E Enjte, 03.28.2024, 07:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Harri Truman, Presidenti i 33-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vizionar i epokës globale
E Premte, 05.08.2009, 02:29pm
Harry S. Truman, Presidenti i 33-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lindi në Lamar (Missouri) më 8 maj 1884 në një familje bujqësh: që i vogël punon në fermën e babait në afërsi të Indipendence, ku studion deri sa bëhet shtatëmbëdhjetë vjeç. Harry Truman dëshironte të hynte në një akademi ushtarake për t’i vazhduar studimet, por nuk pranohet për shkak të shikimit të dobët, prandaj detyrohet të rikthehet në fermën e familjes. Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore niset vullnetar. Me gradën e togerit merr pjesë në operacionet luftarake në Saint Mihiel e lufton në frontin e Argoneve, duke u bërë në vijim kapiten. Në përfundim të konfliktit lirohet nga detyra ushtaraka, rikthehet në shtëpi dhe më 26 qershor 1919 martohet me Bess Wallace, një mikeshë e hershme e fëmijërisë, prej së cilës do të ketë vajzën Margaret.
540 vjetori i Nikolo Makiavelit, atij që ndau përfundimisht politikën nga morali
E Djelë, 05.03.2009, 09:53am

Niccolò Machiavelli, shkrimtar, historian, shtetar e filozof italian, është padyshim njëri prej personazheve më të rëndësishëm të historisë së letërsisë. Mendimi i tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme në fushën e studimit organizimit politik e juridik, në mënyrë të veçantë falë lëvrimit të një mendimi politik krejtësisht origjinal për epokën, lëvrim që ka sjellë ndarjen përfundimtare dhe të kulluar midis politikës dhe moralit. Lindur në Firence më 3 maj 1469 nga një familje antike por të rënë, qysh në adoleshencë njihet thellë me klasikët latinë. Nis karrierën e tij në gjirin e qeverisë së republikës fiorentine me rënien e Girolamo Savonarola-s. Me zgjedhjen e gonfalonierit (titull mesjetar, kryetar i qeverisë civile – shënimi ynë) Pier Soderini, bëhet më herët sekretar i kancelerisë së dytë dhe në vazhdim sekretar i Këshillit të të Dhjetëve. Kryen misione delikate diplomatike pranë oborrit mbretëror të Francës (1504, 1510-11), Selisë së Shenjtë (1506) e oborrit perandorak të Gjermanisë (1507-1508), të cilat e ndihmojnë jo pak për të zhvilluar sistemin e tij të mendimit...

Shtatëdhjetepesëvjeçarja Shirli Meklein, e tejpashmja dhe mistikja
E Enjte, 04.23.2009, 06:13pm

Shirley MacLaine është aktore amerikane fituese e çmimit Oskar, aktore teatri, kërcimtare, autore librash, aktiviste, tejet e njohur edhe për besimet e saj në spirituale dhe të rimishërimit të qenieve. Ajo ka shkruar një mori autobiografish, shumica e të cilave merren pikërisht me besimet e saj spirituale si dhe me karrierën e saj në Hollivud. Gjithmonë Irma, “e ëmbëla”: kështu, në një fjalë të vetme, mund të përmblidhet karriera e kësaj aktoreje kaq magjepsëse, bërë e famshme pasi kishte arritur të sillte në ekranin e madh, duke bërë duet në mënyrë sublime, pra në mënyrë të madhërishme, me Xhek Lemonin (Jack Lemmon ), kurtizanen më të bukur, më të dashur dhe më romantike të historisë së kinemasë botërore. Por Shirli Mëklein Biti (Shirley MacLean Beatty ) ka ditur ta rizbulojë veten sërish e sërish në rrjedhën e karrierës së saj, edhe si aktore, edhe si shkrimtare, veprimtari kjo e fundit, së cilës ajo ia ka kushtuar vitet e fundit të jetës së saj.

100 vjetori legjendar i Rita Levi Montalçinit
E Hënë, 04.20.2009, 08:44am
Rita Levi Montalcini ka lindur më 22 prill 1909 në Torino, në një familje hebreje spanjolle. Bashkë me motrën binjake Paola ajo ishte më e vogla e katër fëmijëve. Në autobiografinë e paraqitur në Stokholm më 1986, me rastin e marrjes së çmimit Nobel, ajo do të kujtonte: “Prindërit tanë ishin Adamo Levi, inxhinier elektrik dhe matematikan i talentuar, dhe Adele Montalcini, një piktore e talentuar dhe një qenie e mrekullueshme njerëzore. Vëllai unë më i madh Gino, që vdiq para 12 vjetësh nga sulmi në zemër, ishte një nga arkitektët më të njohur italianë dhe profesor në Universitetin e Torinos. Motra jonë Ana, pesë vjet më e madhe se Paola dhe unë, jeton në Torino me fëmijët dhe nipat e mbesat e saj. Prej fëmijërisë ajo ishte një admiruese entusiaste e shkrimtares së madhe suedeze, Nobel në letërsi, Selma Lagerlöf, dhe ajo ma ngjiti mua këtë entusiazëm saqë vendosa të bëhem shkrimtare dhe të shkruaja një sagë italiane “a la Lagerlöf. Por gjërat morën tjetër rrugë.”
Thjesht një gazetar
E Djelë, 04.19.2009, 08:15am

Nga Indro Montanelli

 

E posaçme në 100-vjetorin e lindjes (22 prill 1909-2009)

 

1. Qysh kur kam filluar të mendoj, kam menduar se do të jem një gazetar. Nuk ishte një zgjedhje. Asgjë nuk kam vendosë unë. Gazetaria ka vendosë për mua. Dhe ky është një prej shumë fateve të mia, teksa kujtoj se gjithçka që kam bërë, e kam prej një aleati që më ka ndejë përherë pranë: rastit.

Shkencëtarët: Ja si do të jetë bota pas 50 vjetësh
E Enjte, 04.16.2009, 08:20am
Voal-online - Një numër i pakufizuar i ndërrimit të organeve, mundësia për të folur me kafshët, edhe pse vështirë – mund të kemi takime me alienët. Këto janë vetëm disa nga parashikimet si do të jetë bota pas 50 vitesh. “Të dhënat paraprake” kanë dalë nga disa prej shkencëtarëve më të mëdhenj të botës, nga psikologu Steven Pinker, filozofi Dan Dennett, astronomi Sir Martin Rees deri tek përgjegjësi i misionit europian në Mars, Colin Pillinger. Pyetësori është bërë nga revista New Scientist. Një vizitë e jashtëtokësorëve në disqe fluturues duket e pamundur edhe pse ekspertët janë të bindur se së shpejti do të ndjehemi më pak të vetmuar në Univers. Freeman Dyson i Institute for Advanced Study të Princeton (SHBA ) i komenton kështu përpjekjet e kota të bëra deri tani për t’i kërkuar fqinjët e shtëpisë sonë.
Inva Mula kulmi i një karriere dhe humbja e një dashurie
E Shtunë, 04.11.2009, 12:19pm
Inva Mula, në një interviste ekskluzive për emisionin “Studio e hapur” në ALSAT, për herë të parë rrëfen nga Parisi jetën e saj private, çfarë ndodhi me martesën e saj dhe çfarë e shtyu të kërkojë divorcin nga Pirro Çako. Artistja shqiptare më e famshme në botë tregon dhe për jetën profesionale, e cila ndodhet në një kulminacion artistik. Në gjithë këtë histori, personi i cili është lënduar dhe po lëndohet nga kjo ndarje është djali, është Antoni, dhe ka qenë një moment shumë i vështirë për mua pse ndodhi në familjen tonë të mrekullueshme, mund të kishte edhe një ndarje, e cila për atë erdhi në mënyrë të papritur, pasi djali nuk i dinte gjithë këto konflikte që unë kisha me Pirron. Detyra ime kryesore është që të mbroj në shpirtin e tij atë ndjenjë të bukur, e cila është thyer për t’i parë të dy prindërit së bashku. Gjëja që unë sot uroj është që djali të rritet përkrah babait të tij dhe do bëj gjithçka për këtë, të rritet përkrah babait të tij për t’u bërë burrë, dhe përkrah nënës së tij për t’i dhënë zemër.
Dëshmia e një spiuni
E Martë, 04.07.2009, 10:19am

Intervistë me James Hudson, kapiten i Shërbimeve Sekrete Amerikane (OSS)

 

 James Hudson, oficer i Shërbimit Sekret Amerikan me gradën kapiten, u mobilizua në ushtrinë amerikane më 15 gusht të 1941. Pasi kaloi disa kurse stërvitjeje speciale mbi përdorimin e mikrofilmave dhe dokumentacioneve, u dërgua në Kajro si pjesë e Zyrës së korpusit të Sinjalistikës së Divizionit të 28 të këmbësorisë. Në Kajro ai u emërua si oficer i Postës Ushtarake dhe më vonë oficer përgjegjës për të gjitha materialet fotografike dhe filmike të Ushtrisë Amerikane në Afrikën veriore. 

Elë Mëkferson, Trupi që Flet, bëhet sot dyzet e pesë (45) vjeçe
E Djelë, 03.29.2009, 09:43am
Elë Mëkferson (Elle McPherson) është një modele, aktore, filantropiste dhe biznesmene australiane. Ajo është e famshme për bukurinë e saj, për përpjesëtimet ideale trupore dhe për talentin e saj të rrallë komunikues pikërisht nëpërmjet trupit. Kulmin në këtë drejtim e përbëjnë pesë paraqitjet e saj në ballinat e revistës Sports Illustrated Swimsuit Issue në vitet 1980 e 1990 dhe një herë në vitet 2000. Gjithashtu është e njohur si themeluese dhe si fytyrë publike e një serie biznesesh të përbashkëta, përfshirë Machperson Intimates, një linjë prodhimesh të veshjeve dhe për “Th Body”, një linjë prodhimesh për përkujdesjen ndaj lëkurës. Sipas revistës Forbes ajo ka një pasuri prej 80 milionë eurosh. Mëkferson është ajo modele me trupin kaq të përkryer dhe si shtatore sa të bëhej e famshme me mbiemrin e saj të dytë “The Body” (Trupi).
Monika Beluçi tregon cilat janë dhjetë komandementet e joshjes së saj
E Martë, 03.24.2009, 08:30am

Një seancë fotografike në Paris me Monika Beluçin të mjafton për ta prekur mitin dhe për të mësuar « armët Â» e pushtetit të shkëlqimit dhe magjisë së saj. Një yll i dimensioneve të tilla si Beluçi, natyrisht që e njeh mirë artin e të joshurit dhe ajo tregohet shumë dashamire, duke i bërë të njohura për publikun se cilat janë dhjetë leksionet e saj të feminitetit. Ndërsa në studio nën tingujt e një muzike të largët ne prisnin me durim, nuk kaloi pak dhe agjenti i Monikës na merr në telefon për të na thënë se Monika është jashtë në veturën e saj. Ishte mesditë, dhe bukuroshja natyrisht që u shfaq me syzet e saj të zeza, me një këmishë të mëndafshtë dhe sandale me takë të lartë, po në ngjyrë të zezë. Me theksin e saj italian që tingëllon po aq joshës, ajo filloi që të justifikonte vonesën e saj: « Kam kaluar një natë të keqe, pasi ime bijë ka pasur ethe tepër të larta.»

  » Monika Beluçi tregon cilat janë dhjetë komandementet e joshjes së saj
  » Madona: Elvis është mbreti, unë jam mbretëresha e muzikës pop
  » Të gjithë ia kanë frikën trupit të Merilin Monrosë
  » Duke qenë e vërtetë me veten Xhudi Foster e kalon provimin e pyetjeve për yjet
  » Badi Holli një ndër legjendat e muzikës amerikane
  » Eva Mendes bukuria kubane harkuar mbi dy brigjet e Amerikës
  » Automobilit të garës
  » Themelimi dhe Manifesti i Futurizmit
  » 100 vjetori i futurizmit ose primitivëve të një ndjeshmërie të re
  » Shën Valentini: Dalldia e Mbretit Henri VIII në letrat dërguar Anë Boleinit



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]