E Premte, 04.19.2024, 07:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Rreth librit të Prof.Dr.Ksenofon Kristafi: "Në kërkim të arit"

E Hënë, 07.20.2009, 01:44pm

Përgatitur nga Alfred Papuçiu

Historia e arit shqiptar e rrëmbyer gjatë Luftës së Dytë Botërore vjen në një libër me vlera akademike të rralla, nga Prof. Dr. Ksenofon Krisafi. Libri "Në kërkim të arit", mund të quhet me plot gojën një manual i vërtetë shqiptar i arit të negociatave diplomatike. Një përvojë e rrallë për diplomatët, shtetarët dhe zyrtarët, të cilët mund të mësojnë nga përvojat personale dhe profesionale, nga formati, taktikat, stategjitë, etika dhe gjuha e përdorur nga diplomacia ndërkombëtare, gjatë debatit 50 vjeçar për artin shqiptar.

Hena 1969, 40 Vjet me pare zbarkimi

E Premte, 07.10.2009, 03:32pm
Kur sonda LRO (Lunar Reconnaissance Orbiter) lëshuar nga NASA më 18 qershor do të fillojë të vëzhgojë dheun hënor, mund të shikojë atë çka ka mbetur nga misionet Apollo të cilat 40 vjet më parë e kanë dërguar për herë të parë njeriun në Hënë. Mund të shikojë, për shembull, modulin e atterrimit Eagle me të cilin më 20 korrik 1969 komandanti i misionit Apollo 11, Neil Armstrong, e Buzz Aldrin prekën dheun hënor, e mund të shikojë edhe modulet e pesë misioneve të tjera të programit Apollo, të cilat e kanë çuar njeriun në hënë.
Vera Bekteshi: Blloku i dhunës dhe njerëzit e mirë të Vodëzës
E Martë, 06.30.2009, 12:40pm

Intervistoi Elsa DEMO

Vera Bekteshi, e bija e një komunisti të viteve të para, oficer i lartë i goditur brenda grupit puçist në ushtri, Sadik Bekteshi, rrëfen në një roman autobiografik ngjarjet nën diktaturë që ndryshuan jetën e saj. Një portret i rrallë i çiftit Hoxha tek "Vila me dy porta", sipas dëshmive të drejtpërdrejta dhe pa komente të Vera Bekteshit. Dhe një pjesë incipit nga romani: "Arrestimi i babait" "Vila me dy porta" i Vera Bekteshit, që hidhet në qarkullim këtë javë, pavarësisht se ka formën e një romani, është bazuar në historinë familjare të Bekteshëve. Sadik Bekteshi ishte jo vetëm komunist i viteve të para, po dhe i nomenklaturës, familja e të cilit jetonte në vilën me dy porta të Bllokut, deri në vitin 1974, kur ai, oficer i lartë, u godit si "anëtar" i grupit puçist me në krye Beqir Ballukun, ministër i Mbrojtjes.

Majkëll Xhekson iku kur ndihej ende i ri
E Shtunë, 06.27.2009, 10:26am

Ja çfarë ka thënë ekskluzivisht për "Mirëmëngjes Amerikë" rreth së shkuarës, së ardhmes, ëndrrave dhe fëmijëve të tij. Përjetësisht Michael

 

"Mbreti i muzikës", i cili revolucionalizoi muzikën pop, vdiq papritur. Infermierët u thirrën menjëherë në shtëpinë e këngëtarit në Beverly Hills rreth drekës, pasi ai ndaloi së marri frymë.

Pas 2 orësh ai u deklarua i vdekur në qendrën mjekësore UCLA. Vëllai i Michael, Jermaine, tha se mendohet të ketë qenë një atak kardiak, por megjithatë as kjo tragjedi e madhe nuk i ka ndaluar mediat e ndryshme botërore së bëri spekullime të ndryshme rreth kësaj tragjedie para disa ditësh, të paimagjinueshme.

 

Vdekja e tij vjen përpara turneut të tij të radhës në Londër pas më pak se një muaji. Koncertet që do të rikthenin dhe një herë idhullin e muzikës pop, që do të zhvilloheshin nga data 13 korrik deri në mars të 2010. Duke folur në emër të familjes Jackson, Jermaine tha se doktorët u përpoqën ta sillnin në jetë yllin për më tepër se një orë, por pa sukses.

Mbreti i Popit Majkëll Xhekson
E Premte, 06.26.2009, 03:09pm

Pagëzuar Mbret i Popit, Peter Pani i përjetëshëm i muzikës së lehtë, kishte lindur më 29 gusht 1958, në qytetin Gary, Indiana. Nga një familje e varfër, Michael që në fillim të jetës i është kushtuar muzikës, ashtu si të gjithë anëtarët e familjes së tij (nëna e tij këndonte, babai i binte kitarrës në një grup të vogël R&B), ndërsa vëllezërit e tij të mëdhenj e shoqëronin duke iu rënë instrumenteve e duke kënduar.

Joseph Jackson, babai kryefamiljar, duke e nuhatur talentin e djemve, vendosi ta krijojë një grup dhe kjo nuhatje nuk doli asnjëherë e gabuar.

Grupi i sapokrijuar Jackson Five, ndihmuar nga një muzikë tejskajshmërisht ritmike dhe përfshirëse, prirë nga i shfrenuari Michael kalojnë marramendthi nga koncerte të vogla lokale në një kontratë me shtëpinë e famshme diskografike legjendare "Motown". Do të realizonin nja pesëmbëdhjetë albume (në katër prej të cilëve do të ishte protagonist absolut Michael Jackson si këngëtar solist) në vetëm shtatë vjet, duke ngjitur shkallët e klasifikimeve dhe duke u përballur me ture në praninë e një publiku  tejet masiv.

Kameron Diaz ka yllin e saj në Shetitoren e Famës të Hollivudit
E Mërkurë, 06.24.2009, 05:20pm

Voal-online - Cameron Diaz ka tani yllin e saj në Walk of Fame (Shëtitorja e Famës) Në Hollywood Boulevard. "Duhet të jetë e mrekullueshme të jesh nën këmbët e gjindes,” ka thënë aktorja duke pozuar për fotografët pranë yllit të saj, buzëqeshur me një veshje të bardhë dhe me një rrip të kuq në bel. “Ky është saktësisht vendi ku gjindja mund të kuptojë se jemi aktorë dhe jo yje. Nuk jemi në qiell, jemi në tokë, saktësisht si të gjithë të tjerët,” ka shtuar ajo. Bërë e famshme me komedit si të “Të gjithë të çmendur për Mary” dhe “The Mask”, Cameron Diaz do të jetë së shpejti në kinematë me filmin dramatik “My Sister's Keeper” në të cilin do të përballet me temën e sëmundjes foshnjore dhe të manipulimit gjenetik. Cameron Diaz ka tashmë numrin  2386 të famës në Hollywood Boulevard. Në ceremoninë e zbulimit të yllit, krahas qindra të tjerëve të grumbulluar përballë Egyptian Theater të hënën, ishin të pranishëm Tom Cruise dhe Katie Holmes. Diaz ua kushtoi suksesin prindërve të saj.

Figurë epokale e liberalizmit - Largohet nga jeta Lord Ralf Dahrendorf
E Djelë, 06.21.2009, 08:18am

Sociologu i njohur gjermano - britanik dhe politikani Ralf Dahrendorf ndërroi këtë të mërkurë jetë, në moshën 80 vjeçare.

Ralf Dahrendorf lindi më 1 maj 1929 në Hamburg, në një familje socialdemokrate. Në politikë u bë aktiv në vitet 1960-të, fillimisht në Partinë Liberale (FDP). Nga mesi i viteve 1970-të vendosi të merret me karrierë shkencore si ekonomist dhe sociolog, në Angli. Sociologu i mëvonshëm, ka studiuar filozofinë dhe filologjinë klasike në Hamburg. Në vitin 1952 doktoroi me temën: „Nocioni i drejtësisë në të menduarit e Karl Marx-it“. 1957 promovoi edhe në sociologji, në shkollën ekonomike të Londrës. Një vitë më vonë, filloi të punojë si profesor i sociologjisë në Akademinë ekonomike në Hamburg.

 

Abraham Linkoln një burrë që fliste vetë

Nga Theodore C. Sorensen


E Shtunë, 06.20.2009, 09:18am

Abraham Lincoln, Presidenti më i madh amerikan, ishte autori më i mirë i fjalimeve presidenciale. Si fëmijë në Lincoln, Nebraska, qëndrova përpara statujës së presidentit, që i jepte nur pjesës perëndimore të selisë gjigante të kongresit të shtetit dhe gëlltiste fjalët e fjalimit të tij të Gettysburg, shkruar në një pllakë graniti pas statujës.

 

Dy dekada më vonë, në janar të vitit 1961, Presidenti i zgjedhur John F. Kennedy më kërkoi t`i studioja ato fjalë përsëri, në përgatitjet për ta ndihmuar të shkruante fjalimin e tij të inaugurimit. Gjithashtu, më kërkoi të lexoja të gjitha fjalimet inauguruese të shekullit XX. Nuk mësova shumë prej atyre fjalimeve, por mësova një pjesë të rëndësishme nga dhjetë fjalitë e Linkolnit.

 

Sot, mbas 47 vjetësh, duke qenë se një tjetër avokat i gjatë, i dobët dhe orator nga Illinois i bën thirrje Lonkolnit, duke qenë se po hedh vetë kandidaturën për President, unë dua të njoh detyrimin tim.

Visar Zhiti: Poezia ime më e fortë se diktatura
E Enjte, 06.18.2009, 02:29pm
Festivali i 15-të Ndërkombëtar i Poezisë, që po zhvillohet në Gjenova, Itali, ka afruar pranë vetes edhe një nga poetët më të njohur shqiptarë, Visar Zhitin, i cili ka interpretuar poezitë e tij në datën 13 qershor. Festivali, që ka nisur në 11 qershor, do të zgjasë plot 10 ditë. Ky festival ofron për poezinë shqipe një urë të qendrueshme komunikimi me pjesën tjetër të botës. Festivali ndërkombëtar i poezisë është një ndër aktivitetet më prestigjoze të dedikuara poezisë. Prej vitit 1995, ai fton pranë vetes poetët më të rëndësishëm nga vende të ndryshme të botës, si dhe grupe spektatorësh të apasionuar pas kësaj gjinie interesante të letërsisë. Prej festivalit të parë e në vazhdim, në të kanë marrë pjesë më shumë se 800 poetë nga mbarë bota. Ndërkohë që Shqipëria është përfaqësuar në to me Ismail Kadarenë, Luljeta Lleshanakun dhe Visar Zhitin. Në një intervistë, poeti Visar Zhiti tregon për korespondenten e ATSH-së në Romë, Teuta Meçi, më tepër rreth këtij aktiviteti dhe rëndësisë së tij për letërsinë shqipe.
Horhe Luis Borhes mjeshtri i fantazisë dhe trillimit
E Djelë, 06.14.2009, 07:54am

Horhe Luis Borhes (Jorge Luis Borges), mjeshtri Argjentinas i tregimit të shkurtër, poeti dhe esseisti i cili është konsideruar si njëri prej shkrimtarëve më të mëdhenj të Amerikës Latine vdiq në Gjenevë, ku kishte 3 muaj që qëndronte, më 14 Qershorin e vitit 1986. Ai ishte 86 vjeç dhe vdiq prej një kanceri galopant.  I panjohur deri në vitin 1961 jashtë Argjentine, tregimet e tij, formaliste në gjuhë dhe misterioze me paradokset e tyre opake, të patejdukshme, të errëta, u ndoqën në fillim me pak vemendje në SHBA, vëmendje që erdhi duke u rritur e duke marrë përmasa ndërkombëtare. Gjuha e tij eksploronte labirintet e shpirtit njerëzor, fantastiken me pamje tokësore, imagjnatën me pamje shtazarake dhe përrallat e bibliotekave të pushtuara me kohë nga pluhuri dhe dijet e misterëshme. Proza e tij ngacmon imagjinatën tek lexuesi i zakonshëm, ai profesionist dhe kritika dhe të shumtë janë ata që e çmojnë Borhesin si shkrimtarin më të shquar Latino Amerikan të shekullit XX.

  » Gruaja e Tuk Jakovës: Fjalia për të cilën Enver Hoxha urdhëroi zhdukjen e tim shoqi
  » Irrashai Massè: Mirsevini në Tokio kolosal
  » Martin Luter, në gjurmët e një reformuesiNga Dereck WILSON
  » Tetëdhjetëvjetori i lindjes së shtetit të Vatikanit
  » Uollt Uitman, bardi gjenial i Amerikës
  » Fadil Kokomani, Vangjel Lezho dhe Xhelal Konprencka, tre therorë të demokracisëNga Skifter Këlliçi
  » Dossier: Elbasani qyteti që u pagëzua nga tre perandorë
  » Air Force One avioni i Presidentit të Amerikës
  » 15 vjet pa Zhaklinë Kenedin, Zonjën e Parë më të paharrueshme amerikane
  » Mark Cukerberg, themeluesi i Facebook ose alkimia e miliardierit



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]