VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Gizele Bynd'hjen dhe Tom Bredi rimartohen
E Djelë, 04.05.2009, 04:17pm (GMT1)

Voal-online - Tom Brady dhe Gisele Bündchen kanë shkëmbyer unazat në një ceremoni në perëndim të diellit në shtëpinë e saj në Costa Rica të shtunën në mbrëmje, siç ka marrë vesh revista People. Nusja, në një veshje të gjatë dhe në një vello 10 këmbë të gjatë, duke mbajtur një buqetë lulesh orkideje, "dukej aq e hatashme", ka treguar burimi për revistën në fjalë. "Ajo dukej pa masë e bukur." Rojat e sigurisë bllokuan pikat që çojnë për në shtëpinë e Bündchen, në Santa Teresa, ku 25 apo më shumë miq ishin grumbulluar nën ballkonin e shtëpisë së saj të dekoruar posaçërisht për ngjarjen. Pas ceremonisë, Brady, 31 vjeç, në një kostum gri ngriti me të dyja duart djalin e tyre një vjeç e gjysmë, John, në ballkon dhe foli me miq si Robert Kraft, pronar i klubit New England Patriots. Bündchen, 28 vjeçe, po ashtu i përshëndeti miqtë e familjes dhe bëri foto me ta. Ata dukeshin "shumë të lumtur, a thua se kishin kapur qiellin me dorë" tha një dëshmitar. Atë pasdite Bündchen qëndroi në Hotel Flor Blanca ndërkohë që shtëpia po përgatitej për festën. Rreth 4:30 pas dite Bündchen dhe miq të tjerë ia behën në shtëpinë e nuses. Herët atë ditë Brady dha një pritje të veçantë për miqtë e tij të beqarisë në hotelin luksoz Milarepa, ku atyre iu shërbye me specialitete të përgaitura nga një shef amerikan.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.