, siç ishte paracaktuar nga fati, u bë kolona mbajtëse e revistës që mori emrin e saj "Elle". Kjo revistë e kishte në ballinën e saj kryesore Elë Mëkfersonin për gjashtë vjet rresht. Ndërkohë që talenti i saj si modele është i pamohueshëm që në sekondat e para të karrierës së saj, martesa me drejtorin artistik të revistës, Gilles Bensimon, ia siguroi asaj një lidhje solide me elitën e modës së lartë. Pastaj ajo i hyri aventurës në botën e videofitnesit, duke ua shpjeguar njerëzve të thjeshtë si ta trajtojnë veten e tyre në mënyrë që të mbajnë në formë sa më të mirë trupin e tyre, për të kaluar më vonë në kinematografi dhe në biznese të mirëfillta fitimprurëse.
Gjithsesi, universi i Modës është vendosmërisht jostabël dhe kapriçioz, jo vetëm për sa u përket prirjeve dhe zakoneve, por edhe për atë që me gjuhën e rëndomtë cilësohet si diçka që pëlqehet apo nuk pëlqehet nga një grua. Mund të jetë një modele perandore e padiskutueshme e botës së modës, kur në një çast të caktuar, sa çel e mbyll sytë, ajo e shikon veten të shfronëzuar. Për ta zgjatur sa më shumë mbrerërimin asaj i duhet të përputhet me shijet e kohës, aq të paqëndrueshme në botën e sotme femërore. Pa llogaritur këtu faktorin moshë,  e cila në paserelat ka rol vendimtar.
Pashmangshëm Elë Mëkfersoni, një femër, veç të tjerash, tejet inteligjente, kishte menduar me kohë t'i dilte përpara një kohe të tillë që do të vinte. Ajo filloi të merret edhe me veprimtari të tjera profesionale. Ajo ndoqi rrugën e kinematografisë e cila i ka bërë të famshme shumë modele të tjera që kanë kaluar nga paserelat në sheshet e xhirimit ose i kanë zhvilluar të dyja veprimtaritë krahas njëra tjetrës. Elë ia arrin me lehtësi të rrallë të marrë role kinematografike, duke u shfaqur në qendër të disa filmave. Në vitin 1990, për shembull, ajo merr pjesë në filmin "Alice" të Vudi Alenit (Woody Allen), ndonëse një rol i dorës së dytë. Por në vitin 1994 merr një rol kryesor në filmin "Sirens" përkrah aktorit Hju Grant (Hugh Grant), e në vitin 1996 luan në "Jane Eyre", përkrah aktorit Ben Stiller. Po atë vit ajo shfaqet edhe në filmin e Barbra Streisand, me aktorin Jeff Bridges, në filmin e njohur "Dashuria ka dy fytyra".
Ndër të tjera, Elë Mëkferson ka përdorur emrin e saj për të firmosur prodhimet e veshjeve të brendshme të grave që ka emrin kuptimplotë "Elle Macpherson Intimates" (Intimitetet e Elë Mëkfersonit). E ndoshta kjo fushë i ka dhënë asaj më tepër emër se çdo fushë tjetër e veprimtarisë së saj. Linja e veshjeve të brendshme të grave "Elle Macpherson Intimates", e themeluar në Australia, ka pushtuar gjithë planetin dhe është transformuar në një pulë që bën vezë të arta. Firma është bashkuar më vonë me "Montgomery Ward", një linjë veshjesh që shkojnë nga ato sportive deri te intimet.
Më në fund, gjithnjë në fushën e bizneseve të mirëfillta, Elë Mëkferson, sikurse ikonat e tjera të brohoritura si ajo njëzëri nga publiku, Naomi Këmpbell (Naomi Campbell) e Klaudia Shifer (Claudia Schiffer), ka menduar mirë si të shfrytëzojë emrin e saj për të hapur të famshmit "Fashion Cafè", një mori lokalesh që janë bërë të modës anembanë botës. Gjithnjë e vëmendshme ndaj kinemasë, modelja nuk e ka braktisur kurrë sheshin e xhirimeve. Në vitin
1997, në  zbatim të një kontrate me studion hollivudiane Miramax, ka luajtur si grua e Arnold Shvarcenegerit (Arnold Schwarzenegger) në filmin "Batman&Robin", për të luajtur më vonë edhe në filmin "The Edge" përkrah aktorit Anthony Hopkins. Divorcur nga Gilles Bensimon, ajo ka pasur një numër të konsiderueshëm dashurish, midis të cilëve edhe më Shon Penin (Sean Penn), ish burrin e Madonës dhe më 2003 u martua për të dytën herë me Arpade Busson, një sipërmarrës zviceran, baba i dy fëmijëve të saj. Çifti kishte filluar marrëdhëniet në vitin 1995 dhe ishte martuar për herë të parë në gusht 2002. Ata u ndanë në korrik të vitit 2005.
Macpherson aktualisht jeton në Mbretërinë e Bashkuar (Britani). Përveç anglishtes, ajo flet rrjedhshëm frengjisht, po ashtu komunikon mirë në italisht dhe spanjisht./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Monika Beluçi tregon cilat janë dhjetë komandementet e joshjes së saj (03.24.2009)
Monika Beluçi tregon cilat janë dhjetë komandementet e joshjes së saj (03.24.2009)
Madona: Elvis është mbreti, unë jam mbretëresha e muzikës pop (03.21.2009)
Të gjithë ia kanë frikën trupit të Merilin Monrosë (03.15.2009)
Duke qenë e vërtetë me veten Xhudi Foster e kalon provimin e pyetjeve për yjet (03.12.2009)
Badi Holli një ndër legjendat e muzikës amerikane (03.09.2009)
Eva Mendes bukuria kubane harkuar mbi dy brigjet e Amerikës (03.04.2009)
Automobilit të garës (02.27.2009)
Themelimi dhe Manifesti i Futurizmit (02.25.2009)
100 vjetori i futurizmit ose primitivëve të një ndjeshmërie të re (02.23.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]