E Enjte, 04.18.2024, 08:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 

Një rrëfim për islamin/E ardhmja nuk është një sfidë e pamundur

Nga Ali A. ALLAWI


E Djelë, 09.20.2009, 01:24pm
Isha i magjepsur nga lufta për afirmimin e zezakëve në Amerikë, që demonstronte sesi një lëvizje e shtyrë nga parime të larta mund të provokonte ndryshime të mëdha. Martin Luther King Junior ishte gjë krejtësisht tjetër respektivisht njerëzve të establishmentit ekleziast që kisha takuar në Angli dhe Malcolm X ishte një mysliman praktikues. Fillova të mendoja për islamin si për një motor të ndryshimit shoqëror.

Midis prillit dhe qershorit, kryeqyteti anglez priti Festivalin Botëror të Islamit, një ngjarje që synonte të sillte në Perëndim pasurinë dhe diversitetin e kulturës dhe të qytetërimeve islamike. Akoma më e rëndësishme, tregoi unitetin e qytetërimit islamik përtej diversitetit të gjuhëve, të kombësive, të kulturave.

Festivali animohej nga shpirti i një prej atyre heronjve të mëdhenj dhe jo të celebruar të kohëve moderne, Raxhai i Mahmudabad, që qe ndër promotorët e këtij evenimenti. Muhammar Amir Ahmad Khan - apo Raja Sahib, siç njihej nga të gjithë ne - vdiq në vitin 1973.

Projekti "E kaluara e hapur": Ja si e spiunonte Praga komuniste Milan Kunderën
E Premte, 09.18.2009, 09:09am

„Subjektit i është zgjidhur njëra këpucë. E majta.“ Dita e parë e qershorit 1974: një ditë e jetës së Milan Kunderës. Autorët: agjentët sekretë të STB, sherbimeve speciale sekrete çekosllovake, në mënyrën më të përçudshme nën petkun e shokëve bullgarë në shëtitje nëpër Pragë. Foto të bëra tinëz dhe gabime gramatikore trashanike, trembëdhjetë gabime në shtatë rreshta të raportit. Hollësi qesharake deri në gërditje, të cilat shpalosin fytyrën paranoiake tirane e terrorizuese të regjimit komunist. „Nuk mund të themi nëse subjekti kishte qenë brenda pallatit, sepse kur ne dolëm jashtë për të parkuar makinat tona, ai tashmë ishte larguar prej vendparkimit.”

Trullosja e përdorur si armë e terrorit. “Meqë subjekti ka një makinë të vogël, ai e parakalon kamionin e plehrave. Ndërsa Volga e madhe gri e organeve të sigurimit, kurthohet.” Një botë e ndarë midis “subjektit” dhe “organeve”, njerëz “me kokë zbuluar” dhe burra “me kapela”: nga njëra anë qytetarët, nga ana tjetër spiunët.

10 qytetërimet - Të lashtët ishin më të avancuar

Nga David Hatcher Childress


E Premte, 09.18.2009, 07:53am

Ashtu si një Indiana Jones në jetën reale, arkeologu rebel David hatcher Childress ka ndërmarrë shumë udhëtime të pabesueshme në disa prej qosheve më të vjetra dhe më të largëta të botës. Duke shkruajtur në mënyrë shumë pjellore për qytete të humbur dhe qytetërime të lashtë, ai ka prodhuar jo më pak se gjashtë libra të gjatë (seritë e qyteteve të humbur), duke realizuar një kronikë të lavdive të kujtuara turbull për vendndodhje të fshehta që nga shkretëtira e Gobit deri tek Puma Punku në Bolivi, nga Mohenjo Daro në Ba'albek. Këtë shkrim ekskluziv ai e ka ofruar vetëm pak kohë para se të nisej në një tjetër udhëtim për në Guinenë e Re në një tjetër ekspeditë arkeologjike.

Pitagora: Numri është ligji i botës
E Enjte, 09.17.2009, 10:35am

Matematika është pika ku takohen dhe harmonizohen feja, shkenca dhe arti. Për këtë, doktrina e tij mund të jetë gjithësore dhe të përmbajë harmonikisht, konceptin fetar, kërkimet shkencore dhe eksperimentin

Pitagora lindi në ishullin grek Samos, midis vitit 592 dhe 572 para e.s. Që i vogël shfaqi shumë dhunti të veçanta që më vonë do të krijojnë një legjendë. Por edhe vetë emri i tij do të thotë "ai që u deklarua nga Pitia (profetja)". Në moshë të re, merr pjesë në Lojërat Olimpike ku dhe bëhet kampion në mundjen e lirë. Më pas do të udhëtojë në Egjipt ku dhe do të përfshihet në misteret e Memfidës dhe Heliupolit. Në vazhdim do të shkojë në Finike dhe në Halde, ku dhe do të mësojë astronominë dhe gjeometrinë. Rikthehet në Samo dhe themelon shkollën e tij, duke arritur të mbledhë mbi 3.000 nxënës. Madhështia e tij do të provokojë reagimet e pushtetarëve të Samosit dhe kështu do të detyrohet të largohet nga ishulli, ku pas një udhëtimi të gjatë do të arrijë në Krotone, ku dhe do të themelojë shkollën e tij të famshme rreth vitit 520 para erës sonë.

Bashkim Shehu: Komunistët kriminelë nuk pendohen
E Hënë, 09.14.2009, 03:22pm

Në foto: Bashkim Shehu

Pas botimit të romanit "Mozart, me vonesë", Bashkim Shehu ka preferuar të mos flasë në media. Madje, edhe në promovimin e librit, ato pak fjalë që artikuloi ishin prononcime të shkurtra. Ai i thotë të gjitha në një rrëfim të veçantë për "Gazeta Shqiptare". Në këtë intervistë, pinjolli i familjes Shehu, një prej familjeve më të dëgjuara në Shqipëri, flet për botimin e tij më të fundit, duke na shpjeguar simbolet që përmenden në roman dhe domethëniet e tyre, ngacmimin për të shkruar veprën, atë çfarë fshihet pas personazheve, arsyet pse sfondi i ngjarjes është diktatura, raportet e përgjegjësisë mes viktimës e xhelatit. Ai tregon edhe si i sheh sot ata që kanë bërë krime të tmerrshme dhe mospendesën e tyre, por jep opinionin e vet edhe mbi pastrimin e figurave...

 

Fabrikimi i vdekjes së Adolf Hitlerit
E Djelë, 09.13.2009, 10:10am

Pse ka hije dyshimi mbi "historinë e bunkerit"

Dëshmitë e diskutuara deri më tani përcaktojnë se, gjatë ditëve të fundit të Rajhut të Tretë kremtime të shumta u kryen në terren të Kancelarisë së Rajhut përballë dëshmitarësh të ndryshëm që qenë kandisur të besonin se trupat që panë të kremoheshin qenë ato të Adolf dhe Eva Hitlerit. Gjithashtu do të dukej se, Heusemann dhe Echtmann, të dy teknikët dentarë të lidhur me dentistin e Hitlerit, Profesor Blaschke, gënjyen veten në mendimin se posedonin aftësi të mjaftueshme për të identifikuar mbetjet njerëzore të gjetura nga sovjetikët si ato të Adolf dhe Eva Hitlerit.

Spiuni në kompjuterin tuaj
E Shtunë, 09.12.2009, 08:38am

Spyware është një program i vogël, i cili përdor metodën e mbledhjes së të dhënave personale, interesave të konsumatorit dhe udhëzimit të konsumatorit në produkte dhe kompani të ndryshme

 

Shpesh herë keni rastisur edhe në tipe të e-mailave, të cilat kanë përmbajtje "bamirëse" ose "shpërblyese". Oferta të ndryshme profesionale e deri në oferta eksituese erotike, të cilat ju paraqiten në forma nga më të ndryshmet. Produkte, të cilat nuk keni pasur mundësi t'i shihni në asnjë vend tjetër dhe shumë e shumë paraqitje të jashtëzakonshme.

Për t'i kuptuar më mirë këto paraqitje në inboksin tuaj dhe për të mësuar më shumë rreth këtyre reklamave, fillimisht duhet të mësojmë se çfarë është "spyware".

Lascia o raddoppia?

Nga Mike Bongiorno


E Enjte, 09.10.2009, 07:59am

I.

“Lascia o raddoppia?” sipas shumicës së njerëzve ka qenë suksesi më i madh i televizionit në Itali. Mendim të cilin unë e kundërshtoj, sepse them se programi më i bukur dhe i suksesit më të madh është “Rischiatutto”.

Sido që të jetë, “Lascia o raddoppia?” është shndërruar në mit, në legjendë. Ekziston ende një klub i paprekshëm fansash që e konsideron si programin kult të historisë së Televizionit tonë.

Atlantida një sajim i Platonit?
E Mërkurë, 09.09.2009, 03:23pm

Në shekullin e katërt para Krishtit, Platoni shkruante se plaku i urtë grek Solon, rreth dyqind vjet më parë, kish udhëtuar për në qytetin egjiptian të Saisit. Atje, një prift i kish rrëfyer atij historinë e një ishulli të madh që shtrihej në Oqeanin Atlantik, nëntë mijë vjet më parë. Ky ishte, i tha prifti Solonit, "një ishull në anën tjetër të gjirit që ju e quani. . . Kolonat e Herkulit, një ishull i madh sa Libia dhe Azia bashkë; prej aty, në ato kohë udhëtarët mund të shkonin drejt ishujve të tjerë, dhe prej tyre në të gjithë kontinentin përballë, i cili rrethon atë që mund të quhet me të vërtetë një oqean".

Mike Bongiorno paraqitësi më  kohëgjatë në historinë e televizionit botëror

Nga Besnik Dizdari


E Mërkurë, 09.09.2009, 09:09am

Italia është më e varfër. Kështu do e niste lajmin e saj një media italiane, pasi mjekët bënë të ditur se Mike Bongiorno, prezantuesi i famshëm italian, ishte shuar në moshën 85-vjeçare pas një goditjeje në zemër. Bongiorno ishte mjaft i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar. Gazeta “TemA” risjell këtë material të përgatitur nga gazetari Besnik Dizdari një vit më përpara, pikërisht në këtë kohë ku përshkruhet jeta e tij, shoqëruar me shënime autobiografike për dy nga emisionet e tij më të ndjekura.

 

 

Historitë e bujshme të televizionit: “Lascia o raddoppia?” dhe “Rischiatutto”

  » Dituria e humbur Enokiane
  » Daily Telegraph: Kur do të pastrohen Kina dhe Rusia nga monstrat?Nga George Walden
  » BBC: Pakti sovjetonazistNga Orlando Figes
  » 70 vjet më pas: Rusia dhe Traktati Molotov-Ribentrop
  » Lufta e Dytë Botërore filloi 70 vjet më parë në Poloni
  » Rosie Schintter rrëfen si u ndërtua Ura e Zogut në MatNga Eduard M. Dilo
  » Wall Street Journal: Familjet Reagan dhe KennedyNga Peggy Noonan
  » Nderim dhe respekt për Senatorin Kenedi në ceremoninë funebre
  » Trashëgimia që la pas senatori Ted Kenedi
  » Presidenti Obama: Ted Kenedi një nga ligjvënësit më të mëdhenj të kohës



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]