E Enjte, 03.28.2024, 12:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Sekretet e bankave
E Djelë, 08.23.2009, 08:46am

Prej shumë e shumë vitesh ekziston një institucion që quhet bankë, e cila me anë të trilleve ekonomike dhe me premtimet për pasurim, të bën të mendosh se paratë e tua janë më të sigurta në duart e tyre

 

Sekreti I: Për shumë banka klientët më të vlefshëm nuk janë shtresa e pasur, por ata "Joe Lunchbox".

Preuninger thotë se në vitin 1999, Gramm-Leach-Bliley lejuan bankat dhe firmat e sigurimeve të thyenin pengesat që kishte në vend që nga viti 1930. Ligji i ri ishte "në qoftë se ti tërhiqje të gjitha depozitat prej 10.000 $ dhe më shumë, shumica u shënohej institucioneve si Charles Schwab, Fidelity ose Merrill Lynch. Ata morën klientët më të mirë. Bankat po bëheshin pak a shumë si një lavanderi, ku ti depozitoje paratë për një kohë të shkurtër, sepse ti akoma duhej të paguaje me çek ose me para në dorë.

Rrëfimi: Unë spiuni i sigurimit grek që përjetova 28 vjet tmerrin e Enver Hoxhës
E Shtunë, 08.22.2009, 01:23pm

Një 83-vjeçar me origjinë greke, nuk pranohet nga autoritetet e atjeshme si shtetas grek, ndërsa tregon se ka qenë spiun i shërbimit inteligjent i shfrytëzuar për mision në Shqipëri.

E rëndë dhe e paperceptueshme, drama e dentistit në profesion, Luka Kristidi, i cili rrëfen se si për 28 vjet rresht u dergj në burgjet e regjimit diktatorial shqiptar të Enver Hoxhës.

Vetë Luka, sigurisht që i kujton shpesh ato afro tre dekada tmerr, por duke u ndalur në ditët e sotme, shpërthen:

“Gjithë ç’bëra, e bëra për Greqinë dhe tani, nuk marrin fare parasysh që jam një grek, duke bërë sikur s’më njohin”, thotë i trishtuar.

Luka Kristidis ka qenë një spiun i shërbimeve inteligjente greke, pra Sigurimit të Shtetit grek në vitet kur e gjithë bota ishte pllakosur nga “Lufta e Ftohtë”.

Eksperimenti i Filadelfias
E Shtunë, 08.22.2009, 11:07am
Në 28 tetor të vitit 1943, US Navy e Shteteve të Bashkuara vendosi që të punojë në një eksperiment të fshehtë që është bërë i njohur si "Eksperimenti i Filadelfias", ose "Projekti Ylberi". Objektivi i këtij eksperimenti ishte që të bënte të padukshme për radarët një luftanije dhe për të realizuar këtë u vendos që të përdorej anija siluruese ESS Eldridge, me të gjithë ekuipazhin e vet në bord. Testimi, në krye të të cilit ishte Doktor Franklin Reno, bazohej në teorinë e "fushës së unifikuar" të Albert Einsteinit, e cila vendoste në marrëdhënie reciproke forcat elektromagnetike dhe gravitacionale. Me anë të kësaj metode do të tentohej të bëhej e padukshme anija, duke vënë në përdorim një fushë magnetike shumë të fuqishme të realizuar nga tre gjeneratorë shumë të fuqishëm elektromagnetikë të montuar në anije dhe që do të ishin në gjendje të përthyenin dritën që reflektohej prej vetë objektit.
Alkatrazi pikëpyetja e madhe e burgut të padepërtueshëm
E Premte, 08.21.2009, 10:59am

Misteret e arratisë së vetme që ka ndodhur nga burgu i Alkatrazit

Alkatrazi ishte një prej burgjeve më të frikshëm të Amerikës, një fortesë e ngritur në një ishull shkëmbor në Gjirin e San Franciscos. Uji i akullt i Gjirit ishte garancia më e mirë që askush nuk do të mund të arratisej. Dhe askush nuk arriti... deri në 11 qershor 1962. Atë natë, tre burra arritën të ikin nga qelia e tyre dhe u zhdukën në Gji, me një trap të ndërtuar vetë. Frank Morris, truri i arratisjes si dhe John Anglin dhe vëllai i tij, Clarence, nuk u panë kurrë më.

Më vonë, autoritetet zbuluan copa të trapit. Ishte shpërbërë në det. Të tre të dënuarit me sa duket kishin notuar. A ia kishin dalë mbanë? Debati vazhdon.

Philip Bergen, Kapiten i Rojeve në Alkatraz nga viti 1946 deri në 1955, beson se mbijetesa ishte e pamundur: "Nëse do të hynin në ujë, do të mbyteshin për 30 minuta. Me siguri i ka kapur hipotermia dhe janë fundosur". Por Patrick Mahoney, i cili drejtonte motobarkën që udhëtonte mes Alkatrazit dhe Steresë ka disa dyshme. "Ndieja që nuk do t'ia kishin dalë mbanë, por mendova se do të gjenim ndonjë trup. Ne nuk gjetëm asnjë kufomë".

Rrok Gera ose një pjesëz e historisë shqiptare

Nga Skifter Këlliçi


E Enjte, 08.20.2009, 02:52pm

Në foto: Skifter Këlliçi

Në verën e vitit 1951, kur nuk isha veçse 11 vjeç, shkova përsëri në Shkodër, në qytetin ku kishte lindur nëna ime. Por nëse vite më parë, shumë i vogël, nuk kisha shkuar më larg se varrezat e vjetra, ku diku aty, më pas u ndërtua Teatri “Migjeni”, këtë herë së bashku me një kushëririn tim, më i madh se unë në moshë, i nxitur edhe nga disa prej tregimeve të vëllimit “Hijet e maleve” të Ernest Koliqit, që kisha lexuar fshehurazi, sepse ishte libër i ndaluar, shkuam më tutje.

Kaluam mëhallën “Firej”, pastaj rrugën “Geraj” dhe përmes një porte që kishte mbetur e hapur na u shfaq oborri me kalldrëm, kopshti me lulet shumëngjyrëshe dhe një shtëpi e madhe, e gurtë, ashtu siç i përshkruante Koliqi.

Xhovani Luci një nga pesë dirigjentët e orkestrës rinore botërore
E Enjte, 08.20.2009, 02:26pm
Më kot u lodhëm për t'i zbuluar ndonjë rrënjë që i nxiti pasionin për muzikën. Nuk ka familje shkodrane, - thotë Xhovani, - që të mos kishte në shtëpi, një artist. Edhe në familjen e tyre, kishte kohë që vëllai i tij, Nikolini, ishte dashuruar pas pikturës. Me sa duket fati për Xhovanin kishte caktuar muzikën. Ndryshe talenti i tij nuk do të kishte ngacmuar edhe kompozitorin e njohur shkodran, Gjon Kapedani, që e kishte këshilluar për të vazhduar udhën e nisur. Merakun e hodhi mbi violinën. Kjo ishte edhe dega që studioi në shkollën e muzikës "Prenk Jakova". Bëri emër kur ende ishte fëmijë... Pikërisht në Festivalin e Fëmijëve të qytetit të Shkodrës. Edhe pse ishte në klasën e shtatë, emri i tij jehoi si kompozitor i njërës prej këngëve konkurruese. Nuk fitoi çmim, por më shumë se aq. Fitoi besimin dhe kurajon për të konkurruar në çdo festival të mëvonshëm. , emri i Xhovani Lucit do të ishte mes emrave të kompozitorëve të çdo festivali për fëmijë.
Eksploruesit e rinj të arit në kërkim të ëndrrës së vjetër
E Martë, 08.18.2009, 08:04am

Megjithëse ekonomia amerikane është dobësuar, çmimi i arit ka mbetur i lartë dhe i ka nxitur shumë amerikanë të kërkojnë flori në Kaliforni, skenë e etheve të famshme të arit në fillim të vitit 1848. Disa nga këta eksploratorë të rinj në Kaliforni nuk endërrojnë të bëhen të pasur e megjithatë ata i gjen në përrenjtë e ftohtë që në mëngjes herët. Por çfarë bëjnë ata?

Lumi San Gabriel River është vetëm një orë larg Los Anxhelos. I ushqyer nga bora e shkrirë në mbalet mbi të, uji është aq i ftohtë sa që mban vizitorët në brigjet e tij. Megjithatë nuk është aq i ftotë sa të ndalë një valë të re ethesh të arit. Megjithëse shumë vite kanë kaluar që nga ekspedia e parë e arit në Kaliforni, San Gabrieli që ishte një pikë tepër tërheqëse në kërkim të arit në atë kohë edhe tani i tërheq eksploratorët.

 

Niku ka prurë këtu të birin për ta argëguar dhe për të mësuar pak histori.

"Ai është në klasën e katërt dhe po mëson për ethet e arit në shkollë, prandaj donte të vinte këtu në kërkim të arit”.

Truri arma moderne e së ardhmes
E Hënë, 08.17.2009, 02:11pm

Një nga drejtimet në të cilat bëhen prej vitesh kërkime është fuqia misterioze e trurit të njeriut. Ky është një drejtim, që gjithnjë ka tërhequr vëmendjen e shteteve të zhvilluara dhe të qeverive që ata drejtojnë.

Para disa dekadash e më tutje, shumë njerëz që kishin aftësi të rralla psikike, filluan të shiheshin më seriozisht nga shkenca. Ata nuk ishin më njerëz që thonin broçkulla, por ishin njerëz që mund të dinin gjëra që askush nuk imagjinonte.

Bëhej fjalë për njerëz, të cilët arrinin që të bënin parashikime apo arrinin të shikonin vende të ndryshme, me anë të vënies në funksion të trurit të tyre, duke kryer një lloj udhëtimi intuitiv, në të cilin arrinin që të shikonin realisht vende e persona.

Ky duket si një skenar filmash fantastiko-shkencor, por realisht është një e vërtetë e thellë, e cila tregon se njeriu ka aftësi të pashfrytëzuara, të cilat të çojnë deri në nivele të tilla, që të kujtojnë fuqitë e mbinatyrshme të faraonëve të lashtë.

Por ç'është kjo teknikë, çfarë kryen, kush mund ta arrijë, a janë të tërë njerëzit të aftë që të kenë fuqi, të cilat momentalisht konsiderohen paranormale, utopike apo të paarritshme?

Amerikanët e quajnë "Remote Viewing" (Shikim në distancë) RV. Në fokusin e instituteve të ndryshme, ka kohë që është vendosur në qendër të optikës aftësia e këtyre njerëzve, që arrijnë që të shohin në distancë mijëra kilometrash atë që ndodh, duke përdorur fuqinë e trurit të tyre.

Egjiptianët ishin shpikësit e parë të matematikës, botëkuptimit astronomik dhe parimeve gjeometrike
E Hënë, 08.17.2009, 09:47am

Cilësoheshin si popull tepër i zhvilluar në aspektet shkencore e kulturore. Qyteti i Gizës, përtej shkencës dhe racionales. Përpikmëri e frikshme

Giza është qytet arab në Egjiptin e lashtë, i cili ndodhet shumë afër lumit Nil.

Nuk është edhe aq qytet i madh me sipërfaqe, ka afër 2 milionë e 700 mijë banorë sipas një statistike të bërë në vitin 2006.

Popullsia e saj e madhe në raport me sipërfaqen e bën përafërsisht një ndër krahinat e qyteteve më të mëdha në botë sa i përket numrit të popullsisë. Ky vend ka jashtëzakonisht shumë vizitorë dhe pret nga e gjithë bota studiues, arkeolog, arkitekt, shkencëtar dhe shumë të tjerë që janë të interesuar për studimin e pasurisë së vjetër të këtij qyteti.

Gorbaçov heroi i rastësishëm i 1989
E Djelë, 08.16.2009, 07:26am

Tre faktorët e rënies së Perandorisë

Në një intervistë me një reporter jo shumë kohë më parë, Mikhail Gorbaçovi, solli ndërmend vitet e tij në apogjeun e pushtetit në Bashkimin Sovjetik. Sapo fillon, normalisht është e vështirë ta ndalësh së foluri, por në këtë rast hezitoi, qëndroi i heshtur për një kohë të gjatë dhe ia nguli sytë intervistuesit me ato sy shpues. "Shiko, mund të kisha qenë akoma atje, në Kremlin", thotë ai. "Sikur të isha motivuar vetëm nga pushteti personal, mund ta kisha akoma në dorë atë… Sikur thjesht të mos bëja asgjë, të mos ndryshoja asgjë në Bashkimin Sovjetik ashtu siç ishte atëherë, vetëm të qendroja ulur dhe të vazhdoja si ata përpara, kushedi…". Më pas qeshi. Nëqoftëse ndjeu hidhërim, e fshehu mjaft mirë. Pjesë e kësaj qe vetëzhgënjimi i zakonshëm i liderëve të dorëhequr, të mundur apo të përmbysur, por Gorbaçovi ka një pikëpamje më të thellë, veçanërisht e rëndësishme këtë vit: 20-vjetori i vitit 1989, fillimi i fundit të sundimit të tij. Edhe me nuhatje, nuk duket e pashmangshme që perandoria sovjetike - ai monolit i madh që dy breza në Perëndim qenë rritur, duke ia pasur frikën - do të zhdukej brenda natës.

  » Misteret e së shkuarës së njerëzimit
  » Letra e Hapur drejtuar presidentit i shikon marrëdhëniet SHBA-Evropë Lindore të lëkundura nga Rusia
  » Rikthim në nënshtetësinë fillestare: hebrenjtë sot dhe Gjermania
  » Shekulli marsian
  » Misionet Apollo gjatë 4 vjetëve të eksplorimeve në Hënë
  » Rasmusen aleati i besueshëm i SHBA
  » Historia e çuditshme e Nikita Hrushovit në Hollivud
  » Profesor Doktor Nestor Thereska flori i dalë nga floririNga Agron SEJAMINI
  » Femrat gjithnjë e më të bukura, jo të bukurat drejt zhdukjes
  » Rruga e shkrimtares Rozi Theohari drejt suksesit letrar në SHBA



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]