E Enjte, 04.18.2024, 09:01pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Varfëria, terrorizmi, klima - sfidat e Indisë në 60 vjetorin e Kushtetutës
E Mërkurë, 01.27.2010, 01:08pm

Edhe pse me 1,3 miliardë banorë India për shkak të etnive të shumta, feve, gjuhëve dhe madhësisë gjeografike vlerësohet si vend i paqeverisshëm, ajo është demokracia më e madhe në botë.

 

Rrokaqiejt që shkëlqejnë nën diell, dyqanet ku mund të blesh veshjet më të fundit të markave Gucci, Prada ose Dior, apo makinat luksoze si BMW dhe Audi nëpër rrugë, bëjnë që në vështrim të parë India të duket sikur nuk ka të bëjë me Indinë, e cila u bë e pavarur nga Britania e Madhe në vitin 1947, me një kushtetutë që hyri në fuqi më 26 janar 1950, pra para 60 vjetësh.

 

 

Por rritja e konsiderueshme ekonomike e Indisë, nëntë përqind vitin e kaluar, nuk mbërrin deri tek njerëzit që jetojnë në fshat. India është vërtet një gjigand në sektorin e telekomunikacionit dhe të elektronikës, megjithatë dy të tretat e popullsisë jetojnë ende nga bujqësia, e cila vlerësohet si joproduktive.

 

40 përqind e popullsisë në Indi jeton me më pak se një dollar në ditë

 

Eksperti për Indinë, Christian Wagner, nga Instituti Shkenca dhe Politika, në Berlin vlerëson se sfida më e madhe sociale për qeverinë indiane është hendeku gjithnjë në rritje midis të varfërve dhe të pasurve:

Shërbimet sekrete dhe metodat paranormale të hetimit
E Hënë, 01.25.2010, 11:07pm

Për të mbledhur informacion, shërbimet sekrete nuk përdorin gjithnjë metodat tradicionale të hetimit. Shërbimet sekrete, veçanërisht CIA janë përpjekur gjithnjë të përdorin metoda që në gjuhën e përditshme quhen paranormale

 

Shërbimet sekrete njihen për metodat investigative, të cilat në pjesën më të madhe të rasteve janë të panjohura për publikun. Me kalimin e viteve, një pjesë e informacioneve të klasifikuara mund të bëhen publike, duke hedhur dritë mbi mënyrën e funksionit të organizatave përgjegjëse për mbledhjen e sekreteve që kanë lidhje me sigurinë e vendit.

 

Por, për të mbledhur informacion, shërbimet sekrete nuk përdorin gjithnjë metodat tradicionale të hetimit. Shërbimet sekrete, veçanërisht CIA janë përpjekur gjithnjë të përdorin metoda që në gjuhën e përditshme quhen paranormale për të arritur objektivat.

 

Mënyrat "paranormale" të hetimit

 

Shumë projekte të bëra publike dëshmojnë, se shërbimet sekrete kanë ngritur grupe pune, që kanë studiuar hipnozën, kanë përdorur objekte studimi, të cilëve u kanë injektuar drogëra të ndryshme për të parë reagimet dhe dobësinë e subjekteve në gjendje të caktuara. Një prej këtyre ishte projekti "Artichoke", i cili mblodhi bashkë divizionet e inteligjencës të ushtrisë, marinës, forcave ajrore dhe FBI-së.

 

Qëllimi i projektit është theksuar në një memo që daton në janar 1953, ku thuhet, "A mund të arrijmë të kontrollojmë një individ deri në pikën, ku ai do të zbatojë urdhërat tona kundër dëshirës së tij dhe kundër ligjeve themelore të natyrës, siç është ruajtja e vetes?

 

Parashikuesit

 

Informacionet se, disa vende përdorin parashikues dhe persona me aftësi për të lëvizur gjërat me mendje ishin të vagëta në SHBA, prandaj CIA vendosi të hetonte për të parë sesa e mundur ishte një gjë e tillë. Janë krijuar shumë programe në vite të ndryshme, një pjesë e tyre tani janë hapur për publikun, për të bërë kërkime në këtë fushë.

Identiteti francez
E Djelë, 01.24.2010, 06:43pm

     Simboli i identiteti francez

 

Presidenti Nicolas Sarkozy ka nisur një sërë diskutimesh identitetin francez. Ai mendon se takimet do të ndihmojnë të sqarojnë dhe riafirmojnë vlerat e kombit. Por kritikët thonë se këto debate janë pa dobi.

 

Çdo me thënë të jesh francez?

 

Kjo pyetje u bëhet biznesmenëve, politikanëve lokalë dhe qytetarëve të rregullt në qindra debate, që po zhvillohen nëpër Francë, si në debatin që po zhvillohet në Nanterre, një periferi punëtorësh e Parisit.

 

Nën drejtimin e kryetarit lokal të bashkisë, grupi i përbërë nga 45 vetë diskuton për historinë dhe kulturën franceze dhe për rëndësinë e simboleve si flamuri. Qeveria ka në plan të hartojë një numër propozimesh politike bazuar në rezultatet e këtyre takimeve. Dhe Sarkozia thotë se ai shpreson që kërkimi i shpirtit kombëtar të ndihmojë për t'u dhënë përgjigje pyetjeve si, a duhet të jenë të detyruar njerëzit që të këndojnë himnin kombëtar dhe si i ndan ti vlerat franceze me emigrantët. Por nëqoftëse Sarkozia ka menduar se ekzaminimi i të qenurit francez do t'i afrojë njerëzit, debatet po sjellin efektin e kundërt. Debatet kanë ngacmuar qendrimet e kundërta dhe kanë ekspozuar si frikërat, ashtu edhe nervat e dobëta. Socialistët opozitarë e akuzojnë Sarkozinë se po ushqen ndenjat ksenofobe. Këto deklarata bëhen në një kohë, kur shijen e kësaj kritike ne e ndiejmë edhe këtu në Nanterre.

 

"Tradhtia" e Presidentit

"Trepça" - gjiganti i së kaluarës?

Nga Luljeta Krasniqi


E Djelë, 01.24.2010, 10:24am

Autoritetet kosovare dhe ekspertët për energjetikë thonë se kompania dikur më e madhe metalurgjike, industriale dhe minerale e Kosovës, “Trepça”, nuk mund të ketë kapacitetet prodhuese që i ka pasur në vitet e 80-ta. Disa prej tyre thonë se privatizimi i “Trepçës” mund të jetë mënyra më e mirë për rimëkëmbjen e saj.


Kapacitetet aktuale, e ardhmja dhe mundësitë për rikthim në tregun rajonal dhe atë botëror të kompleksit industrial në Mitrovicë, “Trepça”, vlerësohen në mënyra të ndryshme nga zyrtarët, ekspertët dhe punonjësit e kësaj kompanie.

Zëvendësministri i Energjetikës dhe Minierave, Blerim Rexha, e quan iluzor rikthimin e “Trepçës” në gjendjen, në të cilën kjo kompani gjendej para më shumë se 20 vjetësh, për shkak se, siç thekson ai, përgjatë këtyre vjetëve tregu ka pësuar ndryshime të dukshme.

“Tregu ka ndërruar prej një ekonomie të planifikuar shtetërore, jemi në një treg të lirë; edhe ‘Trepça’, edhe kompanitë tjera duhet t’i përshtaten tregut të ri”.

“Menaxhmenti i ‘Trepçës’ tash duhet të eksplorojë tregun, duhet ta kompensojë kohën e humbur prej viteve 90 deri më tani dhe të operojë si shoqëri tregtare fitimprurëse dhe në këtë frymë të tregut të lirë, të operojë, të mendojë dhe të menaxhojë”, thotë Rexha.

Problemet politike, me të cilat është ballafaquar Mitrovica që nga paslufta, vlerësohet të kenë ndikuar edhe në funksionimin e kompleksit “Trepça”.

Sidoqoftë, përfaqësues të këtij kompleksi thonë se operimi i ‘Trepçës’ në dy njësi - në jug dhe veri të Mitrovicës, është i mundshëm.

Zëdhënësi i kombinatit “Trepça”, Bislim Muçaj, shpjegon:

Vazhdon paqartësia për fatin e "Trepçës"

Nga Luljeta Krasniqi


E Shtunë, 01.23.2010, 04:08pm

Autoritetet kosovare dhe ekspertët për energjetikë thonë se kompania dikur më e madhe metalurgjike, industriale dhe minerale e Kosovës, “Trepça”, nuk mund të ketë kapacitetet prodhuese që i ka pasur në vitet e 80-ta. Disa prej tyre thonë se privatizimi i “Trepçës” mund të jetë mënyra më e mirë për rimëkëmbjen e saj.


Kapacitetet aktuale, e ardhmja dhe mundësitë për rikthim në tregun rajonal dhe atë botëror të kompleksit industrial në Mitrovicë, “Trepça”, vlerësohen në mënyra të ndryshme nga zyrtarët, ekspertët dhe punonjësit e kësaj kompanie.

Zëvendësministri i Energjetikës dhe Minierave, Blerim Rexha, e quan iluzor rikthimin e “Trepçës” në gjendjen, në të cilën kjo kompani gjendej para më shumë se 20 vjetësh, për shkak se, siç thekson ai, përgjatë këtyre vjetëve tregu ka pësuar ndryshime të dukshme.

“Tregu ka ndërruar prej një ekonomie të planifikuar shtetërore, jemi në një treg të lirë; edhe ‘Trepça’, edhe kompanitë tjera duhet t’i përshtaten tregut të ri”.

“Menaxhmenti i ‘Trepçës’ tash duhet të eksplorojë tregun, duhet ta kompensojë kohën e humbur prej viteve 90 deri më tani dhe të operojë si shoqëri tregtare fitimprurëse dhe në këtë frymë të tregut të lirë, të operojë, të mendojë dhe të menaxhojë”,
thotë Rexha.

Problemet politike, me të cilat është ballafaquar Mitrovica që nga paslufta, vlerësohet të kenë ndikuar edhe në funksionimin e kompleksit “Trepça”.

Sidoqoftë, përfaqësues të këtij kompleksi thonë se operimi i ‘Trepçës’ në dy njësi - në jug dhe veri të Mitrovicës, është i mundshëm.

Zëdhënësi i kombinatit “Trepça”, Bislim Muçaj, shpjegon:

Rrëfimi apokaliptik i shkatërrimit të Sodomës dhe Gomorrës

Nga Jessica Cecil


E Shtunë, 01.23.2010, 01:32pm

 

Libri i gjenezës përmban disa prej historive më dramatike që mund të jenë rrëfyer ndonjëherë. Njëra prej tyre ka qenë për mijëra vjet me radhë si një mësim i fuqishëm për rreziqet e ligësisë: historia e Sodomës dhe Gomorës.

 

Sipas Biblës, njerëzit e Sodomës ishin të ligj, mëkatarë të mëdhenj kundër Zotit, dhe Ai vendosi t'i shkatërrojë". Zoti lejoi Lotin, të vetmin njeri të mirë që jetonte atje, të largohej nga qyteti bashkë me familjen e tij, përpara se Perëndia të tregonte zemërimin. Por gruaja e Lotit nuk iu bind paralajmërimit të Zotit, që të mos shihte pas në drejtim të Sodomës teksa largohej, dhe ajo u shndërrua në një shtyllë kripe, ku edhe vazhdoi të qëndrojë. Për njerëzit mëkatarë të Sodomës, as edhe arratia nuk ishte një opsion: shumë shpejt Zoti shfaqi pakënaqësinë e tij, dhe 'lëshoi drejt tyre zjarr dhe squfur ... Ai shkatërroi të gjithë që jetonin atje dhe çdo gjë që rritej në tokë". Nuk ka asnjë marrëveshje mes arkeologëve, shkencëtarëve dhe studiuesve biblikë, që Sodoma dhe Gomorra të kenë ekzistuar në të vërtetë... " Historia është sigurisht dramatike, por a është vetëm trillim? Nuk ka asnjë provë që të vërtetojë ekzistencën e tyre, e jo më të kenë pësuar një fund apokaliptik.

 

Megjithatë, një njeri është i bindur se, Sodoma dhe Gomora jo vetëm që kanë ekzistuar, por janë shkatërruar edhe nga një apokalips i tmerrshëm natyror, i cili përputhet me përshkrimin në librin e Zanafillës.

Sa kontrolle është në gjendje të përballojë demokracia? Shtrohet pyetja pas incidentit të Mynihut
E Premte, 01.22.2010, 05:39pm

Indicenti i sigurisë në aeroportin e Mynihut tregon se siguri absolute nuk ka – me gjithë kontrollet gjithnjë e më të rrepta. Sa duhet shtrëngohemi dhe të sakrifikohemi nga frika e një sulmi të mundshëm?

 

Sikur çështja të mos ishte aq serioze, do të ishte për të qeshur. Një pasagjer i zemëruar, i cili nuk është i gatshëm, ta lërë t'ia kontrollojnë dy herë kompjuterin, merr bagazhin e dorës dhe largohet duke u përfshirë me njerëzit në terminalin e aeroportit. Çdokush që ka pritur ndonjëherë në radhë për t'u kontrolluar në aeroport, e kupton padurimin e këtij burri. Por ky pasagjer ka treguar ndoshta pa qëllim, sa të pasigurta janë kontrollet e sigurisë në aeroportin e Mynihut. Dhe për shkak të frikës që mbretëron prej El Kaida-s dhe terroristëve të tjerë, kjo nuk është për të qeshur. Për fat të keq nuk është as rast i veçantë.

 

Mangësi në siguri ka edhe tjetërkund

 

Para disa ditësh emisioni televiziv "Kontraste" i kanalit ARD tregoi, se si mund të kopjoheshin kartat e identitetit të personelit të aeroportit të Hamburgut. Dhe njeriu, që deshi t'i vërë bombën avionit që fluturonte për në Detroit, arriti që ditën e parë të Krishtlindjeve të fuste lëndë shpërthyese në bordin e avionit amerikan të linjës.

 

 

Siç ndodh shpesh, ofrohen recetat e njohura: Sindikata e policisë kritikon firmat, që përgjigjen për kontrollet e sigurisë në aeroporte. Punonjësit e tyre punojnë për shumë pak para dhe nuk kanë përgatitjen e mjaftueshme. Sindikata do të dëshironte që kontrollet e sigurisë në aeroporte t'i kryente përsëri policia federale. Por këtë as nuk e do dhe as nuk mund ta paguajë kush. Ministri i Brendshëm Thomas de Maizière propozon, që t'i shtojë skanerët në aeroporte, por që pasagjerët të kenë vetë të drejtë të zgjedhin, në se duan të kontrollohen nga skaneri apo jo: pra një kontroll sigurie sipas dëshirës.

 

Por ky diskutim shkon në drejtimin e gabuar

Teknologjia që ia dha emrin dekadës


E Premte, 01.22.2010, 11:43am

10 mrekullitë që "afruan" shekullin e ri

 

Mendoni pak ditët e fundit të vitit 1999. Tani, shihni përreth dhe vëreni gjithë sa mungon. Shumë prej produkteve dhe shërbimeve teknologjike që sot praktikisht na e vendosin informacionin në majë të gishtërinjve, na mbajnë të lidhur dhe na argëtojnë, si dhe na mundësojnë që në mënyrë të shpejtë dhe eficiente të blejmë pothuajse gjithçka, ose nuk ekzistonin ende, ose ende nuk ishin maturuar.

 

Atëherë, kur na duhej informacion ne nuk shkonim ta kërkonim në internet, sepse ai ishte i porsanisur dhe ende jo i organizuar si duhet. Veç kësaj, të kërkoje në internet ishte gjë e tmerrshme, sa i përket ngadalësisë, për arsye se shumica e amerikanëve përdornin modema dial-up me 54 kb për sekondë. Ne thjeshtë lexonim gazeta dhe revista të printuara.

 

Sa për argëtimin, atëherë dëgjonim CD në disc-playera të lëvizshëm me madhësinë e xhepit. Shkarkimi i këngëve mp3 ishte një opsion i ri dhe shpesh herë i paligjshëm për nxënës kolegjesh. Ende shihnim televizor në kohë reale.

 

Komunikonim shumë ndryshe. Telefonat celularë ishin vetëm për telefonata, ndonëse disa mundësonin edhe dërgimin e mesazheve. Por ne ende nuk ishim lidhur e rilidhur me miq e familje përmes rrjetëzimit social. Shumica prej nesh ende bezdiseshim prej mesazheve "Start me up" kur ndiznim kompjuterët tanë me Windows 95. Veç kësaj, kompjuterët i konsideronim thjeshtë mjete pune. Kompjuterët personalë nuk ishin bërë ende nyjat e jetëve tona personale.

 

Dhe teksa mbyllej 1999, ne nuk e kishim idenë se çfarë mrekullish do të na sillte shekulli i ri. Tani e dimë, dhe kjo është përshëndetja jonë për dhjetë produkte, shërbime dhe teknologji që e transformuan rrënjësisht dekadën e parë të shekullit 21. Si dhe një tribut për njerëzit me më shumë influencë.

 

1. GOOGLE

Dhurata të rrezikshme
E Mërkurë, 01.20.2010, 06:35pm

Qysh nga e hëna ish biznesmeni Karlheinz Schreiber ndodhet në bankën e të akuzuarve në Augsburg. Në vitet 80 dhe 90-të ai pat shërbyer si ndërlidhës për tregtinë e armëve mes prodhuesve gjermanë dhe shteteve të tjera.

 

46 milionë marka pat marrë Schreiber si shpërblim për ndërmjetësimin e shitjes së disa helikopterëve dhe aeroplanëve të tipit Airbus në Kanada dhe Tajlandë si edhe 36 tankeve zbulues në Arabinë Saudite. Akuza e prokurorisë federale është se ai nuk i ka deklaruar këto të ardhura duke shkaktuar një evazion fiskal prej 20 milionë markash (10,2 milionë euro).

 

"Ky gjyq nuk merret me përgjegjësitë politike për këto biznese, por me faktin, që zoti Schreiber ka marrë para, të cilat nuk i ka deklaruar tek zyra tatimore", thotë zëdhënësi i Gjykatës së Augsburgut, Karl-Heinz Häusler, në një prononcim për mediet.

 

Por ky krim fiskal nuk është ai që ka mbledhur qindra gazetarë në gjykatën e qytetit të vogël bavarez. "Ne po presim se çfarë do të thotë ai (Schreiberi). A mos vallë do të duhet të dridhen partitë prej tij?", thotë në një intervistë televizive gazetari Klaus Wiendl, i cili e ndjek dosjen Karlheinz Schreiber qysh nga viti 1995, kur gjykata e Augsburgut pat bërë kontrollin e parë në banesat e multimilionerit bavarez.

 

Schreiber atëherë u arratis në Zvicër e më vonë në Kanada, ku qëndroi deri në gusht të vitit 2009. Me shumë vështirësi drejtësia gjermane arriti t'i bindte autoritetet kanadeze që ta dërgonin 75-vjeçarin në Gjermani.

 

Makth për CDU-në

 

Schreiberi pat thënë dikur: Po fola unë, priten kokat. Dhe ç'është e vërteta, disa koka, si ish-arkëtari i CDU-së, një - sekretari shteti si dhe dy menaxherë të koncernit Thyssen, i kanë kaluar disa vjet burg për shkak të parave që kishin marrë prej tij. Por këta nuk ishin të vetmit që kishin përfituar nga zemërgjerësia e multimilonerit.

Fashizmi në rritje në Rusi

Nga Valery Balayan, Kevin O'Flynn


E Martë, 01.19.2010, 05:41pm

Dymbëdhjetë muaj pas vrasjes së dyfishtë, në Moskë, të avokatit Stanislav Markelov dhe gazetares Anastasia Baburova, mbështetësit dhe familjarët thonë se vdekja e tyre ndërlidhet me ekstremizmin e djathtë në rritje në Rusi, dhe se qeveria duhet të veprojë

 

 

Një vit më parë, avokati Stanislav Markelov u vra në mes të ditës në një rrugë në qendër të Moskës, kur një sulmues e qëlloi për vdekje në kokë nga afërsia.

Anastasia Baburova, gazetarja e re që udhëtonte me Markelovin në kohën e sulmit, gjithashtu u qëllua dhe vdiq nga plagët një ditë më pas.

Markelov ishte aktivist për të drejtat e njeriut, i cili i mbronte viktimat e krimeve të luftës në Çeçeni, dhe ishte luftëtar aktiv kundër lëvizjes fashiste ruse në rritje.

Markelov, i cili e përfaqësonte familjen e një gruaje çeçene të vrarë në vitin 2000 nga oficeri i armatës ruse, Juri Budanov, u vra menjëherë pasi mbajti një konferencë për shtyp, ku protestoi për lirimin e Budanovit.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se vrasja e tij kishte pothuaj lidhje të pashmangshme me punën e tij.

Baburova, një aktiviste ekologjike, e cila punonte në “Novaja Gazeta”, sapo e kishte filluar karrierën.

Prindërit e saj, Larisa dhe Eduard Baburov, fillimisht menduan se ajo ishte viktimë fatkeqe e rrethanave, në vend të gabuar e në kohë të gabuar.

Një vit më vonë, Eduard Baburov thotë se e sheh ndryshe situatën.

“Para se të vritet vajza jonë, nuk e kisha idenë se çfarë po ndodhte në Rusi. Vetëm pas vrasjes së saj filluam të lexojmë dhe të mësojmë më shumë se sa i zhvilluar është fashizmi”.

“Kam përshtypjen se procesi ka dalë jashtë kontrollit dhe autoritetet tash nuk mund të bëjnë gjë. Ideologjia e nazizmit, fashizmi, ka lëshuar rrënjë në nivelet më të larta, ka përfaqësues në strukturat e ndryshme shtetërore, në Duma, gjithandej”
, thotë Baburov.

Në një letër të botuar në “Novaja Gazeta”, më 30 nëntor, në ditëlindjen e 26-të të bijës së vet, Baburov shkroi se fashizmi ka lëshuar rrënjë në Rusi dhe bëri thirrje që ta pranojnë këtë problem.

Për vrasjen e avokatit dhe gazetares u arrestuan dy persona, të ndërlidhur me të djathtën ekstreme.

“Novaja Gazeta” raportoi të hënën se gjatë arrestimit, në banesën e tyre janë gjetur armë, dhjetëra mijë euro dhe dokumente të falsifikuar.

Por, gazeta shkroi se Nikita Tihonov dhe Jevgenia Hazis, janë vetëm disa nga ekstremistët e djathtë që janë të gatshëm të sulmojnë aktivistët antifashistë.

Tihonov njëherë e pranoi vrasjen, por pastaj e tërhoqi deklaratën, duke thënë se e kishin detyruar të pranojë.

Gaina Kozhevnikova, aktiviste nga qendra “Sova”, autoriteti më i lartë rus për krimet e urrejtjes dhe grupet ultranacionaliste, thotë se grupet ekstremiste mbeten të fuqishme dhe taktikat e tyre po ndryshojnë.

“Ultra të djathtët i janë kthyer haptas terrorit direkt dhe antishtetëror, duke i vënë synim vetes që të destabilizojnë situatën në vend duke përhapur panik, me të cilin do të mund të fillonin një grusht shtet”,
thotë Kozhevnikova.

Pjesë e kësaj strategjie, shton ajo, janë sulmet ndaj aktivistëve antifashistë.

“Ky terror nuk ka në shënjestër vetëm autoritetet e shtetit, por frikësimin dhe vrasjen e aktivistëve që punojnë kundër kseneofobisë. Baburova dhe Markelov janë vetëm disa nga viktimat e vitit të kaluar. Ka pasur shumë kërcënime, madje jemi kërcënuar edhe ne
”, pohon Kozhevnikova.

  » Atentatori lirohet, misteri mbetet
  » Fundi i një shërbimi sekret - Para 20 vjetësh qytetarët e RDGJ sulmuan qendrën e STAS-it
  » Thirrja e kryqëzataveNga Jonathan Philips
  » I ftohti i madh është për faj të njollave diellore?
  » Tri fytyrat e RomësNga Andrew McCarthy
  » El Dorado vërtetë ekziston
  » Google nxjerr në treg supertelefonin
  » Shanse të vogla për ratifikimin e Marrëveshjes për Ndalimin e Armëve Bërthamore
  » Bashkimi Evropian (BE) i ri duhet të merret më 2010 me probleme të vërteta
  » Gjykata Supreme e Malajzisë lejon fjalën Allah për të krishterët



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]