E Enjte, 03.28.2024, 04:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
SHBA: Personalitetet më të larta ia japin lamtumirën senatorit Ted Kenedi
E Shtunë, 08.29.2009, 09:14pm

Shumë nga zyrtarët dhe ligjvënësit më të shquar dhe më të fuqishëm amerikanë u mblodhën në një kishë katolike në një lagje të thjeshtë të Bostonit për ti dhënë lamtumirën e fundit senatorit Ted Kenedi.

Qielli u mbuluar nga retë sot ndërsa më shumë se një mijë të ftuar u mblodhën në bazilikën katolike.

Bashkëshortja e senatorit Kenedi, Viktoria mbylli sytë dhe u përpoq të mbante lotët ndërsa tetë ushtarë çuan arkivolin e mbështjellë me flamurin amerikan në kishë.

Presidenti Barak Obama dhe tre ish presidentë amerikanë Xhorxh Bush, Bill Klinton dhe Xhimi Karter u bashkuan me 58 anëtarë të tanishëm dhe 21 ish anëtarë të senatit amerikan si dhe shumë miq dhe anëtarë të familjes.

Anëtari i Gjykatës së Lartë Stephen Breyer i cili ka shërbyer si ndihmës i senatorit të ndjerë, ishte gjithashtu i pranishëm.

Presidenti Barak Obama dha një eulogji, ndërsa violinçelisti Yo-Yo Ma dhe anëtarë të Orkestrës Simfonike të Bostonit interpretuan me nota emocionale.

Tenori i famshëm Plaçido Domingo këndoi.

Amerika kujton jetën dhe veprën e senatorit Eduard Kenedi
E Shtunë, 08.29.2009, 09:08pm

Për dy ditë me radhë, njerëzit u mblodhën nga të gjitha anët në Bibliotekën dhe Muzeun Presidencial Kenedi në Boston ku prehej trupi i senatorit të ndjerë Eduard Kenedi. Ata u përshëndetën nga anëtarët e familjes Kenedi që i falenderonin për dashurinë e tyre. Në bibliotekë u zhvillua edhe një ceremoni mortore private ku politikanë të ndryshëm kujtuan dhe nderuan senatorin.

 

Nga mëngjesi në mbrëmje, mjaft njerëz kanë udhëtuar për kilometra të tërë dhe kanë pritur orë me radhë për të shprehur ngushëllimet për një prej senatorëve më me ndikim në historinë amerikane.

Për dy ditë me radhë, të rinj e të vjetër, dhjetra mijëra njerëz u mblodhën në Bibliotekën dhe Muzeun Presidencial Kenedi në Boston për të ndarë pak momente me senatorin e ndjerë Eduard Kenedi, të cilët shumica e thërrasin Tedi.

Liderët botërorë mblidhen për t'ia dhënë lamtumirën e fundit Senatorit Eduard Kenedi
E Shtunë, 08.29.2009, 03:02pm

Voal-online –Pas nderimeve të publikut që kanë vazhduar prej së martës, kur u dha lajmi pse Senatori Edward Kennedy ka vdekur, 15 muaj pasi ishte diagnostifikuar me një tumor malinj në tru, të shtunën bëhet varrimi I tij në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit (Arlington National Cemetery ) pas një funerali privat në Masaçusets, I cili do të fillonte në orën 10:00 paradite në Kishën e Madhe të Zonjës së Mirë në Boston.

 

Eduward Kennedy, i cili ishte 77 vjeç kur u nda nga jeta, do të prehet pranë vëllezërve të tij John, i cili u vra më 1963, dhe Robert, i cili u vra më 1968.

Ish Presidentët Jimmy Carter, Bill Clinton dhe George W. Bush do të merrnin pjesë në funeral, po ashtu miku i Edwart Kennedyt Presidenti Barack Obama, i cili do të mbante një eulogji, pra një lëvdatë. Një zëdhënës i ish former Presidentit George H.W. Bush tha se 85 vjeçari nuk është në gjendje të marrë pjesë në ceremonitë, por ia ka dhënë ngushëlimet vejës së Senatorit Kennedy, Victoria.

Kryeministri Brian Cowen i Irlandës, atdheu i dinastisë Kennedy të vendosur në Boston, dhe Kryeministri britanik Gordon Brown, i cili sivjet shpalli kalorës nderi Senatorin Kennedy
pritej gjithashtu të merrnin pjesë, sipas zëdhënësit të familjes Kennedy.

Luani i Senatit dhe gjurmët e tij në politikën e jashtme
E Shtunë, 08.29.2009, 09:36am

Senatori Eduard Kenedi njihet si një ndër mbrojtësit më të flaktë në luftën për shumë kauza që lidhen me politikën e brendshme të vendit, si për shembull njihen përpjekjet e tij për t’u ofruar kujdes shëndetësor të gjithë amerikanëve, për të ngritur pagën minimale për punëtorët, si edhe për mbështetjen e përgjithshme të të drejtave civile. Por njëkohësisht ai ka lënë pas edhe një trashëgimi të madhe ndërkombëtare, ku përfshihet ndihma që u ka dhënë imigrantëve në mbarë botën, dhe kundërshtimin e aparteidit në Afrikën e Jugut.

Edhe pse ai njihet më tepër për betejat legjislative të bëra në emër të shtresave të varfra amerikane, apo të njerëzve me disavantazhe, senatori Kenedi ishte dhe një kontribues i rëndësishëm në ligjet që kanë ndikuar tek politika e jashtme amerikane.

Ai ishte një nga zërat më të fortë që kërkonin ndërprerjen e luftës në Vietnam, dhe ishte një nga vetëm 23 senatorët që në tetor të vitit 2002 votuan kundër dhënies së autorizimit që ish presidenti Bush të pushtonte Irakun. Historiani Donald Riçi, thotë se Senatori Kenedi nuk e filloi karrierën e tij si një aktivist kundër luftës

“Kur ai erdhi në Senat, ai mund të përshkruhej si një luftëtar liberal i Luftës së Ftohtë, si vëllai i tij Xhon. Ai erdhi në Senat në vitin, 1962 në kohë e krizës së raketave kubane.”

Në Boston homazhe pranë trupit të Senatorit Eduard Kenedi
E Shtunë, 08.29.2009, 09:33am

Mijëra amerikanë janë rreshtuar jashtë bibliotekës dhe muzeumit Kenedi në Boston për t'i lënë lamtumirën Senatorit Eduard Kenedi, ligjvënësi me influencë dhe anëtari i fundit i brezit të udhëheqësve politikë të familjes Kenedi.

Për të dytën ditë radhazi, anëtarë të familjes përshëndetën ata që ishin mbledhur në bibliotekën dhe muzeumin që mban emrin e vëllait të Senatorit, presidentit të vrarë, Xhon Kenedi.

Personeli i zyrës së Senatorit llogarit se rreth 25 mijë njerëz kaluan pranë arkivolit të mbuluar me flamurin amerikan të enjten dhe mijëra të tjerë prisnin rreth ndërtesës sot.

Ligjvënësi demokrat vdiq të martën në moshën 77 vjeçare, pas një beteje me kancerin në tru. Ai shërbeu në cilësinë e senatorit për një periudhë pothuajse 47 vjeçare.

Pas përfundimit të homazheve sot, do të zhvillohet një ceremoni private përkujtimore.

Historiani shqiptaro-amerikan Nikolla Pano vlerëson Senatorin Kenedi
E Premte, 08.28.2009, 11:50am

Historiani shqiptaro amerikan, Nikolla Pano, njëkohësisht edhe studjues i çëshjeve shqipate thotë se figura e Senatorit Eduard Kenedi është ajo e një politikani titanik, që e  përmbushi detyrimin e tij sublim në shërbim të vendit, duke e vënë veten në pozitën e mbrojtësit për ata që kishin nevojë për një zë që të shprehte dhe luftonte për aspiratat e tyre.  Të ndjekim në vazhdim intervistën e koleges Isabela Çoçoli me profesor Panon.

ZERI I AMERIKËS: Profesor Pano, çfarë ndikimi do të kishte në Senatin amerikan humbja e Senatorit Eduard Kenedi?

PROF. NIKOLLA PANO:  Senator Kenedi ishte një prej senatorëve të shkollës së vjetër në Senatin amerikane dhe do të thosha në gjithë Kongresin. Ai ishte një nga ata senatorë të aftë për të bashkëpunuar me republikanët si dhe me anëtarë të partisë të tij që kishim mendime të ndryshme prej tij për çështje kyçe.  Ai ishte një person me influencë të madhe dhe me aftësinë për t'u dhënë formë ligjeve shumë të rëndësishme.  Senator Kenedi ishte njeri i besuar i presidentëve, qofshin ata republikanë si Regan dhe Bush si dhe presidentëve nga partia e tij demokrate.  Ai kishte një influencë të madhe në politikën amerikane dhe natyrisht në partinë demokrate.  Ai lë një boshllëk të madh si në Senatin amerikan ashtu edhe në partinë demokrake dhe vjen në një kohë kur ndarjet partiake në këtë vend bëhen gjithnjë e më të theksuara.  Në këtë drejtim, Senatori Kenedi ishte i aftë t'i bashkonte palët dhe është për të ardhur keq që në Senatin amerikan pak senatorë e kanë një aftësi të tillë.    

 

Autobiografia e Eduard Kenedit del në shtator
E Enjte, 08.27.2009, 04:23pm

Senatori po punonte në këtë libër qysh prej vitit 2004

Voal-online –“True Compass” (Bussulla e vërtetë) titullohet autobiografia e Ted Kennedy-t. Bëhet e ditur se në këtë autobiografi senatori ishte duke punuar qysh prej vitit 2004, pra prej pesë vitesh.

 

Në vëllimin që përmban kujtimet e Kennedy-t pasqyrohet historia e famshme e dinastisë që ia ka dhënë Amerikës një president të vrarë e dy senatorë dhe të një pranie 50 vjeçare në politikën e vendit.

 

Kennedy, zgjedhur në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1962, kishte filluar të punonte në kujtimet e tij në vitin 2004, në kuadrin e një projektit të historisë gojore në Miller Center të Universitetit të Virxhinias.

                               

Është e natyrshme që vepra të jetë e shumëpritur nga publiku adhurues i senatorit Kennedy dhe familjes së famshme që ia dha një përmasë të pamungueshme politikës moderne amerikane.

Nderimet e fundit për Kenedin
E Enjte, 08.27.2009, 04:11pm
 Anëtarët e familjes së senatorit të ndjerë, Eduard Kenedi do të mbajnë mbrëmjen e sotme një meshë private në shtëpinë ku senatori u nda nga jeta.

Më pas trupi i Kenedit do të vendoset në bibliotekën presidenciale të të vëllait, Xhon Kenedi për nderimet e fundit nga publiku.

Ceremonia e varrimit e senatorit Eduard Kenedi do të zhvillohet të shtunën. Senatori Kenedi do të prehet pranë vëllezërve të tij në varrezat kombëtare të Arlingtonit.

Presidenti Barak Obama do të flasë gjatë ceremonisë së varrimit të senatorit demokrat.
Shtypi botëror: Luani i Senatit
E Enjte, 08.27.2009, 03:15pm
Shtypi i sotëm perëndimor në faqet e para sjell editoriale dhe analiza për senatorin e ndjerë, Eduard Kenedi, i cili ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare. Emërues i përbashkët është se Eduard Kenedi mbeti shembull për politikanët e të gjitha ngjyrave.


“Uashington Post” (Washington Post) shkruan se senatori Kenedi i mbeti i përkushtuar liberalizmit të pasluftës, madje dhe kur duhej të notojë kundrejt baticës konservatore të politikës.

Zoti Kenedi e dinte se ishte një ligjvënës, i cili i mbante qëndrimet e tij dhe nuk shqetësohej për rizgjedhjen. Kjo e bëri që të bashkëpunojë me kolegët e mbarë spektrit politik dhe të bëhet forca kryesore jo vetëm në Senat, por edhe në vend.

Gjatë karrierës së tij, shkruan gazeta, ai u qëndroi pranë njerëzve më të neglizhuar dhe të abuzuar: pakicave, imigrantëve, të varfërve dhe atyre që u mungonte kujdesi shëndetësor.

Lufta e parreshtur e senatorit Kenedi
E Enjte, 08.27.2009, 08:38am

Më i vogli nga gjenerata e vëllezërve të famshëm, ku përfshihet presidenti i vrarë, Xhon F. Kenedi, Eduard Kenedi u rrit për t’u bërë një figurë udhëheqëse në skenën politike amerikane për dekada të tëra. Ai ndërroi jetë në moshën 77- vjeçare.


Senatori Eduard Kenedi, një nga figurat më të shquara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vdiq nga kanceri në tru, në moshën 77 vjeçare.

Më i vogli nga gjenerata e vëllezërve të famshëm, ku përfshihet presidenti i vrarë, Xhon F. Kenedi, Eduard Kenedi u rrit për t’u bërë një figurë udhëheqëse në skenën politike amerikane për dekada të tëra.

Me standarde të jashtëzakonshme, të vendosura nga familja e tij, disa mund të argumentojnë se karriera politike e Ted Kenedit ishte e shkurtër.

Më 1969, ai ishte senatori në ngritje nga Masaçusetsi, kur pozita e tij morale u njollos përgjithmonë nga ai që njihet si incidenti i Çapakuidikut.

Pas një aksidenti me veturë, ai iku nga vendi i ngjarjes, dukë lënë të fundosur trupin e një gruaje të re, të cilën po e dërgonte në shtëpi pas një ahengu. Gruaja vdiq dhe Kenedi më vonë u deklarua fajtor për shkak se kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe iu dha një dënim i suspenduar.

  » Udhëheqësit e Kosovës ngushëllime për familjen Kenedi
  » Kush do ta zerë vendin e Kenedit në Senat?
  » Obama: Kenedi një udhëheqës i jashtëzakonshëm
  » Familja Kenedi: A do të vazhdojë trashëgimia e saj politike?
  » Kenedi një karrierë e shquar në politikën amerikane
  » Pas dramës së refugjatëve në Mesdhe
  » Egjipti dhe diskriminimi i grave që mbajnë shami në kokë
  » Fakte të reaj për vdekjen e Majkëll Xheksonit
  » Skllavëria moderne lulëzon në Gjermani e Evropë
  » Vendet baltike shënojnë dy ngjarje të rëndësishme historike



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]