E Premte, 04.19.2024, 04:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Një alarm i mirë nga NASA për vitin 2012
E Martë, 12.01.2009, 05:13pm

 

 

Si është përcaktuar që viti i këtyre ndryshimeve apo i katastrofave është praktikisht 2012? Shënuesi i vetëm universal dhe real i kohës është preçesioni e ekuinokseve; lëvizja e përcaktuar nga rrotullimi rreth Diellit

 

Pak më shumë se tri vjet na ndajnë nga fundi i profetizuar i botës së njohur, ai ndryshim drastik që duhet të pësojë qytetërimi aktual. Deri NASA ka lëshuar alarmin, duke përqendruar vëmendjen lidhur me një furtunë diellore të parashikuar për vitin 2012, kur aktiviteti diellor do të arrijë pikun më të lartë. Mjetet teknologjike që disponon shkenca moderne kanë evidentuar fenomene fizike dhe qiellore që mund të kenë ndonjë lidhje me profeci të lashta dhe, ndërkohë, nxjerrin në pah nivelin e dijes së qytetërimit që na ka paraprirë. Ky qytetërim ishte zhdukur nga fenomeni ciklik profetik që do të përsëritet më 2012? Kush ka gdhendur në gurë një mesazh për të na paralajmëruar nga një rrezik i tillë, me shpresën se do ta kishim gjetur mënyrën për t'i mbijetuar? Mund edhe mos t'u besojmë gjithë këtyre profetëve. Shumë herë është ulëritur për fundin e botës.

 

Praktikisht në fund të çdo mijëvjeçari; por jemi gjithmonë këtu, në këtë planet që çdo ditë, me një tërbim të dëshpëruar, punojmë që ta shkatërrojmë. Ndoshta është kjo katastrofa. 2012 përfaqëson pikën e moskthimit. Nëqoftëse e kalojmë, nuk do të mund ta shpëtojmë planetin nga veprimi ynë shkatërrimtar i përgatitur në emër të zhvillimit e të progresit... nëqoftëse ky stil jetese mund të quhet progres. Por gjëja e habitshme është se çdo popull, çdo qytetërim që na ka paraprirë ka luajtur të njëjtën muzikë, ka folur të njëjtën gjuhë. Qytetërime që, sipas datimeve historike, nuk kanë pasur kontakte midis tyre. Popuj të ndodhur në katër anët e botës, në pika gjeografike të ndryshme. Një koinçidencë? Ndoshta trashëgimia e një populli të mëparshëm dhe shumë më i lashtë? Populli legjendar i Atlantidës? Për këtë arsye po kërkohet të kuptohet se çfarë fenomenesh mund t'i vërtetojnë profeci të tilla në vitin 2012.

Letrat sekrete të Nënë Terezës dhe krizat e saj të besimit/Dy gabimet e mrekullueshme të Nënë Terezës

Nga David Van Biema, TIME MAGAZINE


E Shtunë, 11.28.2009, 01:36pm

 

 

"Jezusi ka një dashuri të veçantë për ju por, për mua, qetësia dhe boshllëku është aq i madh saqë e kërkoj dhe nuk e shikoj, vë veshin por nuk e dëgjoj, gjuha ime lëviz kur dua të lutem, por nuk arrin të flasë"

 

Më 11 dhjetor 1979, Nënë Tereza, "Shenjtorja e të varfërve", shkoi në Oslo. Si gjithmonë me veshjen e saj tipike të bardhë me bordurë blu dhe me sandale, pavarësisht temperaturave nën zero, Anjeza Bojaxhiu u nderua me Çmimin Nobel.

 

Në ligjërimin e saj të pranimit, Tereza, dha fjalimin që bota priste prej saj. "Nuk është e mjaftueshme të thuash që unë e dua Zotin, por nuk e dua komshiun tim", tha ajo, "pasi Jezusi kur vdiq në kryq e kishte sakrifikuar veten e tij, duke u bërë ai vetë i urituri, i zhveshuri dhe i pastrehu. Duhet të gjejmë frymën e Jezusit dhe ta kultivojmë atë". Ajo mallkoi abortin dhe përhapjen e drogës mes të rinjve në perëndim. Në fund ajo sugjeroi që me rastin e Krishtlindjeve që po afronin, bota duhet të kujtohej që drita e gëzimit është e vërtetë pasi Jezusi është kudo. "Krishti është në zemrat tona, Krishti është afër të varfërve që takojmë, Krishtë gjendet në buzëqeshjen që japim dhe në buzëqeshjen që marrim".

 

 

 

Medvedevi para pasqyrës, sheh në të Putinin (III)

Nga Teodo LAÇO


E Premte, 11.27.2009, 08:45am

 

 

Diskutimi, parashikimet e thashethemet për pasardhësin e Vladimir Vladimiroviç Putinit në krye të Rusisë, filluan gati tre vjet para se të përfundonte mandati i tij kushtetues

 

Gati tre vjet para mbarimit të mandatit të fundit, në opinionin shoqëror rus, bëri krye mendimi nëse Putini duhej të merrte edhe një mandat të tretë apo jo. Kushtetuta, pjesa e 3-të, neni 81, në mënyrë taksative përcaktonte se Presidenti nuk mund të zgjidhej për më shumë se dy mandate. Në një takim me kryeministrin e Finlandës që e pyeti rreth kësaj mundësie, ai tha buzagaz: "mund që unë të dua, por nuk e lejon Kushtetuta". Zërat që kërkonin një ndryshim të Kushtetutës ose e pakta zgjatjen e mandatit të tij, gjatë vitit 2006, u bënë edhe më autoritare. Presidenti i Kazakistanit, Nazarbajev, që ia kishte dalë ta zgjaste pa afat kohor mandatin e vet, i sugjeroi Putinit të ndiqte shembullin e tij. Nuk do të ishte ndonjë përjashtim shqetësues nga morali i botës demokratike të Perëndimit. Në SHBA, vërtet Presidenti s'mund të merrte më shumë se dy mandate, por në Francë ai mund të zgjidhej pa kufizim. Kryetari i Këshillit Federativ, Sergej Mironov, që rrekej ta afronte Putinin me partinë që do të drejtonte "Rusia e Drejtë", kryetari i qeverisë së Osetisë së Veriut Mansurov, ai i Çeçenisë, Kadirov, lideri liberaldemokrat, Zhirinovski dhe figura të tjera, kërkuan ndryshimin e Kushtetutës. Putini kundërshtoi sërish "Jam një qytetar dhe jo një qytetar politik.

 

Stabiliteti i Rusisë nuk bazohet në një figurë të vetme, por në Kushtetutë", tha ai në një takim me politologë të Perëndimit. Nuk mund të mbetej pas edhe udhëheqja e partisë qeveritare "Rusia e Bashkuar". Grizllovi, kryetari i partisë dhe i Dumës shtetërore, në "Rossijskaja gazeta" të 17 tetorit të 2007, u shpreh "Putini do të mbetet lider i Rusisë. Fjala nuk është vetëm për raportet midis forcave politike. Fjala është për të ardhmen e Rusisë, për vazhdimësinë e një kursi që ruajti shtetin, siguroi zhvillimin e tij, u ktheu njerëzve besimin te vendi i tyre". Dhe duke vazhduar fushatën për partinë që tani kishte në krye të listës Putinin, tha se problemi i liderit të vendit do të zgjidhet në 2 dhjetor dhe se një lider i tillë, është, duhet të jetë dhe do të jetë Vladimir Putini. Ishte një propagandë elektorale e paligjshme dhe komunistët hapën kundër tij një proces gjyqësor, që si pritej, nuk do të sillte asgjë. Me grupin e atyre që kërkonin ndryshimin e Kushtetutës për një mandat të tretë, u bashkuan me një peticion edhe drejtuesit e shoqatave kryesore të artistëve, regjisori i nderuar me Oskar, Nikita Mihallkovi dhe skulptori më i famshëm i kohës në Rusi, autori i monumentit madhështor të Pjetrit I mbi lumin Moska, Çereteli.

Si i përballoi Putini prapaskenat e oligarkëve të padëshirueshëm (II)

Nga Teodor LAÇO
E Enjte, 11.26.2009, 09:29am

Dy muaj pas zgjedhjes Putini u gjend në mes të një vorbulle tjetër. Ishte një krizë parlamentare edhe më e fortë se ajo paszgjedhore e 1999 kur Duma u gjend e paralizuar

 

Brenda strukturave e njerëzve influentë të vendit, po ngjizej dita-ditës koalicioni anti-Putin. Gurin e themelit të këtij koalicioni e vuri Berezovski. Oligarku idhnak e hakmarrës, në maj të 2000-it doli me një letër të hapur për presidentin, ku e akuzonte për uzurpimin e pushtetit, që lidhej me reformën e organizimit të qarqeve federale dhe projektin për reformimin e Këshillit të Federatës. Letra u komentua në fillim si një orvatje e politikanit ambicioz për të rifituar ndikimin e dikurshëm në Kremlin, por shpejt u kuptua se synimi ishte më i madh: destabilizimi i gjendjes së brendshme. Berezovski bëri çmos që të bënte për vete guvernatorët e pakënaqur, por shpejt u pa se ata, secili më vete, llogaritnin lëkurën e tyre. Atëherë ai shpalli formimin e partisë së vet, të oligarkëve e guvernatorëve dhe formoi një media-hollding të fuqishëm me kanalet televizive ORT dhe TV-6, gazetën "Njezavisimaja gazeta" dhe "Komersant", radiostacionin "Majak" etj.

 

Putini hodhi në opozitë kundër vetes, jo vetëm grupin e Berezovskit, që bashkë me ish-sekretarin e KQ-së së PK, Jakovlev dhe 7 autorë të tjerë botuan një pamflet "Adresim te populli", por edhe shumë nga krerët e rajoneve e guvernatorët e fyer prej humbjes së statutit të tyre politik, pas reformës për rregullat e formimit të Këshillit të Federatës. Berezovski ia doli të rekrutojë edhe disa autoritete të inteligjencës krijuese si Aksjonov, Govoruhin etj., dhe deklaroi krijimin e një lëvizjeje antiautoritariste me emrin "Qytetërimi". Kundërgoditja i dukej Putinit mënyra më e sigurtë për të hequr qafe këtë opozitë të mbarsur deri në fyt me para. Drejtuesi i "Media-Most" Gusinski u arrestua. Gjatë pyetjeve në Prokurori doli se ai kishte marrë nga shteti 1.3 miliardë dollarë kredi dhe nuk kishte shlyer pothuajse asgjë. Më vonë, Gusinskit iu hoq arresti me garant pasurinë dhe "Gazprom-Media" i bleu aksionet e tij me gjithë 25 SMI. Nuk iu shpëtoi sulmeve as Anatoli Cubaisi.

 

Si erdhi Putini në krye të Rusisë

Nga Teodor Laço


E Martë, 11.24.2009, 07:12pm

 

 

Pas një plejade udhëheqësish me origjinë provinciale, ai ishte i pari që vinte prej një origjine qytetare, pikërisht nga qyteti më aristokratik i Rusisë

Një nga librat më interesantë që shkrimtari i mirënjohur Teodor Laço ka botuar në harkun kohor të dy viteve të fundit është dhe ai me shënimet publicistike "Një dritare në Kremlin, nga Hrushovi te Putini". Siç shprehet vetë Laço, "Ky libër është një shartim i historisë me fiksionin, një kuturisje karakteristike prej shkrimtari që, i vjen në ndihmë për të hapur një dritare në kështjellën që rusët e quajnë Kremlin, me një brendësi plot mistere. Historia, arkivat, shtypi, librat e botuara, mëtojnë se kanë zbuluar shumëçka nga ngjarjet që kanë ndodhur brenda mureve të tij në 50 vitet e fundshekullit të kaluar ku shtrihet vështrimi i Laços, por siç shprehet vetë ai në parathënien e librit, gjithkush e di se kjo është e pamundur. Gjithçka ngjan se është ngritur mbi të fshehtat dhe zbulimin e tyre. Gjithsesi Laço shprehet me modesti se në atë "dritare" që hapet me Hrushovin e mbyllet me Putinin nuk ka parë asgjë që nuk e kanë parë të tjerë para tij. "Përndryshe do të duhej të isha detektiv", thotë autori. Sipas Laços, origjinaliteti mëton të qëndrojë në përzgjedhjen midis morisë së materialeve publicistike e arkivore që e kanë intriguar dhe i kanë dhënë dorë për të përdorur penën e shkrimtarit, duke synuar njëherit që lexuesi shqiptar të marrë informacione sa më pikante nga jeta private dhe bëmat politike të gjashtë drejtuesve (pas Stalinit) të këtij vendi të madh e me peshë të rëndë në zhvillimet botërore, Hrushov, Brezhnjev, Andropov, Gorbaçov, Jelcin e Putin. Në rastin e këtij të fundit, meqë ka patur mundësinë t'i ndiqte edhe vetë nga afër zhvillimet për shkak të detyrës si ish diplomat në Moskë, kanë marrë përparësi edhe analizat sociale e politike dhe proceset ekonomike të këtij shekulli, prandaj edhe kapitulli që i përket këtij Presidenti është edhe më i gjatë.

 

ZGJIMI I ARIUT

 

Në vigjiljen e ndërrimit të shekullit, kur Boris Jelcini ia besoi drejtimin e Rusisë Vladimir Vladimiroviç Putinit 48-vjeçar, vetëm bashkëpunëtorët dhe besnikët e tij më të afërt, mund të besonin se pikërisht ai do të bëhej figura më eminente e Rusisë në dekadën e ardhme. Megjithëse në vitin e fundit të Jelcinit kishte bërë një kërcim pindarik, për shumicën ai vinte thuajse nga e panjohura. Pa karizmë, pa shfaqje e fjalime të bujshme, por edhe kur kjo i duhej, ato ishin brenda skemave të vjetra, pa ndonjë ide origjinale, ai as që mund të krahasohej me figura të tilla si Primakovi që ishte cilësuar si njeriu që arriti të stabilizojë deri diku rënien ekonomike, as me intelektualin e rafinuar Javlinski, që drejtonte liberaldemokratët e "Jabllokos", të cilët përmendeshin midis shumë kandidaturave të mundshme për zgjedhjet presidenciale. Shumica mendonin se, Jelcini zgjodhi një figurë kalimtare, si kishte bërë para pak kohe me Stepashinin.

 

 

 

 

Ismail Kadare: Letërsia dhe jeta, dy botë në luftë
E Hënë, 11.23.2009, 07:08pm

Me “Darkën e gabuar” ju kapni numrin 40 të veprave të përkthyera në frëngjisht. Ngjarjet e këtij romani të ri shtjellohen në Gjirokastër, vendlindja juaj. Cili është, nën hijen e babait tuaj, faktori që ju ka drejtuar nga letërsia?

Në Gjirokastër, babai im kishte trashëguar një shtëpi shumë të madhe, me 10 apo 12 dhoma, me tri kate. Në tërësi një kontradiktë e madhe me gjendjen modeste ekonomike. Ne banonim gjashtë vetë në atë shtëpi me motrën time, vëllanë tim dhe gjyshen. Unë, herë numëroja dy dhoma më shumë, herë dy më pak gjatë rregullimeve. Kishte ambiente të pazëna. Disa ishin të dënuara. Asgjë nuk mund të më ngjallte më shumë frikën dhe imagjinatën sesa dhoma bosh. Imagjinoja fantazma, magji. Kur isha 13 vjeç, më ra në dorë “Makbethi”, isha i tërhequr nga fantazmat, por aspak nga letërsia.

 

“Makbethin” e Shekspirit e keni zbuluar te babai juaj?

Jo. Kishte shumë gjëra absurde dhe të panevojshme në Shqipëri. Por jo libra. Ndërsa tek gjyshja ime nga nëna kishte shumë libra të dy llojeve: libra perëndimorë, mes tyre edhe “Makbethi”, dhe libra orientalë.

 

A ju ka inkurajuar familja të lexoni?

Babai im kishte respekt për librat, por ai, as më ka nxitur, as më ka shkurajuar. Gjëja e vetme që ai më ka thënë njëherë ishte: “Mos përdor kurrë emrin tim!” Duke dashur të imitoj të madhin Nikolaevič

Tolstoi, dërgova poezinë time të parë tek gazeta e qytetit. E kisha nënshkruar Halit Kadare. Poezia ishte idiote. Gazeta u tall me të. “Në nënshkrimin Halit Kadare, ne kemi lexuar poezinë tënde. Një këshillë: Mësoni gjuhën para se të shkruani.”

 

Sa vjeç ishit?

Isha 11 vjeç. Artikulli u botua në 1947. Babai im nuk u ndje mirë. Në kafe njerëzit mendonin se ai ishte autori i vërtetë i poezisë. Ai më tha: “Bëj ç’të duash, por mos përdor kurrë emrin tim.” “Makbethi” nuk ka qenë gjëja e parë që kam lexuar. Në çdo rast ajo është vepra që më ka bërë më shumë përshtypje. Magjistari, ndrikulla, fantazma...

 

Cilët autorë zbuluat pas Shekspirit?

Romantikët gjermanë, mes të cilëve Gëten, që kishte diçka misterioze. “Ishullin e Thesarit” e Stevenson dhe romancierët shqiptarë që i ngjanin: sentimentalë, me aventura. Doja shumë një shkrimtar francez, Michel Zevaco, që ka shkruar “Urën e psherëtimave”. Lexoja me gëzim, duke kërkuar atmosferat misterioze, epike, pa bërë ndonjë përzgjedhje. Pastaj kjo u kombinua me letërsinë sovjetike që kishte nisur të përkthehej. Mbaj mend se kam lexuar “Nënën” e Gorkit, e përkthyer në shqip në kohën e Mbretërisë. Ishte në modë në këtë kohë. Më është dukur katastrofike.

 

Nuk e keni pasur të vështirë ta pëlqeni Gogolin?

Gogolin fatkeqësisht e kam filluar nga leximi i veprave të thjeshta si “Taras Boulba”.

POPULLI I ËNDËRRAVE


E Premte, 11.20.2009, 10:32am

Australia. Një prej vendeve më të lashtë të planetit. Një vend sa misterioz, aq edhe i pasur me burime. Një kontinent që, në periudha të caktuara të vitit bëhet i frikshëm dhe aspakmikpritës. Këtu, në këtë tokë të pamatë, më shumë se 50 mijë vjet më parë, mbërriti ai që konsiderohet edhe sot qytetërimi më i lashtë që ekziston. Burra dhe gra që duket se kanë kapacitete misteriozë të shqisave dhe që në pjesën tjetër të botës janë humbur tashmë.

Një popull që rrëfen histori antike të asaj që ata e quajnë Dremiing - Koha e ëndrrave, apo më saktë, ajo që ishte, ajo që është, dhe ajo që gjithmonë do të jetë. Ky popull janë aborigjenët.

1770. Kapiteni anglez, James Cook është i pari njeri i bardhë, që ka eksploruar brigjet e Australisë. Në atë kohë, aborigjenët kanë qenë në një numër midis 300 mijë dhe 1 milion individësh. Ata ishin të ndarë në mijëra tribu, apo klane, secili prej të cilëve fliste një gjuhë të ndryshme. Numëroheshin më shumë se pesëqind, e megjithatë, popullsitë e aborigjenëve ishin të lidhura mes tyre në një ndërthurje territoriale spirituale. Po prej sa kohësh jetonin në Australi aborigjenët?

Sitet arkeologjikë më antikë datojnë që rreth 40 mijë vite më parë, por ka një debat të ndezur mes arkeologëve në lidhje me epokën kur paraardhësit e aborigjenëve mbërritën në këtë vend. Kur europianët mbërritën në australi, aborigjenët ishin të shpërndarë në të gjithë kontinentin. Ata flisnin me gjuhë dhe me dialekte të ndryshëm. Mes atyre grupeve që flisnin gjuhë të ndryshme organizoheshin ceremoni që sanksiononin marrëdhëniet mes komuniteteve dhe me Tokën.

Të ndodhur në mesin e shkretëtirës, për mijëra vjet me radhë ata jetonin me produktet e tokës, detit, të gjuetisë dhe të peshkimit. Nuk dihet me saktësi se nga vinin aborigjenët, dikush thotë se, origjina e tyre ishte nga Azia, por për këtë nuk ka siguri. Sipas zbulimeve gjeografikë, këto popullsi kanë jetuar në kontinent për më shumë se 40 mijë vjet. Gjatë kësaj periudhe ata kanë qenë të vetmit banorë të Australisë, me përjashtim të tregtarëve makasanë që vinin nga Indonezia, të cilët vinin herë pas here në zonën veriore të Australisë gjatë shekujve të fundit. Aborigjenët jetonin me gjueti dhe me bujqësi. Ata kishin një teknologji relativisht të thjeshtë, por të mjaftueshme për të prosperuar dhe për t'u rritur.

Popujt aborigjenë të Australisë u kanë mbijetuar me kalimin e shekujve, ndryshimeve të shumtë socialë dhe klimaterikë. Në të gjithë kontinentin australian, prania e tyre tashmë nuk ekziston më, përveçse në një vend të vetëm, në veri të Australisë, ku dendësia e tyre arrin sa një e katërta e popullsisë së bardhë.

Revolucioni i mëndafshtë në Çekosllovaki - Figura kyçe Vaslav Havel
E Mërkurë, 11.18.2009, 09:08am

 

 

Ndryshimi pa dhunë i sistemeve në Çekosllovaki u bë i famshëm si revolucioni i mëndafshtë. Figura kryesore e tij ka qenë shkrimtari dhe aktivisti i të drejtave të njeriut, Vaslav Havel.

 

Me përjashtim të disa ndërhyrjeve të dhunshme të policisë ndryshimi i sistemit politik në Çekosllovaki kaloi i qetë. Partia komuniste nuk kishte më fuqi t'i kundërvihej me forcë të gjithë shoqërisë. Demonstratat e 17 nëntorit shënuan fillimin e revolucionit pa dhunë, apo si quhet të mëndafshtë, në Çekosllovaki.

 

Demonstrata e studentëve çekosllovakë e 17. nëntorit 1989 në Pragë tërhoqi vëmendjen e gjithë botës dhe shënoi fillimin e revolucionit paqësor në vend. Studentët qenë mbledhur në fakt për të përkujtuar studentin Jan Opletal, i cili ishte vrarë prej nazistëve në vitin 1939. Por për shkak se një javë më parë kishte rënë Muri i Berlinit kjo ceremoni përkujtimore u shndërrua në një demonstratë proteste politike. Policia përdori ndaj demonstruesve shkopinjtë e gomës:

 

Bilanci 600 të plagosur. Të nesërmen studentët bënë thirrje për një grevë pa afat. Frantisek Pitra, kryeminstri komunist i pjesës çeke të republikës u përpoq t'i qetësonte shpirtërat e ndezur përmes një fjalimi në televizion. "Të nderuar qytetarë, po ju drejtohem si kryetar i qeverisë së Republikës Çeke. Para dy vjetësh ne filluam rrugën e transformimeve dhe të demokratizimit. Kuptohet që ky nuk është një proces i shpejtë. Ai lidhet me kërkime, me diskutime dhe me këmbim mendimesh."

 

 

 

Vaslav Havel me të shoqen Havlova

 

Por politika zvarritëse e krerëve komunistë nuk pati më fajde

 

Me protestat filluan të bashkohen gjithnjë e më tepër qytetarë - ndër ta edhe shkrimtari Vaslav Havel, i cili për shkak të pjesëmarrjes në lëvizjen qytetare për të drejtat e njeriut "Karta 77" kishte qenë 5 vjet në burg. Më 24 nëntor në Pragë u zhvillua një demonstratë masive, gjatë së cilës njerëzit skandonin emrin e Havelit. Reformatori komunist Alexander Dubcek dhe aktivistë të tjerë të Pranverës së Pragës kërkuan gjatë demonstratës dorëheqjen e të gjithë byrosë politike, gjë e cila pak pas kësaj ndodhi vërtet.

 

Drejtësia dhe dashuria duhet të fitojnë përballë gënjeshtrave

 

"Drejtësia dhe dashuria duhet të fitojnë ndaj gënjeshtrave dhe urrejtjes" - këto fjalë të Havelit  u bënë motoja qendrore e revolucionit të mëndafshtë.

Numra & simbole (Triptik)
E Shtunë, 11.14.2009, 09:42am

Numra dhe simbole. Çfarë misteresh fshehin? A kanë me të vërtetë domethënie misterioze që fshihen prapa tyre? Çfarë lloj fuqie ushtrojnë mbi ne? Për herë të parë, simbolet përmenden në Greqinë e lashtë. Të ashtuquajturit "Simbolon" përfaqësonin një shenjë të fshehtë identifikimi. Persona të lidhur në miqësi të ngushtë mes tyre, në momentin e ndarjes mes tyre thyenin një pllakë argjile me mbishkrim. Më pas, secili prej tyre merrte me vete një copë të pllakës. Ndoshta fati do t'i bënte që të takoheshin sërish. Po përse ato copëza pllake të thyer kishin aq shumë vlerë? Sepse, nëse një ditë në portën e dikujt do të shfaqej një i huaj, ato fragmente të pllakës do ta identifikonin si një person-mik. Në greqisht, simbalein do të thotë që të ribashkosh.

 

Kështu, nëse fragmenti i pllakës që sillte i huaji do të përputhej plotësisht me copëzat e njeriut në derën e të cilit kish trokitur, atëherë kjo do të thoshte se i sapoardhuri ishte plotësisht i besueshëm sepse ishte i dërguar nga miq të përbashkët. Në fund të fundit, simboli është diçka që mban të bashkuar njerëzit. Dhe duke shkuar më tej, një simbol i vetëm mund të jetë i shoqërueshëm me një ideologji të tërë.

 

Për shembull, kryqi, si simbol i krishtërimit. Kryqi është një simbol, i cili u kujton të gjithë atyre që janë rritur në perëndimin e krishterë një histori të veçantë, e cila ka rrënjë të thella në kulturën tonë. Pas vdekjes së Krishtit, ndjekësit e tij të persekutuar duhej të fshiheshin. Shenja e kryqit do t'i kishte tradhtuar. Për këtë arsye, për të komunikuar me njëri-tjetrin, të gjithëve iu desh që të përdornin simbole të tjerë. Peshku përfaqëson një kod të fshehtë linguistik. Fjala greke për peshk është ICHTHYS, fjalët e të cilës po në greqisht janë inicialet e JEZU KRISHTI BIRI I ZOTIT SHPETIMTAR (IESOUS CHRISTOS THEOU HYIOS SOTER).

Miti Shiler - Si u nderua, tabuizua dhe instrumentalizua
E Enjte, 11.12.2009, 03:24pm

Klasiku Friedrih Shiler nuk është më sot autor bestseller. Ai është zhdukur nga librat shkollorë. Shkollat ose rrugët që mbajnë emrin e tij janë dëshmi e kohës kur nderimi i poetit ishte një çështje shoqërore.

 

Shkolla të Shilerit, rrugë të Shilerit, sheshe të Shilerit ka sot gjithandej në Gjermani - dëshmi nga një kohë kur nderimi i poetit ishte një çështje shoqërore, njerëzitë recitonin vargjet e tij dhe përmendoret e tij ishin kthyer në vende pelegrinazhi. Shilleri është nderuar që kur ishte gjallë. Megjithatë lartësimi i tij arriti majat nga mesi i shekullit të 19-të.

 

 Varri i Shilerit në Vajmar

 

Aktiviteti më i madh festiv i Gjermanisë së shekullit të 19-të

 

Më 10 nëntor të vitit 1859 në gjithë vendin festohej 100 vjetori i lindjes së Shilerit. "Deri në qytezat më të vogla, çdokund ndodhi diçka e tillë, spontanisht. Mësuesit, priftërinjët, të arsimuarit morrën organizimin në duart e tyre. U mbajtën marshime nëpër rrugë dhe në to morrën pjesë edhe organizatat e para të punëtorëve. Në të vërtetë ishte një eufori. Duhet thënë se ky ishte aktiviteti festiv më masiv që ka ndodhur në Gjermani në shekullin e 19-të". 

 

Friedrich von Schiller, ka lindur 1759 në Marbah dhe ka vdekur më 1805 në Vajmar

  » 9 Nëntori - Dita e Fatit të Gjermanëve
  » Grupet opozitare gjermane që paraprinë rënien e Murit të Berlinit
  » "Normaliteti" i një përbindëshi
  » Rënia e Murit të Berlinit, e çara më e madhe e sistemit komunist
  » Ana e Panjohur e Murit të Berlinit/Prapaskenat e Presidentit Kenedi
  » Hallouini ose nata e të gjithë shenjtorëve
  » Dita e fundit e komunizmit
  » Klubi i jakobinëve dhe iluminatët e Francës
  » Fëmijët e lights blue pengje të një geni që vret
  » Perandoria Rokfeler sot më e madhe se kurrë



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]